LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Disa mendime per cfare kam shkruar me lart mbi antikitetin ne Myzeqe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Disa mendime per cfare kam shkruar me lart mbi antikitetin ne Myzeqe   Mon Mar 01, 2010 3:15 am

Disa konkluzione per cfare kam shkruar me lart mbi antikitetin.

Nga te gjitha informacionet qe na sjellin autoret antike shohim nje mundesi saktesimi ne terenin konkret pavarsisht mjaft deformimeve qe jane verejtur ne shkrimin e emrave te vendeve, lumenjve, qyteteve e fortesave nga ajo cka mbetur ku ne kemi gjetur aktualisht sot nepermjet etimologjis se fjales, toponimis, hidronomise apo nepermjet objekteve te dala nga germimet arkeologjike.
Duke njohur disi evolimin e mundshem te gjuhes shqipe neper shekuj, huazimet gjuhesore te fqinjve, gabimet ortografike qe jane te pashmagshme kur dihet se jane shkruar ne gjuhe te ndryshme si ajo greke, latine, sllave apo turke qe kane alfabete dhe fonetike edhe midis tyre te ndryshme eshte e kuptueshme po ti shtosh ketyre edhe deformimin nga shqiptimi i mundshem qe ndryshon nga zona ne zone e deri fshat me fshat me dialekte qe i humbet kuptimi fillestar cfaredo lloj emri te regjistruar.
Pervoja ne kete studim na ka ndihmuar qe te ndertojme me mire e me drejte disa rruge njohje e studimi per te nxjere konkluzione pergjithsuse. Keshtu ne radhe te pare jemi perpjekur qe te gjithe emrat qe na vijne nga antikiteti me aq mundesi e njohje qe na eshte dhene kemi ndertuar programin ne disa gjuhe qe na vijne shkrimet por edhe informacionet e levizjeve te pushtueve tane qe nga antikiteti.
Kemi mare emrin ne gjuhen shqipe dhe kemi krahasuar ne kuptim, ne gjuhen greke te vjeter, ne gjuhen latine, ne gjuhen sllave te vjeter dhe ne gjuhen turko-arabe. Nga krahasimi i tyre dhe perafersia me shqipen ose me etimologjine e fjales kemi mundesuar zgjidhjen me te arsyeshme drejt te se vertetes. Per shembull fjalen Partha te grekeve, ne shqip eshte e bardhe, ne latinisht eshte Alba, ne sllavisht eshte Bjella dhe turqisht eshte Beja. Po ku eshte ky vend dhe cilet jane banoret vazhdues te tradites se tyre ne kohrat tona. Kete do ta trajtoj me gjere ne nje studim ne kapitull me vete.
Fortesen Corragum ne taulanti e gjejme te shkruar nga Tit Livi ne kete forme kurse Polibi ne formen Cerax kurse Pahlimiri permend prane Devollit kalane e quajtur Cernikut. Kjo korespondon sot me fshtatin Karbunare qe eshte emer latine ne te cilin dallohen akoma dhe sot rrenojat e forteses mbi malin e Stan Karbunares. Po keshtu ky emer me i deformuar na vjen ne shqip me emrin Qerret prane fushes e diku me lart ne kodra ne formen sllave Cerrag. Ketu ka vend per te pare edhe etimologjine e emrit te fushes Saura, Savre, Sarave qe na sjell Barleti ku u bene luftimet e para te shqiptarve me turqit me 1385, ku mendoj se ka te njejtin kuptim ne gjuhen latine me cka trajtuam me larte.
Diku prane Karbunares, ne lindje te saj eshte fshati Zgjane ne kete emer dallohet qarte nje emer me etimologji te plote shqipe. Eshte me kuptim te zinj jane, kjo mbase jane nga banoret e vjeter te Karbunares qe u largun dhe krijuan nje qender te re banimi dhe jane quajtur nga banore te tjere ne gjuhen shqipe.
Emrin mesjetar te fushes se Myzeqese duke e trajtuar ne kete menyre e gjejme ne shqip-dheu i zi, ne gjuhen latine-Musioni, ne gjuhen sllave-cerme, dhe ne gjuhen latine ballkanike te arumunve Myzak, ne gjuhen italiane Savra, Sarava, Saver, Sera me kuptimin e zeza, ne turqisht-karatoprak pra ne te gjithe keto gjuhe kuptohet se eshte fjala per dheun e zi, token e zeze te fushes.
