LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri ne ditet tona

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri ne ditet tona   Thu Apr 01, 2010 2:40 am

PJESA E TRETE

Berati dhe kalaja e tij ishin qendra e nje pashalleku te njohur tani nen vartesine e Ali pashe Tepelenes dhe vezire, guvernatore ishte Ibrahim pashe Vlora. Ne kala kishte sarajet veziri dhe ishin 250 shtepi te banuara nga shqiptaret si dhe nje kishe greke. Qyteti ndodhej poshte ne ultesire, ne nje zone te shperndare e ne nje fund te thelle, pothuajse gjithmone me mjegullen e Apsuesit qe e ndan ne dy pjese, te dyja me nje popullsi prej 6 000 vetash, nje e treta e te cilave jane muhamedane.
Berati me 1806 ishte ne rangun e arqipeshkvise, megjithese kryepeshkopi e kishte rezidencen ne Voskopoje sipas Pukevilit.

Me poshte kemi shenime te Pukevilit te mara nga njerez qe sipas tij e kane njohur mire e me kopetence teritorin per ne veri te vendit permes Myzeqese dhe Kavajes per te dale ne Durres e me tej drejt Shkodres por duket nga stili i trajtimit dhe vezhgimit se ai vete nuk i ka pare e njohur keto vende prandaj dhe lexuesi shkruan ai mund te mare ne konsiderate vertetsine e tyre.

…nga Berati ne nje largesi prej 8 miljesh eshte vendi ku lumi Grabova (Devolli) bashkohet me Apsusin (Semanin), gjashte milje pertej lumit Grabova eshte nje han ose bujtine (mbase e ka fjalen per hanin e Kalifase ne hyrje te Lushnjes) e frekuentuar nga peshkataret e liqenit te Trebuchet, (Trebushet, Terbufit por ashtu sic eshte shkruar ka dhe kuptimin tre vrima, treburime, mbase behet fjale per pellgun qe formonin tre lumenjte Shkumbini, Perroi i Lushnjes dhe Semani ne keneten e madhe te fushes se Myzeqese dhe ne nuk ja japim akoma shpjegimin emrit qe njohim Terbuf (etimologjia e ketij emri eshte toke e permbytur, toke qe nuk shihet por eshte e mbuluar me ujra). Mbase duhet mare si ujra te terbuara qe delnin nga shtrati dhe sot shqiptahet Terbuch, Terbuf. Edhe sot ekzistojne legjenda per Bushet si qenie mistike qe jetojne ne ujrat e kenetes. Ka te tjere qe e lidhin kuptimin e emrit me te terbuarit e ujrave qe permbysin cdo gje) dhe ata qe merren me prodhimin e kripes nga rrethinat e Meskinos ne bregdet (mund te jene kriporet e Muciasit prane Karavastase ose thjesht rrethinat e Myzeqes ).

Ne vazhdim eshte Daullas, nje fshat qe ruan rrenojat dhe emrin Daulia, me nje largesi ne vije te drejte kater lega ne veriperendim te Beratit por i permendur gabimisht nga Ptolemeu mbi lumin Vjosa (eshte fjala per skelen e Diavolit). Mendoj se ketu kemi te bejme me rrenojat e nje qyteze prane fshatit te sotem Babunje dhe fshati Daullas qe permend Pukewill eshte aty prane fushes midis Vanarit dhe Babunjes ku dikur ka qene limani. Por te mos harrojme se ne mesjeten e hershme sipas shkrimeve te Ana Komnenit ne luften e bizantineve me normanet kemi edhe nje skele tjeter me emrin Myli ose Mili ne derdhjen e poshtme te Devollit. Po ku konkretisht mund ta verifikojme sot kete qender. Duke u nisur nga vazhdueshmeria e nderrimit te shtratit te lumit Devoll eshte e vertete qe kemi shume emra skelash lumore te Devollit neper shekuj.

Kemi dy emertime fshatrash Daullas qe mendoj se eshte nga shqiptimi i fjales Dieualis prane derdhjes se poshtme te lumit Devoll, nje prane malit te Vanarit (vanaj, vunari d.m.th mal) sic shkruan Pukewil dhe tjetra ne bashkimin e lumit Devoll me Gjanicen kur ky nderroi shtrat nga Gradishta per ne Mbrostar. Pra kemi Daullasin ne Libofshe dhe Daullasin prane Fierit sic kemi edhe Mylin prane Babunjes dhe Hamylin prane Grecallise. Mendoj se jane skela lumore te vjetra te Semanit qe do ta trajtoj me kujdes sipas disa te dhenave qe na vijne ne ndihme kur do flasim per qytezen e Mylit si trajtim me vete)

Te dy lumenjte Devolli dhe Osumi qe shpesh here ne kronikat e vjetra i gjejme me emrin Apsus per arsye se dega e Osumit eshte me e gjate. Por shohim se mbas vitit 1804 kur te dy keto dege u bashkuan per shkaqe natyrore dhe lumi nderroi shtrat nga Gradishta ne Mbrostar ai do te njihet me emrin qe ka dhe sot Seman. Kete emer e mori nga emri qe kishte ne mesjete lumi qe kalonte me pare neper fushen e Fierit, nga lumi Argenta, Chargenta, Harzani qe eshte lumi i Gjanices. Ky lume ka kuptimin Argjenta sepse kishte ujra te pastra, te argjenta por dhe se kalonte prane qytezes se Orgesit (M’argllicit) dhe ne gjuhen greke argjenti njihet me emrin Serma dhe ne baze te dialektit vendor shqiptohet serm, serma, Seman. Ka disa te tjere qe emrin e lidhin me fjalen latine bashkim, mbase dhe se brenda nje jave ndodhi ky bashkim dhe javes i thone Semana latinisht.

Ne rrjedhen e poshtme lumi Semanit nga disa autore te mesjetes por edhe te mevonshem njihet me emrin Lumi i Karavastase ose Lumi i Pirgut dhe kjo eshte e kuptueshme se vjen sipas tradites vendase qe i kane dhene kete njohje.

Quhet lume i Karavastase se kalonte prane fshatit dhe kenetes se Karavastse qe kuptohet nga vet emri se kemi te bejme me nje liman, skele varkash per te bere tregti me Mesdheun ne kohen e princerve mesjetare arberore Materenga, Muzakaj, Balshaj e tjere.


Emri lume i Pirgut vjen se ne derdhjen e poshtme te Devollit, prane detit ku sot ndodhet fshati Asturkas, ishte qyteza me skele e lumit te Devollit ku per ta mbrojtur nga sulmet e pirateve princet arberore ndertuan dhe nje pirg, kulle mbrojtese. Prane Pirgut kalonte lumi qe favorizonte tregtine dhe me pjesen e brendeshme te vendit, prandaj u quajt Lumi i Pirgosit. Ky liman u ndertua kur ishin prishur skelat e tjera te lumit Devoll ne brendesi si Daulia ne Vanar, Myli prane Babunjes dhe Spinarica ne grykderdhjen e Vjoses prane fshatit Grykas ne Topoje.
pjese nga shkrimet Myzeqeja dhe mistere Shqiptare
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri ne ditet tona
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ne ishim ketu, Ne jemi akoma ketu, kjo eshte "HISTORIA" e Popullit Tim
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė
» Historia e lashtė
» Dritan Dajti, studenti qė u kthye nė frikėn e policisė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog