LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 6)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: 6)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike   Thu Apr 01, 2010 5:02 am

pjesa e gjashte

 

Kemi edhe nje hapsire teper te erret ne vitet e mesjetes se hershme sidomos mbas shek. te VI-te ku kemi ndryshime te konsiderushme te gjeografise etnike. Ne kete kohe duhet te shikojme edhe ngjizjen e Arberit. Ishte koha kur Bizanti vlonte nga komplotet, grushtet e shtetit dhe konfliktet ne luftat midis Romes perendimore e Kostandinopolit te lindjes qe do te ishin te shpeshta.

Albanet (Arberit) e mesjetes kishin teritorin, gjuhen dhe zakonet e tyre dhe prirjen e imponuar nga mjaft rrethana per te ruajtur jeten patriarkale qe do ti jepnin tiparet dalluese te nje etnie me vete. Ishin keto karakteristika qe arberit nuk perjetuan fatin e zhdukjes ose te asimilimit qe ndodhi ne grupet e tjera etnike perreth.

Por ne tashme kemi mjaft te dhena te mjaftueshme mbi shthurjen e jetes patriarkale te arberit nder male si dhe varferimin e metejshem te arberit ne fshatrat fushore ne kohen e luftrave te sundimtarve bizantine dhe te ardhjes se normaneve, anzhuineve e te latineve te tjere ne teritoret tona shtoi ketyre edhe levizjet e kryqtarve qe shpesh rruget e levizjeve i binin ketej per te shkuar ne vendin e shenjte. Mjaft reforma qe bene latinet ne teritoret e arberit duke njohur dhe favorizuar mjaft princer fisesh me tituj e sherbime te ndryshme, me dhenie pronash dhe previlegjesh qe do te ndikonin ne nje organizim te ri ekonomik te pa njohur me pare nder vendet e arberit. Keto do te conin ne prishjen e jetes se deriatehershme patriarkale qe ndiqte arberi si tradite.

Duke pare trajtimin e ketij emertimi nga G.von Han ne studimet shqiptare me 1854 mendoj se ai eshte me prane te vertetes se ketij trajtimi. Ai ngre hipotezen me te arsyeshme duke u nisur nga emri i fisit ilit te njohur Parthinet dhe qytetit te tyre Partha qe jetonin dikur ne po ate teritor ku na vijne me vone emerimet Albanoi dhe Albanopolis. Shume autore te tjere nuk e kane lexuar dhe kuptuar drejt Ptolemeun, se ai nuk permend vendet ne lindje te Durrsit. Kurse te tjeret me vone japin nje orjentim per lokalizim per kete fis ne juglindje te Durrsit poshte vijes Durres-Oher. Por askush nga studjuesit e huaj edhe tanet edhe ne ditet tona nuk kane prure argumentat qe ta vertetojne vendshtrirjen e Albaneve dhe te qendres se tyre Albanopolis.

Ne ne shkrimet tona kemi sjell mjaft material serioz dekumentar dhe argumenta per teritorin dhe qendren e Albaneve qe mendojme se nuk mund te kundershtohen.

Etimologjia e fjales Parthene, te Virgjer eshte e Bardhe e Paster dhe e perdorur edhe sot si fjale e mare simbol ne gjuhen greke Parthene. Kjo fjale pellasgjike-ilirike eshte percaktuar sipas disa vetive karakteristike natyrore te teritorit dhe banorve te ketij fisi te degjuar.

Latinet te bardhes i thoshin Alba, italianet sot i thone Bianka dhe keshtu ata ne menyre me te arsyeshme sic bene edhe ne emertimet e tjera duke nderruar fjalet ilire me ato latine filluan ta quajne fisin Parthin me emrin Albanoi dhe kryeqendren e tyre Partha, Albanopolis.

Pra emri Alban vjen nga fjala alb qe ne gjuhen latine do te thote i bardhe dhe Albani vend i bardhe. Kjo mbase edhe nga proceset fizike dhe ato kimike qe jane mjaft te pranishem e te dukshem ne kete rajon per tu mare ne konsiderate. Themi proceset fizike se ketej fillon zbardhimi nga vjen drita e diellit, vend nga lindja e tij. Kete e perligj edhe emeri i lashte Eorditi qe eshte emer i perendise se Drites per iliret. Po ne kete rajon kemi mjaft te dukshen proceset kimike se eshte zone gelqerore e njohur qe ne antikitet per vetite e saj dhe helenet e quajne rajoni i Galionit (Galaurit), qe ka kuptimin qumeshtor sinonim i te bardhes. Po ne kete kuptim e gjejme edhe ne gjuhen ilire si Debona sinonim i se bardhes ne disa autore te antikitetit. Liqenet e shumte dhe konfiguracioni i gjithe ketij tereni e tregon edhe sot qarte aktivitetin kimik shekullor. Edhe banoret sipas kushteve e faktorve fizike e kimike te rajonit kane mare dhe ruajne sot gjenetikisht formen qe nga kohet me te vjetra te pa ndryshuar sic na i pershkruajne autoret antike si lekurbardhe, leshra te bardha dhe syte te bardhe ata jane ne harmoni dhe kushtezuar apo pershtatur ambjentit sipas ligjeve te njohura te faktorve biologjike.

Me kete arsyetim duhet te shpjegojme per te gjetur edhe kuptimin e emrave te disa prijsve apo mbreterve taulante ilire si Gylaku qe pushtoi se pari Apollonine ne shek. VI-te para Krishtit, ky prijes i kesaj kohe ne autore te tjere na del me emrin Galauri si mbret i taulanteve. Me vone kemi mbretin e degjuar te taulanteve ne shek. ne IV-te para krishit me emrin Bardhyll. Pas ketij kemi mbretin taulant me emrin Glauk disa here me emrin Galaku. Nga te gjitha keto mund te shkojme ne perfundimin se keto emra kane te njejtin kuptim ne itimologji nga emri i Bardhe. Por ashtu sic eshte shkruar e dhena nga autoret antike kuptohet se behet fjale per mbretin e te bardheve, te partheve, te galaurve dhe jo ti marim si emra mbreterish ne vetvete.

Por kete emer latin Alba e gjejme ne shume vende te botes ku kane shkuar latinet por sidomos ne Spanje, France, Angli ne emerin e vendit tone Albania, ne nje rajon te Kaukazit, ne Ameriken e veriut ku u perqendruan ne fillim shume latine nga Italia dhe ne ndonje vend tjeter te Europes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
6)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Djepat shqiptar dhe ritet tjera dhe foto historike
» DISA ASPEKTE TĖ EPIKĖS HISTORIKE NĖ KĖNGĖT POPULLORE SHQIPTARE
» Si do tė ishte emri i juaj nė japonisht?
» Historiografia pėr emrin Kosovė-Kosova
» Ejup Ceraja: Nė muzeun e Skėnderbeut nė Krujė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs