LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fortesat e Orgessusit, Creonit dhe emra te tjere si Arnisa ne Taulanti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Fortesat e Orgessusit, Creonit dhe emra te tjere si Arnisa ne Taulanti   Mon Mar 01, 2010 3:05 am

Fortesa e Orgesit ne taulanti

Fortesa Orgesuss eshte tashme e njohur me renojat e saj te shumta antike prane fshatit M’argllic ne kodrat e Patosit. Emrin e tij mendoj se e mbajne pervec qendres se vjeter qe quhet M’argllic edhe lumi qe kalon aty prane, lumi i Gjanices si dhe fshati Arianitas prane Ballshit ku mendohet se jane zhvendosur banoret e vjeter pas shkaterrimit te Orgesussit antik.
Pra kjo e dhene e Tit Livit eshte e sakte per tre fortesat Corragum, Gerinium dhe Orgesuss prane kodrave te fushes se Myzeqese qe pushtuan, grabiten, dogjen e renuan ne zonen tone legjionet ushtarake romake ne fillimet e pushtimeve ne Iliri.

Creoni antik eshte Kanina e sotme

Qyteti Creonium, Creoni qe ju muar Filipit te Maqedonise dhe krahina quhet Caulonias. Jam i prire te trajtoj kete kur tashme dihet se Cau i thone latinisht edhe kepit, kokes por edhe me kuptimin gji deti dhe lonias mbase bri Vlores (Cau lonia ka dhe kuptimin kepi, koka dhe lonia kuptimin flamur, shenje, orjentim). Por nuk duhet te harrojme se ne kohe te vjetra ka qene nje qytet me kete emer Lona ne kodrat e Ardenices. Caulonia apo Taulonia (Taulanios) mos jane e njejta gje. Por qyteti qe permendet ketu Creonium, Creoni kuptohet qarte se eshte emertim ilir nga fjala Cre, Kre, Krye, Koke dhe mund te identifikohet me emrin e sotem Kanina qe e ploteson mjaft mire per nga pozicioni i saj dhe rendesine qe kishte per kuptimin Koka e zones, e gjirit. Ketu mund te shikojme edhe kuptimin mbi origjinen e emrit te Vlores (C‘aulonia). Por nuk mund te mohojme edhe mundesine qe ky emer Creoni i antikitetit mund te jete deformuar edhe ne formen Throni, qe e gjeme ne gjurmet e limanit te vjeter te rrenuar Triporti prane Zvernecit.

Brygi ose Phrygi nje tjeter fis ilir sipas Strabonit dhe Apianit ku e vetmja e dhene eshte se ndodhen ne veri afersisht prane Durresit midis Taulanteve dhe Parthineve. Kjo mund te jet e mundeshme ne zonen e Kavajes nga bregdeti deri ne zonen e Tiranes ky gjejme mjaft emertime te aferta me kete emertim si briget, vriget, la vrigot ne derdhjen e Shkumbinit apo ne zonen e Tiranes me emrin Brysak e Briak, Brrake (ne gjuhen thrakishte, maqedonishte por dhe mesapishte fjala Brake do te thote kenete, mocal, vend i lagesht)

Kulla e Kamunait ne Sulove nje fortifikate qe mbronte gryken e Devollit. Kjo kulle eshte e koheve antike por emri i saj i hershem ka humbur ne erresiren e shekujve. Kuptimin e sotem te emrit Kamunait mund ta nxjerim nga bullgarishtja qe kam do te thote gur, shkemb, pra kulla e Shkembit e Gurit, ne disa raste e quajne Kulla e Petras. Ajo mbronte gryken e Suloves ku lumi zbriste drejt serendipity prane shkembit, gurit te Dragotit.

Maruzio eshte stacion i rruges Apolloni-Nova-Stefaphana-Kuc-Maruzio-Klodiana qe lidhej me rrugen e madhe Egnatia. Mendohet nga studjues te ndryshem se mund te jete Golemi i Lushnjes por nuk perjashtohet edhe Garunjasi i vjeter diku aty prane qe e gjeme me emrin Gerusios (Kerusios) me nje gabim te mundshem qe te jete shkruar M per G ose K. (Gerusios-Kerusios, Maruzios). Por duke u nisur nga kuptimi etimologjik i kesaj fjale te nxjere nga Profesor Cabej si dhe nga emri qe mban nje fshat aty prane Konjat ku dhe jane gjetur mjaft objekte arkeologjike ne gryken e perroit te fshatit Dushkut i vjeter mund te ndertojme vazhdimsine neper shekuj te kesaj qendre qe ka kuptimin Konjat-Kuaj ne sllavish, Marusio ne shqipen e vjeter Mez, Maz, Kal dhe Gerusios ose Kerusios nga Ker, Kerric, Kal i vogel, Mez, Maz.
Nje stacion tjeter rrugor te vijes jugore Egnatia kemi prane Apsusit afer Ures se Kucit ne formen Mazhaj (Maz) ashtu sic kemi edhe ne vijen veriore te Egnatias ne formen latine Kavaja (Kavalio).
Pra keshtu stacioni, mutatio Marusio-Stacioni i nderrimitt te kuajve eshte nje nder pikat ku kalonte dega jugore qe lidhte Egnatian me Apollonine, pervec rruges se drejtperdrejte Apolloni-Durrachion qe kalonte prane kodrave ne zonen bregdetare.

Pierise fusha e Frakulles ne antikitet

Pierise(fusha e Frakulles ose Verise sic quhet ndryshe fusha)eshte nje zone ne taulanti sipas Strabonit ne vendin e quajur Seleuki (kjo fjale qe duket e perbere nga dy emra ku njeri kuptohet greqisht leuka-lefka do te thote e bardhe dhe fjala tjeter Se kuptohet si shesh, vend pra vend i bardhe ose shesh i bardhe ) ku nxiret dheu asfaltoz qe eshte ilac i mire kunder morrave te vreshtit. Duhet pare zona e Orakullit qe permendin autoret e vjeter prane Levanit ne fushen e Frakulles e cila perputhet me pershkrimin e dhene.

Arnisa qyteti, qender e taulanteve ne Myzeqe

Arnissa qytet i taulanteve qe permendet vetem nga Ptolemeu me kordinata te caktuara ne 45 grade e 20 minuta te gjatesise veriore e 40 grade e 40 minuta te gjeresise jugore i llogaritur qe nje minute eshte e barbate me 1.06 milje romake. Keshtu nga Durresi e matur me kilometra na del se Arnisa eshte 32 km ne juge te tij ose 8 km poshte lumit Panys (Genysit, Shkumbinit te sotem i cili ishte 24 km ne jug te Durresit )
Edhe ne nje harte tjeter te Mesjetes se vone te Ortelit qe mbahet si permbledhese te hartave te vjetra shikojme per treven tone te taulanteve tre qytete te medhenj ku midis te njohurve Epidamn dhe Apolloni eshte edhe Arnisa.
Ka shume hipoteza per vendndodhjen e saj prane kodrave te Divjakes, une mendoj duke u nisur nga kordinatat e dhena si dhe nga objektet e shumta qe jane gjetur si dhe nga emri qe mban sot vendi ne keto kodra prane fshatit Ispolate-Spolate qe do te thote ish qytet. Kjo perforcohet edhe nga emertimi sllav aty prane i fshatit Gradishte qe do te thote ne kete gjuhe qyteze. Kurse me ne veri te kesaj qendre ne koder ne vendin Germenj-Germenjcok ku jane gjetur objekte te vjetra te antikitetit dikur ka qene qendra tjeter qe permend Cezari gjate veprimeve luftarake prane brigjeve te Shkumbinit me emrin Asparagum. Del pyetja po perse Cezari nuk e permend ne kete rast Arnisen.
Se pari ky emer na del nga Ptolemeu gati 200 vjet pas Cezarit, mund qe ajo te mos ishte ne kohen e luftimeve.
Se dyti Cezari si ushtarak e strateg ishte mjaft i kursyer ne pershkrime qe ishin jasht interesit te tij, kete e shikojme edhe per te dhenat e pakta qe na sjell edhe per qytete e tjera te medhenj e te rendesishem si Durresi, Apollonia, Butrinti, Opidum Parthenum, Oriku apo Asparagumi ku ai eshte teper i kursyer ne informacione.
Se treti Cezari nuk e kaloi drejtperdrejte lumin Apsus (Semanin) per te shkuar ne veri ne drejtimin e Durresit ku mund te shikonte edhe qytetin e Arnises por shkoj mjaft djathtas per te dale ne kodrat e Karbunares. Prej ketej ai shkon dhe pushton Opidum Parthinum qendren e partheve e me pas do te delte prane Shkumbinit ku do te bashkohej me Mark Antonin e se bashku te delnin ne Asparagum per te vazhduar drejt veriut pas ndeshjes se mundeshme me Pompeun.
Se katerti edhe gjate terheqjes ne kete drejtim ai ishte i shternguar te shkepuste sa me shpejt kontaktin me kundershtarin qe po e ndiqte nga pas rruge e pa rruge.
Po te njohesh te dhenat historike si dhe mjaft materiale qe une trajtoj ne kete studim per te lokalizuar sa me drejte Qytetin e Bardhe i cili i ka dhene emer dhe njohje Shqiperise qe ne kohet e vjetra me emrin Alban dhe Albanopolis do te gjesh pa tjeter vendodhjen e tyre. Do ta kuptoj gjithkush pa veshtirsi edhe pse ne kemi shume emertime te tilla ne gjuhe te ndryshme te popujve te ardhur si pushtues se behet fjale per qytetin qe e gjejme te shenuar se pari Partha, Bantia, Partusi, Opidum Parthnum, Debora, Debona, Albanopolis, Beleshi, Belshe. Ky qytet ndodhet ne krahinen e Dumrese e cila ka patur dhe emra te vjeter te ndryshem si Parthine, Eordei, Galioni, Albana, Arberi, Belshe deri ne mesjete. Keto emertime jane nga ilirishtja, shqipja e vjeter Parthine (quhet i bardhe, Eordei vjen dita, bardhesia, Debona sinonim i se bardhes), emertime nga greqishtja e vjeter Galioni (quhet i bardhe, qumeshtor) nga latinishtja Alban(quhet i bardhe) dhe nga sllavishtja Bjele, Belesh (quhet i bardhe). Me vone doli edhe emri Shqiptar mbas vitit 1700 kur ishim te pushtuar nga turqia otomane dhe ky emer i ri vjen nga zberthimet apo konvertime te pa studjuara plotesisht.
Dua te shtoj ndermjet argumentave te tjera te nje rendesie te vecante se percaktimin e qendres se Parthineve na i sjell saktesisht Cezari qe erdhi dhe e pushtoi kete qender. Per kete kam nje studim te vecante qe na sjell mjaft informacion per vendin, njerzit dhe zhvillimin e ilirve Taulante.
Jo larg nga qyteti i vjeter, germadhat e sotme te Gradishtes se Belshit ne drejtim te jugut afer Beratit ekziston si pas tradites vendase te emertimeve te qendrave te banuara ne kujtim te vendit nga vinin emri i nje fshati ne formen latine La’pardha, po keshtu edhe nje fshat tjeter me kete emer La’pardha ne zonen kodrinore prane Vlores.
Astakias permendet si krahine se bashku me emrin e lumit Argia ne gurin mortor te gjendur ne Ballesh mare nga rrenojat e tempujve te Bylysit qe i dedikohet nje oficeri romak Marko Valerio Luliani i cili me shpenzimet e tij ka rregulluar nje rruge te vjeter publike qe nisej nga Bylysi dhe prane lumit Argia e shtruar dhe per karroca per mes Astakias.
Lumi Argia kuptohet se behet fjale per lumin e Gjanices qe mendohet se ne kohen bizantine i dha emrin kur bashkohej me Osumin poshte ne fushe te Myzeqese si lumi Charxenta, Archenta, Harzani, Argenta dhe me vone Seman (Sirm greqisht qe eshte e njejta fjale edhe ne gjuhen turke Serma-argjent)
Emri i ketij lumi sipas tradites qe tashme ekziston ne marjen e emrave te gjithe lumenjve te tjere duhet ta kete mare se kalonte prane qytetit antik Orgesa, Argesa sot rrenojat e M’argllicit. Po keshtu ky mund ti kete dhene emrin fshatit Arianitas prane burimeve te tij ne kodra qe eshte i kohes se mesme mbase i krijuar nga banoret qe kane braktisur qendren antike te M’argllicit per shkaqe te ndryshme.
Gjiri i detit para Apollonise ku derdhej Vjosa antike quhej Grikon qe kuptohet eshte fjale shqipe qe do te thote Grykas qe ekziston edhe sot si fshat.
Kutmiceva eshte fjale e bullgarishtes se vjeter qe permendet edhe ne kronikat e Ballshit per Borisin mbretin e bullgarve si dhe per porosite qe ju jep Borisi dishepujve te Metodit dhe Cirilit qe te shkojne te perhapin besimin ne krahinen e Kutmiceves. (Kutmiceve do te thote rajone te pushtuara, qe zoterojme).
Toskeri eshte emri i krahines me te madhe jugore Shqiptare. Emri mendohet se vjen nga helenishtja qe do te thote vende te pushtuara nga sllavet, shkiate (to-skeri-to sqeri, to-shkeri, to shqeri, to skiau, shqiau,) duke zevendesuar fjalen e vjeter bullgare Kutmiceva qe ka te njejtin kuptim.
Sinje krahine malore ne perendim te Beratit, fjale me origjine nga bullgarishte e vjeter qe do te thote keshtjelle.
Eski, Eskaj eshte qender e banuar qe ne koherat e vjetra prane lumit Seman kur ky del ne fushe te hapur ndermjet Imshtes, Ngurzes dhe Bubullimes. Jane gjetur ne kete teritor rrenoja te objekteve te vjetra sidomos prane mullirit te beut dhe ne Kadipashaj. Emri Eskaj vjen nga fjala me origjine turke qe do te thote e vjeter.
Zona e Hondakes qe gjejme ne disa dekumenta te vjetra duhet kuptuar zona e Hoxhares ku kalonte lumi i vjeter e qe edhe sot dallohen gjurmet e shumta.(mos kemi te bejme me zonen e Astiakes qe permendet ne shkrimin e gurit te Ballshit)
Lanxani ose Lanzani emer i nje vendi prane detit ku derdhej Vjosa deri ne mesjete ne te djathe te Apollonise. Ketu deri para 100 vjetesh dallohej qarte sic tregojne te moshuarit rrenojat e nje keshtjelle fushore. Kete e kam konstatuar vet edhe ne vitet 1950 por me kane treguar dhe te tjere qe kane dalluar guret e medhenj gjate punimeve ushtarake diku sot afer nje reparti ushtarak prane poligonit ne vijen e ujit, perpara pusit te Gjymrykut. Emri Lanzani qe mban zona eshte emer i frikshem, shenje djaish, demonash sic tregon populli dhe kjo kuptohet per arsye te ndryshme te papriturave qe binte lumi kur fryhej por edhe deti ku hynin anijet te ndryshme piratesh sic tregojne mjaft shkrime. Une ne kete vend shoh qytezen skele mjaft te njohur te Spinarices (Spirnarza do te thote vije uji ne gjuhen latine) qe do ta trajtoj me poshte e cila ne mjaft raste quhet e njihet si Gliqolimani qe do te thote Limani i Ujrave te Embla se ato ishin ujra te lumenjve. Ky liman shkonte deri ne brendesi te vendit dhe diku mendohet me rezerve se mbante emrin qyteza e fortifikuar e Mylit (fshati Hamil sot) dhe me lart prane kodrave kishte emrin Portik ose Portza e sotme dhe ishte ne varesi te qytezes Sfinarica qe e administronin perendimoret, venecianet (Cfiri i sotem) ne zonen malore te Mallakastres se Bute si dhe mjaft limane fshatrash ne kenetat e lidhura me lumin. Por ky liman i degjuar per aktivitet ne para mesjete u demtua nga prurjet e ujrave kur Vjosa nderroi shtrat dhe shkoi shume me ne juge te vendit aty ku eshte afersisht dhe sot.
Kernica ose Qernica eshte emri i liqenit ose i kenetes se re qe mbeti pas largimit te Vjoses dhe mbylljes se Portzes qe do te thote ne gjuhen greke e fituar e perfituar (rajon, vend toke, liqen i perfituar nga largimi i Vjoses).
Ka te tjere qe e marin si emertim me origjine sllave qe do te thote e zeze, Kernica, Qernica, Cernica kurse une dalloj ne te edhe fjalen shqipe Kenete.
Slanica njihet zona fushore bregdetare ku toka ka shume kripsire nga ujrat e detit ne i themi shqip Shellira, eshte fjale me origjine sllave(Slanice i thone kripes).
Sterpas ose Shterpas quhet nje fshat sot prane Semanit, kuptohet se dikur nuk jepte shume prodhime bujqesore per arsye te permbytjeve nga ujrat e prej kripes se detit.(disa e lidhin emrin se dikur keto toka ishin te manastirit dhe gjate veres kur largoheshin ujrat krijoheshin livadhe mjaft te mire dhe ketu mbaheshin delet shterpa te manastirit per tu ushyer)

vazhdon ne shkrime te tjera
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Fortesat e Orgessusit, Creonit dhe emra te tjere si Arnisa ne Taulanti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nuhi Veselaj: Rreth identitetit tė gjinisė asnjanėse nė shqipen e sotme (VII)
» Nuhi Veselaj: Rreth identitetit tė gjinisė asnjanėse nė shqipen e sotme - Konstatime paraprake
» Ekskluzive: Intervistė me poetin, eseistin dhe pėrkthyesin e njohur Mazllum Saneja
» Kėrkojnė emra pėr tė fituar Prishtinėn

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com