LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Intervistė me profesor Alberto Areddu autor i librit “Origjina Shqiptare e Qytetėrimit nė Sardenjė”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Intervistė me profesor Alberto Areddu autor i librit “Origjina Shqiptare e Qytetėrimit nė Sardenjė”   Mon Apr 26, 2010 10:47 pm

Intervistė me profesor Alberto Areddu autor i librit “Origjina Shqiptare e Qytetėrimit nė Sardenjė”.


Professor Alberto G. Areddu prej vitesh interesohet nė disiplinėn e “gjuhėsisė Sarde” mbi tė cilėn ka publikuar: “Studime Etimologjike Logurdeze”, “Shėnime dhe Shtesa mbi DES” (1996), “Launeddas dhe studime tė tjera greko-italike” (2004). Ka publikuar recensionet e tij nė Romance Philology tė Berkeley, dhe ėshtė recensuar nga H.J. Wolf nė “Zeitschrift für Romanische Philologie” (2002).
Nė studimin e tij tė fundit “Origjina Shqiptare e Qytetėrimit nė Sardenjė” 2007, autori me kėrkimet e tij arrin deri tek burimet origjinale te gjuhės Sarde, duke dėshmuar dhe duke nxjerr nė pah prespektivėn paleoilirike si mė bindėse bazuar nė elementėt e shumtė tė toponomastikės dhe tė lesemave tė pashpjeguara deri mė sot.

Brunilda Ternova: Para sė gjithash Profesor Areddu ju falenderoj pėr mundėsnė qė na ofruat pėr t’ju bėrė kėtė intervistė, duke i mundėsuar lexuesit shqiptar (nė Shqipėri dhe nė diasporė) qė tė njoh Juve dhe veprėn tuaj shkencore.
Prof. Alberto G. Areddu: Faleminderit Juve qė mė mundėsuat tė flas mbi punėn time.


Brunilda Ternova: Meqėnėse vepra ėshtė e vėshtirė tė konceptohet e shkėputur nga krijuesi i saj, mė lejoni t’ju pyes diēka mbi personin tuaj. Kush ėshtė Profesor Alberto Areddu, ku ka lindur dhe ku ėshtė rritur?

Prof. Alberto G. Areddu: Kam lindur nė Xhenova nga prindėr sardenjas ku dhe jam diplomuar, e mė pas jam transferuar nė Sardenjė, ku aktualisht punoj si profesor nė njė shkollė publike tė profilit tė mesėm ku dhe jap mėsim.



Brunilda Ternova: Libri juaj “Origjina Shqiptare e Qytetėrimit nė Sardenjė” ėshtė publikuar nė 2007 dhe ėshtė njė libėr qė trajton argumente shumė interesante nė fushėn gjuhėsore, etnografike dhe historike. Mund tė na shpjegoni ēfarė do tė thotė ky libėr pėr ju? Ēfarė ju ka shtyrė tė ndėrmerrni pėrsipėr njė studim tė tille, si kanė lindur kėto studime dhe si janė zhvilluar gjatė kohės?

Prof. Alberto G. Areddu: Ajo qė mė ka interesuar prej kohėsh ka qėnė gjetja e shpjegimeve nė lidhje me origjinėn e sardėve, tė cilėt duke qėnė banorė tė njė ishulli patjetėr qė duhet tė jenė tė ardhur nga diku, por deri mė sot hipotezat e ndryshme qė janė shfaqur, thjesht kanė eliminuar njėra-tjetrėn. Unė prej kohėsh jam i interesuar nėpėrmjet kėrkimit etimologjik nė kėtė fushė, dhe vėshtirėsia qėndronte nė gjetjen e materjaleve tė mjaftueshėme pėr tė pėrforcuar denjėsisht dhe nė mėnyrė shkencore ato qė ishin nė fillim thjesht parandjenja.


Brunilda Ternova: Cilat janė pikat e forta qė sipas jush argumentojnė teornė tuaj mbi origjinėn ilire tė qytetėrimit nė Sardenjė? Si shpjegohet qė studjuesit e tjerė kanė druajtje, pėr tė mos thėne frikė, ti trajtojnė kėto pika takimi historike nė antikitet midis popullit Sardenjas dhe atij Ilir?


Prof. Alberto G. Areddu: Kjo ėshtė njė pyetje e rėndėsishme. Duhet tė dihet dhe mund ta themi pa frikė fare, se argumenti i antikuareve dhe veēanėrisht ai i toponomastikės rindėrtuese nė Sardenjė ėshtė i kontraktuar vetėm pėr pak studjues, tė cilėt nuk kanė asnjė interes qė njė jo-akademik tė shprehė opinione nė kundėrshtim me hipotezat ose punimet e tyre. Kėshtu ndodhi qė i vetmi recension (pozitiv nė pjesėn mė tė madhe) qė ka dalė deri mė sot, i pėrket ballkanologut Emanuele Banfi tė Universitetit tė Milanos i cili nuk ėshtė sardenjas.
Ka edhe njė arėsye tė pėrgjithėshme qė e bėn mė pak interesant studimin tim: prej vitesh egziston njė rrymė e shtėpive botuese sardenjase, qė ėshtė e interesuar mė shumė tė manifestojė (sesa tė dėshmojė) se Paleosardėt ishin Semitė antikė, rastėsisht krijues tė njė qytetėrimi tė jashtėzakonshėm tė lindur gati abiogjenetikisht¹ ...Gjithashtu edhe baronėt universitarė janė tė tėrhequr nga kėto hipoteza dhe shkruajnė libra easy reading (tė lehtė pėr tu lexuar) pėr publikun e pashkolluar. Pėr kėtė arsye shumė njerėz nė Sardenjė mendojnė se sardėt rrjedhin nga Lidėt imagjinarė (mbi tė cilėt nuk dimė praktikisht asgjė), dhe se sardenjasit nuk janė gjė tjetėr veēse unaza lidhėse me Etruskėt.

Pra ėshte e thjeshtė tė kuptohet, pasi nė tė vėrtet nuk ka asnjė Babilonez ose Lidian tė gjallė e nė jetė qė tė mund tė replikojė nė lidhje me pasaktėsitė e kėtyre studjuesve.
Kuptohet qartė se ideja ėshtė shitja e flakonave tė shpresės pėr njerėz qė mendojnė se kanė nevojė, dhe e gjitha kjo bėhet nė dėm tė kėrkimit shkencor. Sardenjasit pa dashur ti akuzoj pėr lehtėsi, dėshirojnė tė kalėrojnė (dhe tė kalėrohen) nga hipoteza tė Forta qė lartėsojnė njė farė sensi tė vjeter infeririteti qė kanė (i krijuar nga fakti se nuk janė dhe nuk ndihen italianė), prandaj hipoteza iliro-shqiptare nuk ėshtė tėrheqėse duke qėnė se ėshtė bijė e njė populli tė pakicės.

Megjithatė kohėt e fundit duke lexuar artikujt nėpėr revistat sardenjase po preket shkarazi – kuptohet duke mos mė pėrmendur si burim fare – njė farė lidhje e botės sė hershme sardenjase me atė thrake, e parė nė tė njėjtėn formė ashtu si ajo imagjinarja e zonės Lidiane.
Elementėt e fortė qė argumentojnė tezėn time janė: lokalizimi i disa leksemave nė zonat mė konservuese tė Sardenjės, tė cilat nuk janė tė shpjegueshme me anė tė latinishtes por mund tė shpjegohen me anė tė shqipes, rumanishtes, me anė tė disa elementėve arkaik tė balto-sllavishtes ose me ato pak qė njohim nga thrakishtja dhe ilirishtja shpesh tė ruajtura nga glosa dhe fjalėt greke.
Egzistojnė tė dhėna tė burimeve historiografike greke qė tentojnė tė kualifikojnė ardhjen e elementėve ilirik nė Sardenjė, (jo si pushtim popujsh), sėbashku me njerėz tė Beotisė (qė flisnin gjuhėn Eolite) duke shėnuar njė moment tė rėndėsishėm tė qytetėrimit, tė ushtruar nga njerėz me njė kulturė mė tė lartė nė krahasim me ishullorėt sidomos nė bujqėsi dhe kultivim.


Brunilda Ternova: Ky libėr ėshtė publikimi juaj i tretė i vet-financuar. Mendoni se ėshtė e natyrshme dhe e “drejtė” qė studime tė tilla shkencore tė hasin kaq shumė vėshtirėsi pėr tu botuar dhe publikuar nga organet paraprake, dhe nga shtėpitė botuese?

Prof. Alberto G. Areddu: Pėr fat tė keq mė duhet tė them se kjo ėshtė njė praktikė shumė mė e pėrhapur sesa mendohet. Sot, ose ke pėrkrahjen e njė shtėpie botuese tė fuqishme qė mendon tė botojė tremijė kopje, ose nė tė kundėrt duhet ti apelohesh industrisė sė librit on demand e cila maskohet nėn petkun e industrisė zyrtare. Prandaj dikush edhe mund tė punoj mbi njė hipotezė e cila mund tė jetė komplet e gabuar, duke investuar kohė dhe kapitale e duke vet rrezikuar.

Ajo qė ėshtė e papranueshme ėshtė fakti se botimin nuk ta lejojnė pikėrisht ata qė ndajnė tė njėjtat interesa me ty, kjo ėshte e tmerrėshme dhe jo njerzore. Por nuk ka kuptim tė ankohesh duke gjykuar pasojat mbi insistimin e kėsaj heshtjeje, pasi akademikėt janė tė auto-rekomanduar dhe korporativ, dhe nėse i ke lejuar vet-vetes ti kritikosh nė studimet e tua atėhere per ty ka marre fund gjithshka.



Brunilda Ternova: Teoritė tuaja janė shumė revolucionare; keni patur pak ndrojtje se mos idetė tuaja kritikoheshin nga qarqet akademike dhe shkencore?

Prof. Alberto G. Areddu: Janė mė pak revolucionare sesa mund tė merret me mend. Ideja e njė elementi paleo-ballkanik nė brendėsi tė gjuhės sarde nuk ėshtė nje ide e re. Studjuesi mė i madh i gjuhės sarde, gjermani Max Leopold Wagner e kishte shprehur kėte ide nė studimin e tij mė 1933 tė publikuar nė revistėn Revue de Linguistique Romane (tė cilėn kushdo mund ta shkarkoj nga siti web Gallica). Pėr fat tė keq, kjo ide, mė pas ra nė atė tė shkollės italiane tė ashtėquajtur “mediterraneiste”, qė shihte njė prani tė konsiderueshme elementėsh pre-indoeuropjan nė zonėn e mesdheut, me mė pak elementė indoeuropjanė.
Megjithatė unė e pėrsėris, se do mė pėlqente qė studimet e mia tė kritikoheshin pasi do tė thotė se “egzistojnė. Prandaj, duke marrė parasysh faktin se prej dy vjetėsh nė Sardenjė nuk ėshtė publikuar asnjė recension nėpėr gazetat lokale , televizionet, revistat akademike ose parakademike, pėr tė nxjerr nė pah punėn time kam krijuar njė web sit personal dhe shkruaj nė ndonjė blog.
Gazetarėt (90% e tė cilėve nuk njeh as greqishten dhe as latinishten e jo mė tė njohin shqipen), degjojnė me veshore ato qė u thuhet nga referuesit universitarė, qė shpesh janė tė ndėrlidhur me shtėpitė botuese, me ato shpėrndarėse, dhe me ato dy gazeta qė publikohen (tė cilat nuk ėshtė se shkėlqejnė).
Mund tė shtohet ndonjė gjė tjetėr mė tepėr se kaq?


Brunilda Ternova: Ēfarė pėrfaqson pėr Ju Sardenja dhe ēfarė do tė thotė tė jesh sardenjas sot nėn dritėn e kėsaj lidhje Sardo-Ilire (Shqiptare)?

Prof. Alberto G. Areddu: Do tė thotė tė ravijėzosh njė drejtim tė largėt, i cili nė epokėn e Bronxit, i ka sjellė elementė qytetėrimi atyre popullsive tė cilat kishin ngelur nė fazat e prapambetura tė Neolitit.
Ėshtė e mundur qė nė zonėn Nuoreze (hetimet gjenetike janė akoma nė fazat fillestare), tė zbulohen bėrthama tė lidhura gjenetikisht me popullsitė e sotėme tė ballkanit; ėshtė kjo arsyeja pėr tė cilėn njėrin nga kapitujt e kam titulluar duke parafrazuar Virgjilin: “Mbi kėrkimin e babait antik”.


Brunilda Ternova: Prania e diasporės Shqiptare nė Itali ėshtė ndėr mė tė shumtat dhe mė konstantet qė njihen historikisht, duke nisur qė nga antikiteti e duke vazhduar deri mė sot nė ditėt tona. Mendoni se kjo lidhje kaq antike dhe prania e sotėme shqiptare nė territorin italian, mund tė ndihmojnė nė krijimin e njė klime vėllazėrore reciproke midis popujve tanė dhe gjithashtu shkembimeve tė ardhėshme midis studjuesve e shkencėtarėve?

Prof. Alberto G. Areddu: Unė uroj qė kjo gjė tė ndodhė. Fatkeqėsisht ndodhemi nė njė moment qė ashtu si nė Itali edhe nė Sardenjė ka patur njė farė reagimi ndaj emigrantėve nė vetvete (tout court), qė nuk merr parasysh cilėsitė personale tė individėve, dhe e gjitha kjo pėr arsye tė rendit publik dhe tė krizės aktuale ekonomike.
Duke arsyetuar nė aspektin antik, egzistencėn e njė diaspore ilire mund ta shohim tek “Popujt e detit” midis tė cilėve pėrfshihen Shardanat. Populli i Shardanėve, qė sipas interpretimeve tė studjuesėve Schachermeyr dhe Bonfante mendohej se ishin njerėz me origjinė ilire, tė shtyrė nga nevoja u spostuan drejt deltės sė lumit Nil, pėr tu drejtuar mė vonė drejt Palestinės. Janė tė shumta tė dhėnat qė na sigurojnė se kjo dyndje ka ndodhur: qyteti i Sarda (Shudah i sotėm), fisi i Sardeates ose i Ardiejve, qyteti Pelastae nga ku kemi emrin etnik Pelaestini ose Pelasgi, etj, etj.



Brunilda Ternova: Mendoni se mund tė organizohen edhe sipėrmarrje tė tjera – jo vetėm publikime studimesh por edhe sipėrmarrje akademike – pėr tė hedhur mė shumė dritė mbi kėto argumente qė zbulojnė misteret e tė kalurės sė popujve tanė?

Prof. Alberto G. Areddu: Patjetėr. Ėshtė e nevojshme qė studjuesit shqiptarė tė merren me “Gjėrat Sarde” pėr tė parė nėse edhe ata, nga ana e tyre, identifikojnė bėrthama tė pėrbashkėta qytetėrimi. Gjithashtu, shpresoj qė edhe ne nga ana jonė - qofshim ose jo akademikė por thjesht kureshtarė, ose eksperimentues tė arsyeshėm pa paragjykime dhe tė pajisur me dritėn e llogjikės - tė merremi me “Gjėrat Shqiptare”, duke studjuar nė menyrė mė tė thelluar dialektet, traditat dhe toponimet shqiptare.

Fatkeqėsisht paguajmė njė peshė negative: jemi popuj tė vegjėl nė numėr dhe nuk e di sesa do tė ishim tė gatėshėm si nė Shqipėri ashtu edhe nė Sardenjė tė thelloheshim mbi kėto lidhje delikate.


Brunilda Ternova: Cili ėshte mesazhi juaj pėr lexuesin shqiptar dhe cili do tė jetė argumenti i veprės suaj tė ardhėshme?

Prof. Alberto G. Areddu: Njėra nga dėshirat e mia kulturore do tė ishte zhvillimi i njė rryme edhe jashtė Shqipėrisė, qė tė rivlerėsojė antikitetin ilir, ashtu si ka ndodhur pėr popullsitė e tjera antike indoeuropjane gati tė harruara si psh. rasti i sagave kelte.
Dėshira ime shkencore ėshtė qė nė studimin e ardhėshėm tė thelloj disa aspekte tė rindėrtimit historik dhe kulturor tė lėna nė harresė gjatė studimit “Origjina Shqiptare e qytetėrimit nė Sardenjė”, pra tė sjell jo vetėm fjalė por edhe objekte, tradita, ndėrlidhje reciproke dhe simbole.

Mė lejoni tė ndahem nga ju duke pėrdorur njė fjalė pėrshėndetėse tipike shqiptare: falem, qė sipas tė madhit Eqrem Ēabej rrjedh nga latinishtja CHALARE e ruajtur edhe sot nė gjuhėt Sarde dhe Korse nė vlerėn origjinale “zbres” (falare). Faleminderit tė gjithė juve!

Brunilda Ternova: Faleminderit Juve Professor Areddu pėr kėtė intervistė shumė tė kėndėshme!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Intervistė me profesor Alberto Areddu autor i librit “Origjina Shqiptare e Qytetėrimit nė Sardenjė”
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Faruk Tasholli:KAM NJĖ KĖNGĖ TĖ PAKĖNDUAR-Shkurte Fejza:Intervistė
» Albert Zholi: Intervistė me poeten e parė shqiptare Adelina Mamaqi
» Faruk Tasholli: Intervistė me biznesmenin Lazim Destani
» Vullnet Mato sjell pė Ju ftesėn pėr promovimin e librit tė Lediana Kapos:Fllad psherėtimash
» Intervistė:Nė vitin 2012 Shyhretja vjen me njė album tė pėrbashkėt me Shkėlzen Jetishin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog