LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjuha shqipe nuk ka dialekte

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Gjuha shqipe nuk ka dialekte   Sun Jun 01, 2008 2:26 pm

Gjuha e folur nga shqiptarėt ėshtė gjuha e tyre origjinale shumė e vjetėr, pėr tė cilėn disa thonė se ėshtė mė e lashta nė Evropė. Nuk ka ndonjė gjė tė mistershme pėr shqipen. Por gjuhėsia si shkencė i pėrket njė date shumė tė vonė; para ngulitjes sė kėsaj shkence tė re, gjithė bisedat rreth gjuhėve kishin pak a shumė natyrėn e hamendjeve. Kėshtu, librat informues tė dorės sė dytė, tė shkruar disa herė nga amatorė tė zgjuar por tė painformuar dhe nga specialistė tė papėrditėsuar, vijojnė tė pėrsėrisin rreth shqipes mendimet e vjetra tė gabuara, ndaj tė cilave lexuesi i arsimuar duhet tė jetė i kujdesshėm.

Gjatė mjaft vjetėve gjuha shqipe ėshtė studiuar me themel dhe ėshtė klasifikuar pėrfundimisht nga studiues kompetentė. Shqipja ėshtė njė gjuhė indogjermane. Kjo nuk do tė thotė, siē kam dėgjuar njė herė tė thoshte njė zonjė, se ajo ėshtė njė pėrzierje e indishtes dhe e gjermanishtes. Emėrtimi indogjerman ose indoevropian (kurse nė shekullin e nėntėmbėdhjetė pėrdorej edhe arian) shėnon njė grup prej dhjetė gjuhėsh tė afėrta, tė cilėt pėrfshijnė indishten e vjetėr ose sanskritishten, iranishten, armenishten, sllavishten, baltishten ose leto-lituanishten dhe persishten e vjetėr, shqipen, latinishten, greqishten, keltishten dhe gjermanikishten. Meqė do tė dilte shumė e gjatė tė bėhej njė fjalė e vetme pėrmbledhėse pėr tė pėrfshirė tė gjitha kėto dhjetė gjuhė nė njė njėsi, studiuesit kanė marrė nga njė emėr nė secilėn anė tė zinxhirit dhe kanė pėrdorur njė emėrtim tė shkurtuar, i cili pėrmbledh duke i nėnkuptuar tetė gjuhėt qė mbeten pa u pėrmendur.

Shqipja nuk ka dialekte tė vėrteta. Siē vė nė dukje dr. Holger Pederseni, profesor nė Universitetin e Kopenhagės, autoritet i njohur nė filologjinė indoevropiane, "Shqipja ėshtė njė gjuhė e vetme, po tė pėrjashtojmė disa ndryshime tė vogla dialektore"

Kėto ndryshime janė kryesisht pesė. Nė disa fjalė, aty ku Jugu ka "r" Veriu ka "n": vura dhe vuna; -ė nė Jug bėhet a nė Veri: zė dhe za; - nė disa fjalė h e Jugut ėshtė f nė veri: shoh dhe shof; - Jugu ka diēka tė ngjashme me atė qė latinistėt e quajnė disimilim, ndėrsa Veriu ka asimilim: kėndoj dhe kėnnoj (khs.lat. adfero dhe affero); - sė fundi, ligjėrimi verior e shkurton fundin e disa fjalėve dhe, pėr shembull, kam pa, nė vend tė trajtės sė plotė jugore kam parė. Nė njė pjesė tė njė krahine (Labėrisė) nė Jug ata kanė i nė vend tė y (tė dyja shqiptohen si nė latinishten); si nė vend tė sy. Njė krahinė nė Jug (Zagoria) ka y nė disa fjalė ku kudo gjetkė ka njė i: shpyrt nė vend tė shpirt. Veē kėsaj, nė dy krahina tė Veriut, pėrkatėsisht nė Mat e nė Mirditė, i shpesh shqiptohen ai: kėshtu ata atje thonė maik, ndėrsa kudo gjetkė thonė mik. Sė fundi, nė krahinėn jugore tė Kurveleshit me qendėr fshatin Bėnēė, kanė njė formė tė vjetėr kat, nė vend tė trajtės foljore ka, siē ėshtė nė gjithė vendin. Kėto janė dallimet kryesore tė dialekteve. Por duhet shtuar se intonacioni nganjėherė ndryshon mjaft nga njė krahinė nė tjetrėn.

Diēka qė habit njeriun joshqiptar ėshtė variacioni i trajtave qė emrat e vendit shqip marrin nė lajmet e botuara. Shpesh mė pyesin se cila ėshtė forma e drejtė: Berat apo Berati, Tiranė apo Tirana. Bashkė me disa gjuhė tė tjera si rumanishtja e suedishtja, gjuha shqipe e vendos nyjėn nė fund tė fjalės. Kėshtu "plak" ėshtė trajta e pashquar dhe "plaku" trajta e shquar; mal e pashquar dhe mali e shquar; derė-dera; krye-kryet. Madje, edhe emrat e pėrveēėm nė shqipen marrin nyjė, kėshtu kemi Leskovik dhe me nyjė Leskoviku. Berat dhe Berati, Tiranė dhe Tirana. Tė dyja trajtat janė tė drejta dhe pėrdoren nė pėrputhje me rolin e tyre nė fjali. Njė ngatėrresė jo e vogėl ėshtė krijuar nga fakti se nė hartat e Shqipėrisė, tė botuara nė vende tė ndryshme, nuk ėshtė ndjekur njė sistem i qėndrueshėm pėr t'i dhėnė emrat e vendeve tė shquar apo tė pashquar, kėshtu qė disa emra jepen me nyjė dhe tė tjerėt pa nyjė, si tė rastis. Njė pėrjashtim tė shkėlqyer pėrbėn harta e Shqipėrisė, e botuar mė 1928 nga hartografi gjerman, dr. Herbert Luis, tė cilin tashmė e kemi pėrmendur dhe qė ka pėrgatitur tė vetmen hartė shkencore tė vendit. Nė kėtė hartė tė gjithė emrat e vendeve janė dhėnė rregullisht pa nyjė. Pėr kėdo gjuha amtare ka njė tingėllim tė ėmbėl. Por, me sa duket, shqipja ėshtė tėrheqėse edhe pėr tė huajt. Sėr Edvin Pirs, njė anglez i madh i kohėve tė vjetra, qė ka jetuar dyzet vjet nė Stamboll dhe ka vizituar ēdo pjesė tė Perandorisė Osmane tė vjetėr, shkruan pėr shqiptarėt: "Ndėr shqiptarėt ndesh koka tė bukura, qė tė kujtojnė ato tė Greqisė klasike. Tė gjithė flasin gjuhėn shqipe, ndonėse me disa veēanti dialektore ndėrmjet veriorėve dhe jugorėve. Nė tė dy trajtat, kjo ėshtė njė gjuhė e kėndshme nė tė dėgjuar".

Disa vjet mė parė, pasi mbajta njė ligjeratė shqip nė qendrėn YMCA tė Xhejmstaunit, Nju-Jork, pėr dobi tė shumė shqiptarėve qė jetojnė nė atė qytet, m'u afrua njė zonjė amerikane, e cila kishte dėgjuar ligjėratėn dhe mė tha se nga tė gjitha gjuhėt e huaja qė dėgjonte shpesh, e ndiente se shqipja dhe suedishtja ishin mė tė butat dhe mė tė pėlqyeshmet pėr veshin. Nga mėnyra se si shkruhet shqipja, mund tė krijohet njė pėrshtypje tjetėr, por kjo vjen nga drejtshkrimi i sotėm i ngatėrruar, i cili duke u pėrpjekur tė paraqisė ēdo ngjyrim fonetik, shpesh u jep fjalėve njė trajtė tė ndėrlikuar e tė papėlqyer.

Faik Konica
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Gjuha shqipe nuk ka dialekte
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Agron Duro: Fjalėt e huaja dhe gjuha shqipe
» Shqipja - gjuha qė lindi gjuhėt indo-europiane?
» Kadare: Pesė shekuj tė sundimit osman u flijua vetėm gjuha shqipe! 500 vjet ndėshkim ndaj Skėnderbeut, urrejtja vazhdon...
» Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass
» Rihapet shkolla shqipe nė Stuttgart

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Gjuha shqipe-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog