LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kjo grua e ka me hile...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Kjo grua e ka me hile...   Mon Mar 01, 2010 4:45 pm

Mirėpo ajo nuk dėshiron ta ndiejė urgjencėn: ajo jepet vetėm pas anės sė respektshme e tė matur tė sjelljes sė partnerit. Ajo nuk e rrok kėtė sjellje si orvatje pėr tė pėrmbushur atė ēka e emėrtojmė “qasjet e para”, domethėnė qė nuk ia ka enda tė shohė mundėsitė e zhvillimit tė pėrkohshėm qė paraqet kjo sjellje: ajo e kufizon kėtė sjellje nė atė ēka ėshtė nė tė tashmen. Nė fjalitė qė i drejtohen, ajo nuk don tė lexojė gjė tjetėr, pėrveē kuptimit tė shprehur qartė. Nėse i thonė: “Sa shumė ju adhuroj!”, ajo e ēarmatos kėtė fjali me thellėsinė e vetėdijes sė saj seksuale, iu mvesh ligjėrimeve e sjelljes sė bashkėbiseduesit domethėnie tė menjėherta, qė i pėrfytyron si cilėsi objektive. Burri qė flet i duket i ēilter e gjithė respekt, ashtu siē, tė themi, tryeza ėshtė rrumbullake a katrore, letra qė vesh muret ėshtė blu a e pėrhime.
Dhe cilėsitė e mveshura kėsisoj personit qė ajo po dėgjon, kanė ngrirė kėshtu nė njė qendrueshmėri sendore, e cila nuk ėshtė tjetėr veēse hedhje nė rrjedhėn kohore i tė tashmes sė tyre tė pėrpiktė. Pikėrisht, ngaqė ajo nuk ėshtė nė dijeni tė asaj ēka uron: ajo ėshtė thellėsisht e ndjeshme ndaj dėshirės qė frymėzon, por dėshira e thėnė troē dhe cullake do ta poshtėronte e do ta llahtariste.
Megjithatė, ajo nuk do tė pėrjetonte asnjė mrekulli prej njė respekti, qė do tė ishte vetėm e thjesht respekt. Pėr ta kėnaqur, lipset njė ndjenjė qė i drejtohet e gjitha personit tė saj, domethėnė lirisė sė saj plotėsore, e qė tė jetė njė njohje e lirisė sė saj. Mirėpo, nė tė njėjtėn kohė duhet qė kjo ndjenjė tė jetė e gjitha dėshirė, t’i drejtohet trupit tė saj si objekt.
Pra, kėtė herė, ajo shkagon ta rrokė dėshirėn pėr atė ēka ėshtė, madje, nuk i vė as emėr, e njeh vetėm nė atė masė, teksa ajo pėrvijohet kah adhurimi, vleresimi, respekti dhe kur pėrthithet e gjitha nė trajtat mė sipėrane qė pėrfton, deri nė atė pikė sa shpaloset aty si njė lloj ngrohtėsie a dendėsie. Por ja qė i marrin dorėn. Ky veprim i bashkėbiseduesit tė saj ka rrezik ta ndryshojė situatėn, duke i bėrė thirrje njė vendimi tė menjėhertė: ta braktisėsh kėtė dorė, do tė thotė tė mos kesh vetiu kundėrshtim pėr flirtin, do tė thotė tė pėrfillėsh. Ta heqėsh dorėn, do tė thotė ta prishėsh kėtė harmoni tė trubullt e tė brishtė qė pėrbėn magjinė e kėtij ēasti. Lipset tė shtyhet sa mė larg tė jetė i mundur ēasti i vendimit.
Dihet se ē’ndodh atėherė: gruaja rioshe e heq dorėn, por nuk e ve re qė e heq. Ajo nuk e ve re sepse, nė kėtė ēast, rastėsisht ėshtė gjithė qejf. Ajo e tėrheq bashkėbiseduesin e saj gjer nė viset mė sipėrore tė spekullimit sentimental, flet pėr jetėn, pėr jetėn e saj, shfaqet nė aspektin e saj thelbėsor: njė njeri, njė vetėdije. Dhe gjatė kėsaj kohe, ndarja e trupit dhe e shpirtit ėshtė pėrmbushur; dora prehet pa gjallėri midis duarve tė ngrohta tė partnerit tė vet: as tumirėse, as qėndrestare - diēka.
Ne do tė themi qė kjo grua e ka me hile.
Pėrktheu Luan Canaj
Jean-Paul Sartre : Gazeta Albania
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Kjo grua e ka me hile...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Haxhi Dikolli:NJĖ GRUA
» Gjeni nuse shqiptare, dasmėn e paguan komuna
» LIRI LUSHI ,GRUA FISNIKE,AKTORE E NDERUAR....
» Nga RAMIZ KELMENDI:KUR NJĖ GRUA ME KARRIERĖ FLET PĖR GRA ME KARRIERĖ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs