LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 I love shopping, ashtu si...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: I love shopping, ashtu si...   Mon Mar 01, 2010 4:38 pm

Je e mėrzitur? Dil pėr shopping. Je zėnė me tė dashurin? Dil pėr shopping. Eprori tė ka tėrhequr vėmendjen? Dil pėr shopping. S’ke ē’tė bėsh paradite? Dil pėr shopping. Me siguri nuk do gabonim aspak nėse do ta quanim “sportin” mė tė preferuar. E kur ne, tė vdekshmet e zakonshme, e kemi njė ndėr aktivitetet e pėlqyera, ē’pyet pastaj pėr femrat qė popullojnė rrugėt e Hollivudit? Emrat e dyqaneve mė tė famshėm i kanė shtėpi tė dytė. E meqė ato vdesin tė vėrdallosen nėpėr vitrina e tė pasurojnė gardėrobėn me fjalėn mė tė fundit tė modės, edhe ne vdesim t’i shohim teksa mbushin ēantat. E kėtu kureshtja nuk na lė rehat as kur vjen puna tek personazhet e njohura shqiptare.

Angelina Jolie

Njė karrocė e mbushur plot me lodra dhe gjithfarė ēikėrrimash pėr fėmijė. Pėrderisa Angelina ėshtė kaq e dėshiruar pėr t’u bėrė nėnė sa ka adoptuar 3 fėmijė, ka lindur njė dhe ėshtė duke pritur tė dytin, atėherė ėshtė fare e kuptueshme se kur vjen puna pėr t’ua bėrė qejfin, aktorja bukuroshe nuk e shtrėngon fare dorėn.

Rezarta Shkurta

Njė vajzė qė bėhet e njohur prej njė konkursi bukurie, qė kėndon e qė synon tė bėhet modele, e di mirė sa i rėndėsishėm ėshtė imazhi. Ndaj edhe Rezi Shkurta u kushton vėmendjen kryesore rrobave qė vesh. Kryesisht veshjet e videoklipeve ua beson stilisteve, por kjo nuk do tė thotė se mund tė heqė dorė nga kėnaqėsia e tė bėrit shopping; nėse ka edhe ulje ēmimi, aq mė mirė!

Eva Longoria

Lum si ajo! Jo vetėm qė ka fatin tė jetė njė nga aktoret mė tė lakmuara nga tė gjithė prodhuesit qė i besojnė reklamėn e produkteve tė tyre, por ka edhe njė bashkėshort aq tė bindur sa i vjen pas mendjes edhe nė diēka qė burrat nė pėrgjithėsi e urrejnė: tė dalin nėpėr dyqane. Por nuk ndodh kėshtu me Evėn dhe Tonin. Nuk ėshtė mbushur ende viti qė kur janė martuar dhe ėshtė e kuptueshme: ai e trajton ende si princeshė.

Jessica Alba

Nė fakt, ajo i ka marrė masat. Ka vėnė kapelė dhe syze dielli tė errėta. Ka kapur flokėt dhe ėshtė veshur si njė vajzė e zakonshme. Pastaj ka shpresuar qė tė argėtohet duke blerė. Por ja qė edhe kėshtu e ka pasur tė vėshtirė t’i shpėtojė celuloidit dhe ka rėnė nė kurth. Ndoshta, ajo qė e ka tradhtuar ka qenė pikėrisht ēanta firmato qė ka vendosur nė karrocėn e supermarketit.

Rajmonda Bulku

Sigurisht qė nuk e ka marrė mundimin tė maskohet me kapelė dhe syze qė t’i shpėtojė vėmendjes tė fansave dhe tė paparacėve. Nė fakt, Rajmonda Bulku nuk i ka shpėtuar as njėrit, as tjetrit. E megjithatė nuk ka hequr dorė nga kėnaqėsia e tė shėtiturit me radhė nėpėr tė gjitha dyqanet. Kur tė thonė “aktorja mė e bukur shqiptare”, ke edhe njė pėrgjegjėsi mė shumė pėr tė qenė e veshur bukur.

Jessica Simpson

Kushedi se sa kushtojnė ato kėpucėt qė ka nė dorė Jessica Simpson. E kalojnė me siguri milionin, duke qenė se bėhet fjalė pėr njė aktore qė pėlqen tė ketė nė gardėrobė koleksionet mė tė fundit tė kėpucėve. Por edhe tė ēantave, sigurisht, po qe se shohim ēantėn Fendi qė ka nė dorė.

Katie Holmes

Gruaja bukuroshe e aktorit Tom Cruise ėshtė fotografuar jo pak herė teksa shėtit dyqanet nėn shoqėrinė e vogėlushes sė saj Suri. Tė njėjtėn gjė ėshtė duke bėrė edhe tani: duke blerė rroba pėr vajzėn e saj tė vogėl, e cila – derisa tė rritet – duhet t’i besojė shijes tė mamit tė saj. Nuk ka pėr t’i dalė pėr keq, pėrderisa qė tani mami e vesh kokė e kėmbė me Burberry apo me firma tė tjera tė famshme.

Liz Hurley

Ėshtė ėndrra e ēdo vajze: tė ketė njė palė kėpucė Jimmy Choo. Por shumica mjaftohet duke i parė nė ndonjė faqe interneti dhe sigurisht vazhdon t’i ėndėrrojė. Pastaj ka edhe nga ato vajza qė quhen Liz Hurley dhe mund tė mbajnė nė duar ēantėn me logon Jimmy Choo, brenda sė cilės janė me siguri njė palė kėpucė tė hatashme.

Orinda Huta

Ėshtė fotografuar fare rastėsisht teksa ka kapėrcyer derėn e njė dyqani dhe ėshtė pėrqendruar duke shėtitur sytė nėpėr vitrina. S’e ka kuptuar fare Orinda qė po e fotografojnė dhe duket qė nuk ėshtė duke bėrė kot. Ne e kuptojmė: kur je duke bėrė shopping as qė e ke mendjen se ē’bėhet rrotull teje dhe duket se kėngėtarja Orinda Huta nuk bėn pėrjashtim nga grupi “I love shopping”.

Paris Hilton

Trashėgimtarja e famshme i ka dhėnė provat: nuk ka ndonjė gjė mė tė rėndėsishme pėr tė bėrė, pėrveēse tė sorollatet klubeve tė natės, tė dehet, tė bėjė skandale e – kur i tepron pak kohė – tė bėjė shopping. Madje, kėtij tė fundit i kushton rėndėsinė qė meriton, duke vizituar dyqanet mė tė famshėm. E kanė radhėn produktet kozmetike Kate Somerville.

Reese Witherspoon

Tė gjitha e kemi provuar atė kėnaqėsinė qė ndjen pasi ke futur nė ēantė atė fustanin qė tė pėlqente aq shumė. Sytė tė shkėlqejnė dhe nė buzė ke njė buzėqeshje teksa del nga dyqani. Ja, tamam siē duket Reese Witherspoon. Ēudi! Kishim menduar se kėtyre aktoreve tė famshme nuk u bėnin shumė pėrshtypje kur blejnė rroba tė reja. Po tė gjykosh nga pamja, e paskemi pasur shumė gabim!


Victoria Beckham

Njė vit u zgjodh si femra e veshur mė bukur, pastaj njė vit tjetėr si femra e veshur mė keq. Mirė apo keq, njė gjė ėshtė e sigurt: Victoria Beckham ėshtė njė “fashion victim”. Ta shohėsh teksa provon kėpucė 12 centimetra tė larta, nė njė butik (qė kushedi sa tė shtrenjta i ka ēmimet) nuk ka asgjė pėr t’u ēuditur. Me siguri qė ky ėshtė pasioni i saj mė i madh, pėrveēse tė bėjė operacione plastike.

Marre nga : Revista Jeta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
I love shopping, ashtu si...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisė"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com