LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 U nda nga jeta mjekja e njohur ne Lushnje e ne gjithe Myzeqene Vasilika Ymeri (Papajani)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: U nda nga jeta mjekja e njohur ne Lushnje e ne gjithe Myzeqene Vasilika Ymeri (Papajani)   Thu Mar 18, 2010 6:30 am

Nje Lushnje por edhe nje Shqiperi e vogel ne mes te Nju Jorkut.
Keto dite bashkeatdhetaret tane ne Nju Jork u mblodhen per ti dhene lamtumiren e fundit zonjes se nderuar, mjekes pediatres se njohur ne Lushnje dhe ne gjithe Myzeqene Vasilika Ymerit (Papajanit).
Te dielen me 14 mars u nda nga jeta papritur kur nuk duhej te largohej kaq shpejt ne nje klinike te specializuar motra jone Vasilika Ymeri
Vasika Papajani lindi dhe u rrit ne nje familje te njohur per vlerat e larta qytetare e atdhetare ne lagjen historike te Kalase ne Elbasan. Perfundimi i studimeve te larta per mjekesi dhe njohja me bashkeshortin mjekun Prenja Ymerin nga Vlora do te krijonin ambjentin e tyre shoqeror e intelektual dhe se bashku krijimin e nje familjeje te njohur, te dashur e te vlersuar nga banoret e Lushnjes dhe mbare Myzeqese.
Ata ishin qytetare te emacipuar dhe familja e tyre e re me dy vajzat e mrekullueshme dhe nje djale inteligjent do te ishin gezimi dhe perkushtimi i jetes se tyre. Femijet e tyre do te ishin edhe krenari e nje brezi te zi jo vetem te Lushnjes por edhe me gjere.
Nuk ka familja qe nuk ka njohur keta dy mjeke te perkushtuar ne Myzeqe ashtu sic nuk gjen dere ku mos tu kete dhene keshillen e duhur nenave dhe kujdesin per te vegjlit mjekia lushnjare, pediatria Vasilika Ymeri. Nenat tona e therrisnin moter ne cdo rast ne te gjithe me te vegjelit e therrisnim Nene Vasilika ose Teta Vasilika. Ajo rrezatonte kurdohere urtesine, miresine, dashurine, ngrohtesine dhe perkushtim jo vetem profesional, intelektual por edhe shoqeror me mjaft fisnikeri. Jane keto gjera qe e ngrene edhe me lart vlerat e nje njeriu dhe ajo i kishte dhe i realizonte mjaft qarte e me kulture ato ne jeten e gjere e te perditshme.
Ishin keto veti e virtyte te larta te kesaj zonje te nderuar, ishin emri i mire qe ajo dhe familja ka bere ne shoqerine jo vetem Lushnjare por kudo qe eshte ndodhur mes shqiptaresh e bashkeatdhetaresh deri ne Ameriken e larget qe te mblidheshin qindra miq e shok e te respektonin me nderim te vecante ashtu sic e do nderi dhe tradita ne keto raste.
Tufa me lule te fresketa vendosen emigrante te shumte prane trupit te pa jete te kesaj zonje te nderuar. Ishin tufa te shumta lulesh te fresketa qe vinin ne Lagjen Astoria te Nju Jorkut ku u krye Ceremonia nga larg, nga Filadhelfia, Nju Xhersi, Bostoni, Ohajo, Detroiti deri dhe nga Kanadaja. Bashke me lulet erdhen edhe qindra mesazhe ngushullimi per familjaret, Prenjon dhe djalit qe i qendruan dhe u perkujdesen deri ne frymen e fundit, per vajzat, niprit e mbesat qe koha dhe jeta i kane shperndare ne vende te ndryshme te botes.
Kishin ardhur koleget, ish komshinjte, ish pacientet, bashkqytetare e bashkeatdhetare nga gjithe Shqiperia, miq e shok te shumte. Per respekt te atyre qe kishin mare rrugen e larget nga shtete te ndryshme do te permendim disa nder familjet qe njohem ne ato momente sic ishin Kushi, Coku, Demi, Korreshi, Gallani, Jeshili, Jano, Libohova, Muzaka, Papa, Greca, Qorri, Meta, Veliu, Toshkezi, Bibmirakaj, Tesho, Puka, Bano, Foto, Dylgjeri, Semini, Ferracaku, Sefa, Prifti, Shallapi, Kice e qindra te tjera.
Duke bere homazhe prane trupit te saj dhe vene doren e fundit kur ajo po nisej me avion ne rrugen e larget per drejt vendit e tokes se ngrohte qe e pret prane njerzve te saj, te gjithe me dhimbje e respekt shpehemi…
I paharruar qofte kujtimi i kesaj zonje te Nderuar.
16 mars 2010
Nga Nju Xhersi Avram Mitro Xhumara dhe Mihal Llaqi Jano.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
U nda nga jeta mjekja e njohur ne Lushnje e ne gjithe Myzeqene Vasilika Ymeri (Papajani)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jahė Sadrija: Andon Zako Ēajupi- Jeta dhe vepra (1866-1930)
» Jeta e Michael Jackson-it nė foto
» VDIQ NĖ LAS VEGAS POETI DHE DRAMATURGU I NJOHUR SHQIPTAR AVNI MULAJ
» Isa Mulaj: Gruaja e kujt ėshtė Jeta Xharra dhe sa gra i ka?
» Jeta luksoze e djalit tė Thaqit, Endriti (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog