LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pėrshėndetje Imzot Fan S. Noli!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Pėrshėndetje Imzot Fan S. Noli!   Mon Mar 15, 2010 2:39 pm



Nga Telegrafi (In Memorian - Me rastin e 45 vjetorit tė vdekjes)

Pėrshėndetje
Imzot! Pothuajse u bėnė dy dekada Hirėsia Juaj, qė fati mė ndihmoi t’u
njihja nė rrugėn time tė saponisur tė dijes. Ėshtė vepra Juaj e ndritur
qė na krijon dhe do tė na krijojė gjithmonė mundėsinė tė takohemi
bashkė. Nuk tė kemi harruar Imzot, sepse gjithmonė do tė gjenden njerėz
nė kėtė vend qė do tė pėrulen me respekt pėrpara veprės suaj brilante.
Nė fakt do tė dėshiroja Imzot, qė nė kėtė takim jubile, pėr shkak tė
mungesės Tuaj fizike, tė binin kambanat e kujtimit dhe mirėnjohjes
kombėtare prej Ministrisė sė Kulturės, qeverisė dhe presidentit tė
Shqipėrisė, por pėr ēudi Imzot asnjė pėshpėrimė. Si kėshtu?! Ēfarė ka
ndodhur nė kėtė republikėn tonė? Pse heshtin Kambanat...?!

Fan S. Noli - Ikona e Kombit
45 vjet mė parė, mė 13 mars 1965, nė Florida, USA, mbylli sytė pėrgjithmonė, njeriu i madh i kombit imzot Fan S. Noli.

Librin
e tij, pėr heroin tonė kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeun, Fan S.Noli
e fillon me kėto fjalė: “Ēdo hero nė histori kalon nė tre etapa, atė tė
lavdisė, tė rrėnimit dhe tė rivlerėsimit. Kjo do tė thotė qė nė fillim
ai ngrihet nė qiell nga admiruesit e tij, pastaj rrėnohet nga kritikėt,
dhe mė sė fundi… me durim, me mundim dhe me keqardhje rivlerėsohet,
pėrsėri nga historianė qė janė esėll dhe jo tė verbuar nga fanatizmi i
admiruesve tė heroit dhe as nga tėrbimi i kritikėve tė tij”.

Dhe,
pėr ironi, edhe Theofan Stilian Noli, si tė gjithė njerėzit e mėdhenj,
do tė ketė kaluar gjithashtu nėpėr kėto tri etapa shqyrtimi.

Meqenėse
shqiptarėt kudo nė botė po pėrgatiten tė pėrkujtojnė 45-tė vjetorin e
ndarjes sė tij nga jeta, lutjeve pėr kujtimin e tij, le t’u bashkohen
edhe aktivitetet e shoqatave dhe rretheve patriotike e shkencore, ashtu
siē e meriton jeta e vepra e tij brilante.

I lindur mė 6 janar
1882, nė Ibrik Tepe, njė vendbanim shqiptar nė Thrakėn lindore tė
Turqisė Europiane, arsimuar nė gjimnazin e Andrinopojės, themelues i
Shoqatės Besa-Besė nė Boston, drejtues i meshės sė parė nė gjuhėn
shqipe mė 22 mars 1908 nė Boston dhe themeluesi i autoqefalisė sė
Kishės Orthodokse Shqiptare (Pėr kėtė Faik Konitza do tė shkruante:
“Dita qė ai dha meshėn e parė shqip ėshtė njė pikė kthese nė historinė
e Rilindjes shqiptare. Ne nuk mund ta harrojmė kėtė dhe nuk mund t’i
lemė tė tjerėt ta harrojnė…”), kryeredaktor i gazetės mė tė vjetėr
shqipe “Dielli” nė Amerikė, themelues dhe President nderi gjatė gjithė
jetės sė tij i Federatės Pan-Shqiptare Vatra, diplomuar nė
Universitetin e Hawardit, botues i “The Adriatik Rewiev” dhe
“Republika”, pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve, anėtar i
Parlamentit Shqiptar, ministėr i Punėve tė Jashtme, Kryeministėr i
Shqipėrisė, i diplomuar Doktor i Filozofisė nga Universiteti i
Bostonit, pėr disertacionin mbi heroin kombėtar Gj.K. Skėnderbeu, autor
i veprės “Bethoveni dhe revolucioni Francez”, si dhe “Historia e
Skėnderbeut”, botues i shumė veprave shqip mbi liturgjitė fetare, i
nderuar nga Presidenti amerikan Lindon B. Xhonson, si dhe nga kompania
e Radiodifuzionit Britanik nė Londėr(BBC) etj, etj.

Adhuruar nga
pasuesit dhe respektuar nga shokėt, pėr gjithė kėto vlera dhe merita tė
pa diskutueshme, Fan Noli ėshtė parė si njė personalitet i shquar qė
ndihmoi tė restaurohej identiteti kombėtar i shqiptarėve, i cili ishte
shtypur nėn thundrėn e pushtimeve osmane pėr rreth 5 shekuj. Si
kishtar, burrė shteti dhe studiues, Noli u shqua nė shumė fusha dhe
bėri qė atdheu i tij tė njihet nė spektrin ndėrkombėtar, i dha dinjitet
atij dhe e pasuroi gjuhėn e popullit tė vet. Me pak fjalė ai ishte
instrumenti pėr tė siguruar qėndrueshmėri dhe besim pėr lėvizjen
shqiptare nė rritje, shekullin qė lamė pas. Ndonėse tė tjerė shqiptarė
tė mėdhenj e paraprinė atė nė zgjimin kombėtar, ai e pa atė tė marrė
formė dhe emri i tij u bė njė pikė bashkimi, kryesisht mė tepėr se kudo
nė Amerikė, ku komuniteti i shqiptarėve ishte nė gjendje tė zhvillohej
lirisht.