Per lumenjte tane eshte verejtur se ata kane emra te ndryshen ne zona te ndryshme dhe kete e lidhin me emrin e lumit me te afert qe kane prane dhe qe bashkohet me rrjedhen kryesore. Keshtu lumi Devoll ( Diavolo, Dieualis) ne zonen e Dumrese ne mesjete njihej me emrin lumi i Graboves, ne fushe me emrin Lumthi ose Delli dhe ne rrjedhen e poshtme me emrin lumi i Gogolasit, i Karavastase ose lumi i Pirgut. E njejta gje konstatohet edhe me lumenjte e tjere te vendit.
Ne informacione te ndryshme nga autore te vjeter shohim edhe pleksje emertimesh kjo me e ngaterruar sidomos ne disa harta e skica te vjetra udhetaresh e sidomos ato te shekullit te XVII-XVIII qe jane perpunuar per historine e lashte por duke mos njohur terenin konkret qe do na krijojne veshtirsi ne zbardhjen e mjaft enigmave.
Jane shkruar mjaft shkrime e studime per tema te historis se vjeter dhe perseri vazhdojne te shkruajne por ne mjaft raste punohet me fantazi te tepruar qe eshte e pa pranushme tejmasa e saj ne histori sepse duhet fakti, dekumenti, objekti kurse shume shkruajne nga pike nisje te gabuar qe te tjeret e kane dhene si te “vertete objektive“ te konfirmuar. Autoret tane bile mjaft edhe me tituj shkencore edhe nga ata me seriozet me teper kane vazhduar rrugen e nisur nga studjuese te huaj bile i kane mbi vlersuar studimet e tyre pa u thelluar ne mjaft raste duke shkuar ne rruge pa krye. Nuk dua te zbeh kontributin e madh te mjaft studjuesve te huaj qe jane mare me historine e kulturen tone por mendoj se edhe nder ta kane ndikuar nje sere faktoresh qe i kane penguar per tu dhene zgjidhje mjaft enigmave. Duhet pervec dekumentit edhe njohja e gjuhes se vendit dhe e origjinalit te shkrimit te dekumentit te vjeter. Kam vene re se nuk jane perkthyer korrekt mjaft dekumenta te vjetra, ne disa raste jane mare fragmente pa ju nxjere kuptimin e origjinalit, kushtu tek libri Iliret dhe Iliria, Lufta Civile e Cezarit e ne mjaft te tjere qe jane baze per te gjykuar e per te ndertuar drejt historine.
Keshtu per shembull informacionin e dhene nga Klaud Ptolemeu per fisin e vogel te Albaneve dhe qytetin Albanopolis, shtrirjen dhe vendodhjen e tij ne gjeresine 46 grade deri 41 grade e 5 minuta, mjaft studjues kane debatuar dhe nuk i kane dhene zgjidhje akoma dhe sot e kesaj dite. Informata e dekumentit te Ptolemeut eshte mjaft e sakte por te tjere kane shtuar e interpretuar me sajesa qe nuk qendrojne. Ne kete kuader jam perpjekur te sjell argumenta qe te shkoj tek e verteta aq e deshiruar nga te gjithe, kjo mund te duket e habitshme qe une nje qytetar i thjeshte krahas problemeve te jetes personale kam mundur te studjoj, mbledh e konkretizoj direkt ne teren mbase me mjaft sakrifica per te zbardhur te verteten historike qe mjergulla e shekujve per fajin tone me teper se sa dhe te tjerve na ka mbeshtjelle dhimshem.
Ne mesjete Anna Komneni shkruan per mbrojtjen e grykave te Arberit qe bejne bizantinet ku ndermjet te tjerash permend edhe mbrojtjen e Deures, Deuren, Deurioteve ku perkthyesit kane shenuar emrin Diber. Mendoj se nuk qendron, ne kete rast mund te behet fjale per zonen e Dumrese qe eshte ne kete zone veprimesh kurse Dibra eshte larg nga luftimet, ketu nuk permendet fortese si ne qytetet e tjera kur Dibra dihet se ka patur disa keshtjella te forte ne territorin e saj.
Po keshtu kur ajo shkruan per perandorin qe erdhi e shoqeroi Kantakuzenin deri ne vendin, ngushticen e quajtur Petra per te vazhduar rrugen per ne Gllavenice, perkthyesi mendon se behet fjale per ngushticen e Kelcyres. Mendojme ne kete rast se behet fjale per ngushticen e Devollit prane Dumrese ku eshte edhe nje shkemb qe quhet shkembi i Dragotit. Ne perforcim te ketij mendimi vjen edhe levizja e Kantakuzenit per ne Gllavenice kur ai kalon neper vende mocalore dhe shkon deri ne qytetin e vogel te Mylit dhe e rrethon. Kjo hedh poshte rajonin e supozuar nga perkthyesi ne rrugen Kelcyre-Gllavenice qe dihet se ne kete drejtim nuk ka vende mocalore.
Po keshtu tek shkrimi i Anonimit te Gorkes do te dallojme se flitet per kete zone kur shkruan per arberit qe shtrihen ne rajonin nga lumi Mat (Matia)ne veri deri ne lumin Epasa (Apsus) ne juge ku perfshin dy provinca, do me thene Clisaram qe duhet kuptuar zonat e grykave malore perreth fushes dhe Tumurist qe ka kuptimin e zonave te ulta, fushore dhe jo sic na e kane dhene si Tomorrishten. Po keshtu edhe per provincat e tjera qe perfshine arberia si Cumaniam duhet kuptuar Kumani qe eshte ne zonen e Mallakastres se bute, zona e Rroskovecit qe eshte nje teritor me toke ranore, shtufore qe quhet kum ne mjaft raste. Stophanatum duhet kuptuar zona Cakran-Levan-Frakull, Polatum duhet kuptuar krahina e Karatoprakut me qender ne Ispolate dhe jo Pulti sic na e kane dhene, provinca Debre duhet kuptuar zona kodrinore e Debrese, Dumrese dhe jo zona e Dibres qe eshte larg territorit te Arberit te mirefillte. Jane keto zona ne fakt qe meren me bujqesi e vreshtari dhe nuk leviznin nga njeri vend ne tjetrin sikurse arbereshet e lartepermendur dhe qe u paguajne tribut arberesheve (albanensibus, albaneve shetites). Dihet tashme nga dekumenta mesjetare se keto zona kane patur banesa te qendrushme dhe qyteza dhe nuk kane qene as thjeshte katolike, as thjeshte skizmatike (orthodhokse). Pra ketu kuptohet se kemi te bejme me banoret e zonave kodrinore prane fushes ku levizin arbereshet, ata jane sic njihen edhe sot me teper unite dhe sic shkruan ne vitin 1903 Mis Durhan kur kaloj neper zonen kodrinore te Dumre-Darsise se ato besonin akoma ne perendite e tyre pagane te tradites se hershme. Keshtu nuk behet fjale per zonen e Dibres ku njerzit meren me teper me blegtori, jane me stacionar e ne kreshta te mbrojtura e larg zones fushore qe ti nenshtrohen asaj e ti japin harac ne kundershtim me tipin karakteristik te malsorit shqiptar.

Lexojini dhe hidhni ndonje mendim per keto trajtime. Jane dhe qindra kapituj te trajtuar qe mendoj se kane mjaft interes botime per historine tone.
Se shpejti .... do ti nis te shoqeruara me harta te vjetra, skica te ndryshme, fotografi objektesh te pa njohura e faksimile te ndryshme
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Disa mendime per cfare kam shkruar me lart mbi antikitetin ne Myzeqe
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KRISTAQ TURTULLI:Disa mendime rreth krijimtarisė sė kėngėtarit tė dashurisė Pėrparim Hysi
» Foto nga Floresita Bossi:PARAJA NUK ESHTE GJITHCKA,,,,POR CFARE ESHTE MIQTE E MI???
» Sėmundjet psiqike dhe lidhjet me sėmundjet tjera
» Disa nga vetite dhe vlerat e Ftoit
» Gabimet e Fan Nolit pėr Skėnderbeun

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs