LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Berisha terhiqet: OK ndertimit te sheshit, por Skenderbeu te mos levize

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Berisha terhiqet: OK ndertimit te sheshit, por Skenderbeu te mos levize   Wed Apr 21, 2010 11:01 pm



Berisha terhiqet: OK ndertimit te sheshit, por Skenderbeu te mos levize

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se miraton planin e Bashkisė sė Tiranės pėr sheshin “Skėnderbej” dhe se nuk do tė ndėrhyjė me plan tjetėr pėr tė rrėzuar financimet qė po bėhen nga qeveria e Kuvajtit. Pėr kėtė qėllim, Berisha ngarkoi ministritė pėrkatesė tė bashkėpunojnė me Bashkinė por theksoi se nuk do tė pranonte kurrsesi njė shesh pa monumentin e Skėnderbeut. Nga ana tjetėr Rama duke inspektuar punimet nė shesh, siguroi Berishen se nė asnjė mėnyrė nuk do tė rinovonte sheshin duke hequr monumentin e Heroit Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Berisha: Bashkia ta ndertoje sheshin, por jo te heqe Skenderbeun
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk do ti kundėrvihet planit tė Bashkisė pėr rikosntruksionin e sheshit “Skėnderbej”. Deklarata u bė sot nė mbledhjen sotme tė qeverisė kreu i ekzekutivit i kėrkoi Ministrit tė Punėve Publike dhe Telekomunikacioneve tė realizojė njė takim me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės. “Ministri Olldashi tė takohet me kryebashkiakun Rama pėr sheshin 'Skėnderbej'” u shpreh Berisha duke shtuar se Kuvajti, financuesi i kėtij projekti ka shtuar fondin pėr sheshin.

“Kubajti dyfishoi fondin. Fondi pėr sheshin tani ka shkuar nė 10 milionė euro, ndaj them se sheshi duhet tė trajtohet me seriozitet. Qeveria e Kuvajtit ka dhėnė 10 milion dollarė pėr ndėrtimin e sheshit. Ka tė paktėn dy vjet qė paratė janė disponibėl”, theksoi Berisha duke shtuar se “Nuk mund ta bėjmė mollė sherri sheshin. Sheshin duhet ta shohim nė mėnyrė shumė tė vecantė dhe se pėr sheshin nuk kursejmė”.

Sipas Berishės problemi kryesor tashmė mbetet trafiku qė do krijohet pasi sheshi do tė mbyllet pėr shkak tė punimeve qė do tė ndodhin nė tė.

“Projekti i Bashkisė pėr sheshin 'Skėnderbej' do ta zhysė nė njė kaos total qarkullimin dhe trafikun nė Tiranė”, duke shtuar se duhet shmangur kjo.

Berisha theksoi se edhe pse pranon planin e Bashkise nuk do te pranonte gjithsesi nje shesh pa monumentin e Skenderbeut".

Rama: Sheshi i ri sė bashku me Skėnderbeun
As njė minutė nga deklarata e Berishės, Kryetari i Bashkisė Edi Rama qė po inspektonte punimet direct nga sheshi “Skėnderbej, iu pėrgjigj kryeministrit Berisha se nuk do tė ketė zhvendosje tė monumentit tė Skėnderbeut nga sheshi.

“C’rregullimi mė i habitshėm. Ideja pėr tė lėvizuar monumentin nuk ekziston. Puna ėshtė pilotimi rreth e rrotull monumentit pėr tė garantuar patundshmėrinė e monumentit dhe simbolit ku ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė”- deklaroi Rama nga sheshi nė qendėr tė Tiranės.

“Nuk shoh asnjė arsye pėr tė pasur divergjenca, por shoh arsyen pėr tė pasur konvergjenca pėr njė shesh qė nuk ėshtė vetėm i bashkisė por i tė gjithė qytetarėve dhe shqiptarėve. - nėnvizoi mė tej Rama duke shtuar se kullat janė “opsione, tė cilat nuk ka arsye tė pėrfshihen pėr momentin nė diskutimin e tanishėm.

Kryetari i Bashkisė, tha se me pėrfaqėsuesit e qeverisė sė Kuvajtit ishte diskutuar pėr njė shtim fondesh. Rama tha se kėrkesa kishte gjetur mbėshtetje te donatorėt por pėr momentin “problem” mbetet bashkėrendimi i tė gjithė institucioneve pėr atė qė do tė jetė “kartėvizita e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve“.

Mė tej ai dha detajet e projektit tė sheshit “funksional” i cili do tė ketė njė infrastrukturė ujorė qė do tė vetėpastrojė sheshin dhe do tė kthehet nė shatėrvanė dhe nė forma tė ndryshme tė ujit sipas evenimenteve tė ndryshme.

Sherri
Sheshi “Skėnderbej” u shndėrrua kohėt e fundit nė njė “mollė sherri” mes pushtetit vendor dhe atij qėndror. Debatet rreth tij u thelluan institucionalisht pasi qeveria deklaronte se Bashkia nuk mund ta rregullojė sheshin, ndaj rikosntruksioni do bėhej nga buxheti i shtetit. Ndėrkohė Bashkia e Tiranės i paraprin deklaratave qeveritare duke nisur punimet nė shesh nė bazė tė njė plani tė projektuar dhe tė fituar nga njė studio belge.

Sipas Bashkise se Tiranes, rikonstruksioni i kėtij sheshi ėshtė marrė pėrsipėr nga njė kredi e marrė nga Kuvajti dhe vlera shkon nė 4.3 milionė euro. Punimet nė sheshin "Skėnderbej" do tė kryhen sipas projektit tė hartuar nga studio belge "51N4E", fituese e Konkursit Ndėrkombėtar qė u zhvillua vitin e kaluar, ku gjithė qendra e Tiranės pritet tė pėsojė njė ndryshim tėrėsor.

(d.b/s.g/BalkanWeb)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Berisha terhiqet: OK ndertimit te sheshit, por Skenderbeu te mos levize
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mr. Elmi Berisha - Peja Meriton me Mirė, Ndryshimi po Vjen!'s Photos - Profile Pictures
» Komandanti i Koshares kolonel Rrustem Berisha kalon nė AAK
» BEKIM BERISHA-ABEA
» Poshtėrsia nuk ka fund, Berisha: Me operacion t'majasilit kanė marrė librezėn e veteranit
» Anton Berisha i AAK-sė, sulmon LDK-nė: Isa Mustafa ėshtė i shkollės "zhugoslloave"!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com