Ashtu si Tomas Jeffersoni, ai mbeti njė humanist i
shquar dhe njė reformator energjik, i logjikshėm, i pėrpiktė dhe plot
ankth pėr tė ruajtur atė qė besonte tė ishte e drejta e patjetėrsueshme
e popullit tė tij. Ai me modesti ka pohuar se: “Arritja ime mė e madhe
politike ishte pranimi i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve…”. Sepse ky
akt themeltar vendosi njė herė e pėrgjithmonė, kufijtė e Shqipėrisė dhe
i dha asaj njohjen nga e gjithė bota.

Ndonėse Shqipėria e kishte
shpallur pavarėsinė e vet qysh mė 1912, ėshtė i njohur fakti qė pa
pėrpjekjen kolosale tė tij nė Gjenevė mė 1920, kombi shqiptar zor se do
tė kishte mundur tė ekzistonte si njė etnitet koheziv nė atė vit ogurzi
pėr tė gjithė shqiptarėt. Pėr kėtė gazeta e mirėnjohur angleze “The
Manchester Guardian” e atij viti shkruante: “Fan Noli ėshtė njė njė
njeri qė do tė ishte i shquar nė ēdo shtet. Njė diplomat i pėrsosur,
njė ekspert nė politikėn ndėrkombėtare, njė debatues i talentuar, qysh
prej fillimit bėri njė pėrshtypje tė thellė nė Gjenevė. Ai i hodhi
poshtė kundėrshtarėt e tij ballkanikė nė njė mėnyrė mjeshtėrore, por
gjithmonė me njė buzėqeshje. Ai ėshtė njė njeri me kulturė tė gjerė qė
ka lexuar ēdo gjė tė vlefshme qė duhet lexuar nė anglisht dhe
fėrngjisht”. Lordi anglez Cecill i shkroi atij: “Si pėrfaqėsuesi
kryesor i mbrojtjes sė vendit tuaj, ėshtė e mjaftueshme tė thoni vetėm
se jeni shqiptar...”.

Enciklopedia e Madhe Greke, V. XVII, fq.
818-820, Athinė 1933, shkruan ndėr tė tjera pėr tė se: “Fan Noli ėshtė
njė nga shqiptarėt mė tė shquar nė fushėn e letrave…dhe njė nga
personalitetet mė tė fuqishme politike tė Shqipėrisė… Aneksimi i Epirit
tė Veriut nga Shqipėria ishte rezultat i politikės sė menēur tė tij. Nė
saj tė kulturės sė tij, njohjes sė shumė gjuhėve dhe aftėsive tė tij
gazetareske ai ėshtė bėrė udhėheqėsi dhe mendja frymėzuese e Rilindjes
Shqiptare dhe kampioni kryesor i saj nėpėr botė”. Ky pėrkufizim i
shkruar nė njė vend, qė e shikonte atė, si njė nga kundėrshtarėt mė tė
mėdhenj, ėshtė njė vlerėsim i madh pėr tė besuar, nė gjenialitetin e
njė njeriu tė jashtėzakonshėm.

Jeta dhe vepra e tij, dėshmojnė
dukshėm, se ėshtė njė enciklopedi brilante, dhe nė njė artikull
pėrkujtimor, ėshtė e pamundur tė evidentosh ngjarje dhe vepra tė tėra,
sepse do tė duhen vėllime pa fund pėr tė pėrshkruar jetėn e kėtij
titani tė Rilindjes Kombėtare. Vepra e tij nė ēdo lėmė, si nė atė
patriotike e fetare ashtu edhe nė atė politike e letrare ėshtė njė
monument i pavdekshėm. Fan S. Noli ėshtė apostulli i Shqipėrisė, ai
vetoi nė qiellin tonė si meteori shkreptues.

Dhe pėr ta mbyllur
mund tė themi se: Tėrė jetėn me Moisiun nė gojė, Fan Noli e ka
pėrfunduar jetėn si Moisiu. Tokėn e dashur sė cilės ia ka falur tėrė
rininė, tėrė fuqinė dhe tėrė zjarrin krijues, ai ka mundur ta shikojė
vetėm prej mėrgimit.

(Autori ėshtė zv/kryetar i Shoqatės
Kombėtare Atdhetare Kulturore “Fan S. Noli”; drejtor i pėrgjithshėm,
Instituti i Ēėshtjeve Kombėtare)

Kastriot Frasheri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Pėrshėndetje Imzot Fan S. Noli!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letėrsia shqiptare
» Pėrshėndetje nga zemra!
» Frank Shkreli:Sekretarja e Shtetit Klinton nė Tiranė dhe nė Prishtinė
» PĖRSHĖNDETJE, URIME dhe SUKSESE nė JETĖN TUAJ tė LAVDISHME
» Marjan Dodaj: Pėrshėndetje miqėve!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog