LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri ne ditet tona

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri ne ditet tona   Thu Apr 01, 2010 2:35 am

PJESA E DYTE





Lumi i Devollit nga lashtesia deri ne ditet tona



Devoll eshte emer lumi, dege e lumit te Semanit, emer krahine por dhe emri i nje qyteti te mesjetes se hershme. Njihet qe ne kohet antike me emrin Dibalt, Debalt ose Diavolo, Diaboll, Deboll. Ne disa shkrime te vjetra te pas pushtimit romak e gjejme me emrin Diabolo, Diovolo, Dieualis, Diavolit qe eshte e njejta gje me ndryshim te kuptimit e fonis te germes b dhe v qe kane perdorur shkruesit antike helene apo latine. Devolli eshte lumi qe vjen nga malesia e Korces, gjate zbritjes per ne Adriatik pershkon nje rruge te gjate per mes luginash e malesh e vendesh te begatshem, me toka, dhera te pasura per vegjitacion duke e shtuar prurjen nga perrenjte e burimet e shumte te asaj zone qe karakterizohet nga rreshje te shumta. Devoll ne kuptimin vulgar, popullor eshte emer thjesht shqiptar qe na vjen nga kohet e vjetra. Disa kane mendimin se emri vjen nga aktiviteti dhe prurjet e shumta te lumit deri ne derdhjen e tij ne det. Ai ka prure mjaft depozita aluvionare ne rrjedhjen e tij te poshtme ne Myzeqe. Po te analizojme De-eshte ne kuptimin Dhe, Toke kurse emertimi Voll, Vjell, Nxjer, Bie, Sjell pra ne kuptimin me te plote shqip Dhesjellesi, Dhepruresi, Dhevjellesi e keshtu mendojme se i afrohemi te vertetes. Pra eshte lumi qe sjell, bie shume, boll dhera, baltra. Me kete shpjegim mund te justifikohet edhe emertimi me i hershem qe na sjellin shkrimet e vjetra ne formen Dibalt ose Debalt.

Ka patur mendime se ky emertim vjen nga fuqi mistike, nga demone te frikshem. Ky mendim eshte i njejte me procesin qe trajtuam me lart. Dhe eshte e kuptueshme per njohjen dhe formimin e njerzve te vjeter qe levizjet e ujrave, gryerjet dhe prurjet e shumta ti shikonin si fuqi demonesh dhe te trembeshin nga permbytjet dhe fenomenet e tjera natyrore e shoqeruese. Ne mbeshtetje te ketij mendimi na vjen edhe emri qe mban fshati Barbullinje qe eshte i mevonshem dhe me etimologji sllave qe do te thote vend demonesh, zhurmash, uturimash, bubullimash. Banoret e treves e kane nderuar si te shenjt kete demon dhe kishin ndertuar tempullin e Shenbarbulles jo larg vendit ku bashkoheshin dy deget kryesore te Semanit prane Fiersheganit si dhe nje tjeter tempull me te njejtin emer gjendet ne derdhjen e poshtme te grykes se Gradishtes.

Ky shpjegim eshte me i arsyeshem e me prane te vertetes. Njerzit e vjeter e mbanin edhe si lumin djall, Diavolo (ne latinisht i thone Diallit) qe shpesh here nga shirat e shumte dilte nga shtrati, shkaterronte tokat kur zbriste dhe kryente permbytje ne zonen fushore te Myzeqese por edhe mbathte kenetat e shtonte tokat e punueshme ne bregdet.

Ne kohen e udhetimit te Pukevillit me 1806 lumi i Devollit kur delte ne fushe njihej dhe quhej nga banoret lumi Grabova meqenese ai vinte e kalonte nga malesia e Graboves dhe ne keto ane kishin zbritur shume familje zanatcinjesh, e tregtaresh nga krahina e Graboves dhe Voskopojes pas grabitjeve dhe shkatrrimeve te bejlereve e bandave te egra bashipozukesh te Dangellise, Gor-Oparit e Kolonjes.

Nga bashkimi i ketyre dy degeve, nga prurjet e shumta ujore per shkak te fenomeneve kohore natyrore qe ndodhen me 1804-6 lumi i fryre nderroi shtrat nga gryka e Gradishtes ku derdhej me pare, duke u shmangur me ne juge doli ne Mbrostar ku se bashku me ujrat e lumit te Gjanices e perrenjve te tjere te zones vazhdoi drejtimin dhe doli ne grykderdhjen e vjeter. Per shume vite per shkak te prurjeve te medha ai disa here dilte nga shtrati, bente permbytje, shkaktonte deme te medha. Ne shtratin e poshtem disa here nderroi shtratin deri sa me 1950 u stabilizua me nderhyrjen e puneve te organizuara vullnetarisht te banoreve te fshatrave te krahines Libofshes e Kolkondasit.

Pykewill kur pershkruan udhetimin e tij dhe kujtimet e te vellait qe kish kaluar ne keto ane ne rrugekalimin nga Vlora per ne Berat (Pykewill na sjell disa te dhena te sakta per territorin por kuptohet lehte nga te gjithe ata qe njohin stilin e tij te shkrimit se ai nuk ka ardhur deri ne keto ane por eshte mbeshtetur ne kujtimet e te vellait. Ky konkluzion del se ai ishte nje qemtues i holle i cdo gjeje qe shikonte dhe ne kete rast eshte mjaft i zbehte me interesin dhe njohjen e tij). Ai shkruan se nga bregu shkembor i Vjoses rruga con per ne Berat, pergjate Apsusit antit, njezet e tete milje nga deti, i cili per rreth nje gjysme milje kalonte neper nje fushe te mbushur me sabine dhe agnus caktus, shkurre qe i gjeje ne te gjitha fushat me lageshti dhe te sheshta te Shqiperise. Pastaj futesh ne nje zone me toke te kultivuar me nje gjersi rreth nje lege. Lega tjeter pershkonte nje varg livadhesh qe perdoreshin per kullota, te shtrira ne drejtim te perendimit drejt detit. Ne te gjitha keto hapsira te gjera syri te zinte vetem ca kodrina me kasolle te sistemuara ne forme kurore te fiseve endacake, qe ruanin delet dhe gjedhet, te ndihmuar edhe nga qente me pamje mjaft te eger, nje rrace qe e gjeje gjate gjithe bregut te Adriatikut. Ne keto fusha rritej edhe nje rrace kuajsh, te shkelqyer per nga pamja dhe shpejtesia, qe rralle mund ti gjeje ne Turqine Europjane.

Here here udhetari ndeshej edhe me kampe te romeve, ciganeve te cilet dukej se preferonin fushat e Myzeqese qe e konsideronin toke te tyre. Sipas banoreve autoktone te kesaj treve, romet kane jetuar vazhdimisht ketu per nje periudhe prej tete shekujsh. Dhe eshte e qarte se kjo periudhe perkon me sundimin e perandorit grek Niqiforit, gjate te ciles ky grupim fisesh shoqerore dhe i perbuzur njerezish u shfaq per here te pare duke ardhur nga lindje dhe Afrika veriore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri ne ditet tona
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ne ishim ketu, Ne jemi akoma ketu, kjo eshte "HISTORIA" e Popullit Tim
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė
» Historia e lashtė
» Dritan Dajti, studenti qė u kthye nė frikėn e policisė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com