LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Niko Stilos: Shkrimet nė gur na zbulojnė gjurmėt mė tė hershme tė shqipes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Niko Stilos: Shkrimet nė gur na zbulojnė gjurmėt mė tė hershme tė shqipes   Thu Apr 15, 2010 6:12 pm

Niko Stilos: Shkrimet nė gur na zbulojnė gjurmėt mė tė hershme tė shqipes

Nė pėrgjithėsi pėr historinė e lashtė tė popullit shqiptar kanė qenė tė huajt qė kanė shkruar dhe kanė sjellė vėrtetime pėr lashtėsinė tonė. Por, ka pasur edhe raste tė studiuesve tė huaj qė kėto vėrtetime i kanė fshehur ose i kanė keqshpjeguar.

Studiuesi grek me origjinė shqiptare, Niko Stilos para disa vitesh botoi nė gjuhėn shqipe librin “HISTORIA E SHENJTĖ E ARVANITĖVE”, njė libėr qė tregon pėr lashtėsinė e gjuhės dhe shkrimit shqip. Para njė viti botoi “FJALORIN e MARKO BOĒARIT” dygjuhėsh greqisht-shqip. Nė moshėn 19-vjeēare, mė 1809, Markoja na solli fjalorin e parė greko-shqip “Ėåīéźļķ ōéņ Ńļģįéźēņ źįé Įńāįķéōéźēņ įšėēó” (Fjalori dygjuhėsh Greqisht dhe Shqipes sė thjeshtė).


Fjalori dygjuhėsh pėrbėhej nga 111 faqe, 1494 fjalė shqipe, dhe 1701 fjalė greke. Origjinali i kėtij fjalori gjendet sot nė Muzeun Kombėtar tė Parisit me kodin, Suplement Grec 251 numri 244 tė faqes, dhe u dhurua nė maj tė vitit 1819 nga konsulli francez nė Janinė, Pukėvilli. Studiuesi Niko Stilos ėshtė i lindur nė njė fshat tė prefekturės tė Prevezė nga prindėr dygjuhėsh, qė flisnin gjuhėn shqipe (arvanite) dhe greqisht. Ai ka rreth 30 vite qė merret me studimet parahistorike rreth lashtėsisė sė gjuhėve tė ndryshme europiane. Ai ėshtė i diplomuar nė ekonomi, nė universitetet italiane dhe mė vonė emigroi nė Gjermani ku ka mbi 35 vite atje. Pėr shumė vite ėshtė marrė me studimet e shkrimeve tė vjetra, ku ka nxjerrė edhe mendimet e tij se shqiptarėt janė autoktonė nė Greqinė e lashtė, se ata janė helenasit e vjetėr dhe jo grekėt e sotėm. Kėto mendime ai i mbėshtet nė mbishkrimet e shkruara nėpėr gurėt dhe thėniet e historianėve tė lashtė si Herodoti.


Nė kėtė intervistė ai shpalos disa prej argumenteve tė tij mbi lashtėsinė e shqipes dhe faktin se shqiptarėt janė autoktonė.

Nė pėrgjithėsi shqiptarėt nuk kanė shumė njohuri mbi faktin se gjuha e vjetėr e kohės antike ėshtė gjuha shqipe dhe qė ka shkrime tė vjetra nė gjuhėn shqipe. Gjithmonė i ėshtė mėshuar faktit se gjuha dhe shkrimi i vjetėr qe greqishtja. Ju ēfarė mund tė na thoni?

Ē’mund t’ju them! Shqiptarėt kudo, edhe nė Shqipėri nuk dinė mirė as historinė qė ishte pėrpara, le tė themi 200, 300 apo 500 vite mė parė. Nė ato vite ka shumė libra tė shkruar nė gjuhėn shqipe me shkronja toske, pra me shkronja greke. Kėshtu, propaganda antishqiptare nuk do qė kėto libra tė dalin nė dritė. Unė isha 25 vjeē dhe nuk e dija qė shqiptarėt kishin libra, kishin testament. Pra, nuk e dija qė edhe Bibla ishte pėrkthyer nė gjuhėn shqipe dy herė. Njė herė nga peshkop Grigori dhe njėherė nga Kostandin Kristoforidhi.

Pra, ju mendoni se ka libra tė shkruar nė gjuhėn shqipe mė pėrpara se vitit 1555, qė njihet “MESHARI”?
Patjetėr, mund tė ketė libra edhe mė pėrpara se “MESHARI”. Nė Bibliotekėn e Vatikanit p.sh, nuk lėnė ēdo njeri qė tė kėrkojė kėto libra. Mua p.sh., nuk mund tė mė lėnė. Nė Itali, rreth vitit 1200 njė peshkop katolik nga Bari shkruan se shqiptarėt kanė njė tjetėr gjuhė nga latinėt, por librat e shqiptarėve janė tė shkruar me shkronja latine. Kėtė e thotė njė peshkop katolik mė 1200. Pra, ku shkuan ato libra?! Kush i prishi? Ato libra janė diku, por nuk dimė ku janė.

Ka akademikė apo studiues nė botė qė thonė se shqiptarėt kanė ardhur nga Kaukazi?

Po. Ka studiues qė thonė, por e vėrteta ėshtė se shqiptarėt janė mė tė vjetėr se ky dheu kėtu. Shqiptarėt janė pellazgė. Po tė studiojmė se kush janė shqiptarėt, do tė mėsojmė se janė njerėz qė nuk erdhėn nga mali, por janė ata qė shkruan kėto gjėrat antike. Erdhi koha qė t’i mėsojė bota.

Kemi mėsuar se grekėt janė mė tė vjetrit, kanė Mitologjinė, vepra antike, Homerin etj. Do tė rrėzohen kėto mendime me dokumente shkencore?
Unė punoj qė tė thyhet kjo tabu. Nė botėn e sotme moderne nuk e kėrkon puna qė vetėm tė flasim. Duhen fakte pėr ta vėrtetuar. Unė kam punuar 10 vite qė njerėzit tė lexojnė kėto tekste tė vjetra. Pra. ka tekste tė kohės antike qė lexohen vetėm nė gjuhėn shqipe.
Nė Kretė ėshtė gjetur njė tekst i vjetėr Dorjan nė gur. Kėtė tekst unė e kam punuar qė tė lexohet dhe them qė ėshtė nė dialektin dorisht, pra nė gjuhėn e arvanitasve toskė. Dialekti i toskėve, i arvanitasve, ka shumė fjalė greke. Ky tekst tregon pėr perėndinė Dionis. Unė them qė Dorjanėt janė shqiptarėt toskė, pra arvanitasit. Ndėrsa Jonėt janė shqiptarėt gegė. Jonėt ishin shumė nė lashtėsi. Pra, gjuha shqipe kishte dhe ka dy dialekte. Jonėt, qė janė gegėt e shkruanin me shkronja latine gjuhėn shqipe.
Po tė kem kohė, kėtė tekst do ta botoj nė njė libėr. Pėr kėtė tekst grekėt, duke mos e kuptuar, thonė qė ėshtė nė gjuhėn e vjetėr greke, nė dorisht. Por, unė e lexoj kėtė tekst nė gjuhėn shqipe. E kupton se ēfarė bėhet...

Mundet qė studiuesit e tjerė t’ju kundėrshtojnė?

Unė punoj qė njerėzit tė mė kuptojnė edhe t’i kuptojnė kėto tekste. Ėshtė njė gur i vjetėr i gjetur nė Peruxhia tė Italisė, qė i thonė Toskanė. Toskanė do tė thotė ana e toskėve dhe atje flisnin nė gjuhėn e toskėve. Gurin e Peruxhias unė e kam deshifruar nė gjuhėn shqipe, nė alfabetin latin dhe grek.
Kur botova studimet e para vajta nė Greqi, sepse unė jam shqiptar i Greqisė edhe dua qė kėto qė shkruaj t’i lexojnė shqiptarėt e Greqisė (arvanitasit, shėn.A.Llalla) dhe tė shohin cilėt janė shqiptarėt.
Duhet qė ta largojnė turpin nga vetja ata mė tė shumtit, tė cilėt nuk thonė qė janė shqiptarė, por grekė. Sepse nė Greqi thonė se shqiptarėt nuk kishin kulturė.

Niko Stilos


Burimi: http://www.pasioni.net/kulture/kulture/262-arben-llalla-niko-stilos-shkrimet-ne-gur-na-zbulojne-gjurmet-me-te-hershme-te-



shqipes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Niko Stilos: Shkrimet nė gur na zbulojnė gjurmėt mė tė hershme tė shqipes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Te panjohurat e fotografeve korcare- nga Oliverta Lila, Nje hulumtim mjaft interesant e vlera historike, nga Niko Kotherja
» Policia nė gjurmėt e kirurgut, Agim Karaj fshihet nė Tiranė
» Daut Demaku:Sekreti i lumturisė
» Fritz Radovani: Gjurmėt na ēojnė nė... sigurimin e shtetit komunist
» Niko Stylos: Gjuha e ilirėve - gjuhė e shqiptarėve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog