LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "New York Times" - Pėrse gratė nuk mund tė jenė kurrė tė parat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: "New York Times" - Pėrse gratė nuk mund tė jenė kurrė tė parat   Mon Mar 01, 2010 4:42 pm

Vetė ajo ėshtė e bija e njė nėne amerikane tė bardhė dhe e njė babai afrikan me ngjyrė. Nė kėtė vend, ku raca nuk mund tė anashkalohet, ajo konsiderohet e zezė. Ka shėrbyer si parlamentare pėr tetė vjet dhe ėshtė kthyer nė njė zė frymėzues pėr unitetin e kombit.
Tregohuni tė ndershėm: Mendoni se kjo ėshtė biografia e dikujt qė mund tė zgjidhet nė Senatin e SHBA-sė? Pas mė pak se njė mandati atje, mendoni se mund tė jetė e besueshme si kandidate pėr tė kryesuar vendin mė tė fuqishėm nė botė?
Nėse u pėrgjigjeni me "jo" tė dyja pyetjeve, ka edhe shumė tė tjerė si ju. Gjinia ėshtė ndoshta forca mė kufizuese nė shoqėrinė amerikane, ndėrsa ēėshtja shtrohet se kush duhet tė qėndrojė nė kuzhinė dhe kush nė Shtėpinė e Bardhė. Ky vend qėndron shumė poshtė nė listėn e vendeve qė zgjedhin gratė, sipas njė studimi, duke e polarizuar rolin e gjinive mė shumė se nė vendet me nivel mesatar demokracie.
Prandaj, edhe zgjedhjet paraprake nė Iowa ndoqėn modelin tonė historik tė ndryshimit. Njerėzve me ngjyrė u ėshtė dhėnė vota njė gjysmė shekulli pėrpara se gra tė ēdo lloj race tė lejoheshin tė linin gjurmė nė zgjedhje dhe nė pėrgjithėsi ata kanė ardhur nė pushtet, qė nga postet ushtarake deri nė zyrat drejtuese, pėrpara ēdo gruaje.
Nėse juristja e pėrshkruar mė lart do tė kishte qenė po aq karizmatike, por e quajtur le tė themi Achola Obama nė vend tė Barak Obama, do t‘ia kishin ngrėnė arrat me kohė. Nė fakt, as ajo dhe as Hillari Klinton nuk mund tė kishin pėrdorur stilin publik tė Barak Obamas dhe as tė Bill Klintonit, pa rrezikuar tė konsideroheshin si tepėr emocionale nga "ekspertėt" e Uashingtonit.
Pra, pėrse pengesa gjinore nuk merret aq seriozisht sa edhe ajo raciale? Arsyet janė po aq tė prekshme sa edhe ajri qė thithim, sepse seksizmi vazhdon tė ngatėrrohet me natyrėn, siē ndodhte dikur me racizmin, sepse asgjė nga ato qė u pėrkasin meshkujve nuk shihen me po aq seriozitet sa ato qė prekin "vetėm" gjysmėn femėrore tė racės njerėzore, sepse fėmijėt vazhdojnė tė rriten kryesisht nėn kujdesin e nėnave (po ta themi disi tė zbutur), kėshtu qė burrat kanė veēanėrisht tendencėn tė ndihen se po i kthehen fėmijėrisė, kur kanė tė bėjnė me njė grua tė fuqishme apo autoritare, sepse racizmi i portretizon burrat me ngjyrė si mė "mashkullorė" dhe sepse nuk ekziston ende rruga e "duhur" pėr tė qenė njė grua nė krye tė pushtetit, pa u konsideruar si njė "e di ti se ēfarė".
Unė nuk po bėhem avokati i mė tė fortit nė garė. Sistemi i kastave tė gjinisė dhe racės janė tė ndėrvarur dhe mund tė ērrėnjosen vetėm sė bashku. Prandaj, edhe senatorėt Obama dhe Klinton duhet tė tregohen tė kujdesshėm pėr tė mos e lejuar njė debat tė shėndoshė tė degjenerojė nė njė lloj armiqėsie pėr tė cilin media "vdes". Lėvizjet abolicioniste dhe pėr tė drejtėn e votimit njohėn progres vetėm kur u bashkuan dhe u dėmtuan nga ndarja, kėtė nuk duhet ta harrojmė.
Unė e mbėshtes senatoren Klinton, sepse ashtu si senatori Obama ka eksperiencė si organizatore komuniteti, por ajo ka edhe mė shumė vite nė Senat, ka njė trajnim tetėvjeēar tė paprecedent pėr kėtė detyrė nė Shtėpinė e Bardhė, nuk i duhet tė provojė maskulinitetin; ka potencialin pėr t‘i hapur rubinetin njė rezervuari tė madh me talente tė kėtij vendi nėpėrmjet shembullit tė saj dhe tani edhe kurajon pėr tė thyer rregullin e tė mos derdhurit lot. Nuk jam kundėr Obamės, nėse do tė nominohet. Do ta mbėshtes vullnetarisht. Nė fakt, po tė shikoni votimet gjatė periudhės sė mbivendosjes dyvjeēare nė Senat, ato kanė qenė njėsoj nė 90 pėr qind tė kohės. Pėr mė tepėr, pėr tė rregulluar rrėmujėn e lėnė pas nga Presidenti Bush, do tė na duhen ndoshta dy mandate tė Presidentes Klinton dhe dy tė Presidentit Obama.
Por, ajo qė mė shqetėson mua ėshtė se ai konsiderohet si unifikues nga raca e tij, ndėrsa ajo si pėrēarėse nga gjinia e saj.
Ajo qė mė shqetėson mua ėshtė se ajo akuzohet se "po luan me kartėn e gjinisė", po tė citojmė meshkujt me pėrvojė tė klubit, ndėrsa ai shihet si unifikues, pėr shkak tė citimit tė konfrontimeve pėr tė drejtat civile.
Ajo qė mė shqetėson mua ėshtė se votuesit meshkuj nė Iowa konsiderohen si pa gjini, kur mbėshtesin njėrin prej tė tyreve, ndėrsa votueset femra konsiderohen si tė njėanshme, kur e bėjnė dhe tė pabesa kur nuk e bėjnė.
Ajo qė mė shqetėson ėshtė se gazetarėt e injorojnė varėsinė e Obamas nga e vjetra, pėr shembull krahasimet e shpeshta nė fushatė me Xhon Fizxherald Kenedi, megjithėse senatori Eduard Kenedi mbėshtet senatoren Klinton, ndėrsa nuk e sfidojnė shpifjen se politikat e saj progresive janė pjesė e staus quo-sė sė Uashingtonit.
Ajo qė mė shqetėson mua ėshtė se disa gra, ndoshta ato mė tė reja nė moshė, shpresojnė ta mohojnė ose t‘i shpėtojnė sistemit tė kastės gjinore: kėshtu gratė e Iowas mbi 50 dhe 60 vjeēe qė mbėshtetėn fuqishėm senatoren Klinton, provuan edhe njė herė se gratė janė i vetmi grup qė bėhet edhe mė radikal me kalimin e moshės.
Ky vend nuk mund ta pėrballojė mė zgjedhjen e liderėve tanė nga njė grup talentesh tė kufizuar nga seksi, raca, paratė, baballarėt e fuqishėm. Ka ardhur koha tė jemi krenarė pėr prishjen e tė gjitha kėtyre pengesave. Ne duhet tė jemi nė gjendje tė themi: "Po e mbėshtes atė, sepse do tė jetė njė Presidente e shkėlqyer dhe sepse ėshtė grua".
Marre nga : Gazeta Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
"New York Times" - Pėrse gratė nuk mund tė jenė kurrė tė parat
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pashkėt shqiptare sipas "Washington Times"
» Nderoi Jete sot ne VIENE Austri "Mesuesi i Merituar" SPIRO SOKRAT. JOVANI
» Me manifestimin "Ora Pėrkujtimore" u shėnua 10-vjetori i masakrės sė Reēakut
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisė"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"
» (STUDIMI MONOGRAFIK "ETNOS NĖ EPOS" NGA SHABAN SINANI)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog