LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 7)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: 7)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike   Thu Apr 01, 2010 5:08 am

pjesa e shtate

Ky emer Alban del ne shekullin e II-te eres sone kur tashme rajoni yne ishte i pushtuar nga romaket si fis ne Shqiperine e Mesme me qender Albanopolis nga gjeografi Aleksandrian Ptolemeu.

Une nuk mund te flase se nga e kane huazuar latinet emrin Alba me kuptimin mal i bardhe sic thone disa, ajo eshte detyre e gjuhtareve studjues. Mendoj se teritori i parthineve ploteson mjaft kushte te karakterik kimik e gjeologjik per te mbajtur emrin e ri Alban. Por ketu jo kuptimin alba qe mundohen ti japin disa si vend malor, me njerez malsor se kjo zone eshte relativisht kodrinore dhe fushore dhe nuk ka male te larta, fjala eshte per teritoret Peze-Dumre-Darsine, Sulove qe jane ballkon i Myzeqese.

Ne dekumentat bizantine ne emrin e gjejme ne formen Arbania qe eshte sipas disa gjuhtarve si pasoje e alternimit te l ne r ne gjuhen helenike. Keshtu e gjejme ne shkrimet e Ana Komnenit, tek Akropoliti e mjaft te tjereve.

Shtrirje te gjere mori ky emer ne vitet qe erdhen duke percaktuar teritoret dhe popullin qe banonte ketu midis Durrsit e deri poshte ne krahinen e Mallakastres, ne emertimet e Karlt Topise mbi Shkumbin apo te Balshajve deri ne Gllavenice.

Nga autoret e mesjetes kur emri ishte shtrire mbi teritoret dhe popullsine e Shqiperise se mesme, kuptohet se kishte nje zanafill e nje qender. Me sakte kjo na del ne shkrimet e Gjergj Akropolitit ne shekullin e XII-te kur flet se Arberia ndodhet ne perendim te Durrsit ne drejtimin e rruges se vjeter Egnatia dhe porta lindore per tu futur ne keto teritore ishin Ohri kurse Ana Komneni (mendoj se nuk eshte perkthyer korrekt ne mjaft paragrafe) na jep ruajtjen e disa ngushticave si ne jug ku eshte edhe gryka e Kelcyres e lumit Vjose, gryka e Shkumbinit, gryka e Osumit dhe nga lindja qyteti keshtjella e Devollit dhe gryka e lumit me te njejtin emer prane Belshit, gryka per te dale ne zonen e Dumres e tjera.

Por ne mesjete ku gjendej qyteti i Albanopolit. Qe ky qytet vazhdonte jeten edhe ne mesjeten e hershme dhe pse historia eshte pak e ndricuar per kete periudhe. Per te gjetur vend ndodhjen e tij na vjen ne ndihme tradita qe ekziston. Ne dime se pushtues te tjere kane ardhur mbas atyre romake dhe ashtu sic bene romaket por edhe helenet me pare keshtu do te vepronin edhe pushtuesit e tjere ne keto ane. Keta pushtues bene shkaterrime te shumta lane gjurme ne gjuhe e ne kulture, por sllavet duke ndenjur per nje kohe te gjate vune edhe emertimet e tyre qe dhe sot jane te shumta tek ne si ne gjithe Ballkanin.

Keshtu duke kerkuar ne gjuhen sllave emrin e bardhe shohim se ata e quane me emrin Biella. Duke u nisur nga shkrimet ne gjuhe te huaja sipas posthaste tane si dhe shqiptimet sipas dialekteve te shumta ne anet tona, kete emer e gjejme ne shume vende ne forma te ndryshe me etimologji te njejte por edhe me emertime te shumta si Belshi si krahine, Beleshi si qender banimi, Beligradi si qytet, Beline emer fshati, Belishove emer fshati

Por ne kete zone kemi mjaft gjurmime e zbulime te pa studjuara mire nga antikiteti si ceshte qyteza e Gradishtes se Belshit.

Kush mund te jete Albopolis i Ptolemeut kur kemi te bejme me mjaft gjurme dhe hipoteza si per Krujen apo Zgerdheshin, Zbardheshin (qe ne shqip kjo fjale ka kuptimin zbardh, ndrin e zbardh pamjen qe jane emertime e kane si qender formin emrin bardhesi, Preza sipas Barletit, Petrela sipas Mojkom Zeqos, Elbasanin, Gradishta e Belshit apo qyteti i Beratit sipas medyshjes se Neritan Cekes. Qe te gjithe keta kane te njejtin kuptim ne gjuhe te ndryshme te pushtuesve tane si qytet i bardhe.

Belshi, Beleshi emer i nje qyteze ne zonen e Dumrese. Eshte nje zone pak e studjuar nga ana historike por me objekte te shumta te antikitetit. Mendoj se Ptolemeu kur flet per Albanet dhe Albapolis e ka fjalen per kete zone se etimologjia e emrit Belesh sic shpjeguam me larte eshte e njejte me Alban, me emrin Partha, me emrin Galion qe dhe pse jane ne gjuhe te ndryshme do te thote i Bardhe ne gjuhen shqipe.

Une i qendroj mendimit se ne kete rast eshte fjala per qytetin renoje sot te Gradishtes se Belshit ne Dumre.

Por le te shikojme ate qe na intereson ne studimin tone emrin arber se pari.

Po ti hedhim nje shikim regjistrimit qe beri administrata turke me 1431-32 do te shikojme se ne zonen kodrinore ne lindje te Myzeqese ekzistonin mjaft fshatra qe ruanin trajtesen e emrit shqipe Bardh.

Keshtu kemi ne Nahijen e Zhilemes ( Jelema) qe eshte zona e Dumres se sotme, Fshatin Izbardhe me 20 shtepi me kryefamiljare e nje shtepi me vejushe prane fshatit Karbunare me 11 shtepi me kryefamiljar e nje shtepi me vejushe. Fjala iz mund te meret ish dhe gjithe fjala Izbardhe do te thote Ishbardhe, Bardhar. Por fjala iz ka dhe kuptimin izbe qe do te thote kasolle, shtepi keshtu e gjithe fjala ka kuptimin kasolle e bardhe, shtepi e bardhe. Sot fshati quhet kasbardhe por kuptimi i vertete eshte Kasbardhe-Shtepi e bardhe. Disa e quajne kashtbardhe dhe e lidhin kete emer se ketu kashta e bimeve eshte e bardhe nga elementet kimike gelqerore te shumte qe ka rajoni i Dumrese.

Fshati Vardenice (Bardhaj) ne Nahijen e Irminit e vilajet te Balshes ne kodrat e zones Bashtov-Karpen.

Ne gjuhen shqipe kemi ne krahinen e Myzeqese me teper se ne krahinat e tjera emrat e fshatrave, maleve, kodrave, fushave, perrenjve, njerzve dhe fiseve me emrin etimologjik si Bardh, Bardhyl, Bardhylas, Bardhen, Bardhor, Bardhaj, Bardhak, Guri i bardhe, Bali, Ballaj, Kashbardhe, Kishbardhe e tjera si dhe ne gjuhen latine ne trajten Lapardha ne Berat dhe ne Vlore

Ne gjuhen sllave kemi emrat e fshatrave e qyteteve me etimologji nga emri bjella (bardhesi) si Belesh (Belshe), Berat, Beline, Belishove, Bellovode, Velabisht, Velagosht, Veleshnje, Velmisht, Val, Vil, Vello, Velence, Velc, Velcan, Bal, Balash, Ballaj, Bello, Billo, Velo, Velia, Mebelli e tjera

Ne gjuhen turke kemi nga etimologjia e emrit bardh fshatra si Bejar, Bejani, Bejak e te tjera

Por ne Europe ka dhe nje kuptim percmues ndaj emri Alban me etmologji latine, eshte i denje per cdo fyerje e per cdo poshterim kjo mbase nga ajo kohe e migrimit te madh lindje drejt perendimit shkruajn disa autore te huaj por kjo jo ne kuptimin per shqiptaret.. por per njerzit e lindjes

Ne Iberi konsiderohen felliqesira (albanal), ne Rumani konsiderohen derra (albie), ne Itali njerez mendjemedhenj (albagia)

Gjon Buzuku eshte i pari autor shqiptar qe vendin e tij e quan me emrin Arberia

Me emrin Albion ne kohet e vjetra latinet quanin ishujt Britanike.

lexuesit e rregullt te kesaj rubrike mund te dergojne mendimin e tyre per problemet qe trajtojme, pavarsisht se ne ju kemi derguar vetem disa pjese te shkrimeve.

Pershendetje te gjitheve nga larg Avram Xhumara


Shenim: Vazhdon me shkrimin Arberit shqiptaret e mesjetes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
7)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Djepat shqiptar dhe ritet tjera dhe foto historike
» DISA ASPEKTE TĖ EPIKĖS HISTORIKE NĖ KĖNGĖT POPULLORE SHQIPTARE
» Si do tė ishte emri i juaj nė japonisht?
» Historiografia pėr emrin Kosovė-Kosova
» Ejup Ceraja: Nė muzeun e Skėnderbeut nė Krujė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs