LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qyteti antik me skele i Daules Taulante ne Myzeqene e Lushnjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Qyteti antik me skele i Daules Taulante ne Myzeqene e Lushnjes   Mon Mar 01, 2010 2:49 am

Qyteti antik Daulia i partheve taulante ne Myzeqere e poshtme

Qendra tjeter e distriktit Eorditi me emer Daulia ndodhet me poshte ne Myzeqene perendimore. Ajo ne kohet antike ishte qytet i fortifikuar dhe nje skele e rendesishme e Partheve per shkembimin e mallrave me vendet e Adriatikut e me gjere. Prane ketij territori kishin nisur sulmet legjionet romake ndaj ilirve taulante shkruajne te gjithe autoret e vjeter. Edhe Jul Cezari ketu perpara Daulias ngriti fushimin luftarak dhe krye veprime mbrojtese luftarake ndaj forcave superiore te forcat e Pompeut dhe ne pritje per te ardhur forcat e tjera te Mark Antonit nga Italia. Ketu kalonte rruga e drejtperdrejte Apolloni-Durrachium kishte dhe ura sic shkruajne autoret kur pershkohen luftimet apo kur Cezari iu u desh te hidhej fshehurazi ne Itali qe te merte forcat qe nuk po i vinin. Ai u nis naten pa u diktuar nga kampi me karrocen e tij (gje qe tregon se kishte rruge te mirembajtur per karrocat) dhe i hipi varkes me rrema per te dale ne det (kuptohet se kish skele anijesh)
Qyteti Daulia qe e gjejme edhe me emertime te tjera vertetohet qarte prane grykes se Apsusit ne dalje te Babunjes se Lushnjes, kete emer e mban sot fshati Daullas prane Vanarit te Libofshes. Ketu ne pronat e familjes se Xhavit Jashar Rrushos midis Babunjes e Vanarit tek varrezat e vjetra te muhamedanve gjenden objekte te antikitetit si dhe guret e limanit te vjeter e te forteses se Diavoles, Daulia antike. Nje kollone te madhe mermeri mbi 3 metra me gjersi 40 cm e trashesi mbi 15 cm qe kishte edhe disa vrima anash per tu fiksuar ishte sic dukej nje pjese e portalit te hyrjes se qytetit te vjeter, une mendoja ta vinim ne muzeun e Lushnjes. Xhaviti shoku dhe miku im qe nga femijeria e ruante me kujdes se e kishte kujtim nga i jati nje patrijot fanolist e demokrat i njohur i viteve 20 qe e vrau pabesisht agjentura e Zogut. Kete shtylle ata e perdornin per lesimin e tokave te tyre por vone une mora vesh se ajo ne anen e brendeshme kishte nje shkrim te vjeter qe fatkeqsisht nuk munda ta shikoja ne ate kohe se dhe vet Xhavite nuk donte te ekspozohej shkrime se mund tja mernin kollonen. Me vone kur u ngushtuan tokat e oborrit nga mos perdorimi si dhe vershimit te ujrave shtoj dhe harresen pas vdekjes se Xhavitit ne vitet 80-te, ajo mbetet e fshehur diku prane arave te families se tij. Po ne arat e Zabit Xhavit Rrushos une kame pare gjate punimeve ne thellesine nen 2m kur hapej nje pus per vaditje dy koka qypash te medhenj te antikitetit qe sherbenin si rezervuare por tani te mbushura me dhera gjate kohrave. Kete ja tregoj dhe shkrimtarit te njohur Vath Korreshit ne ate kohe Minister i Kultures dhe deputet i Myzeqese, por per kohen me veshtirsite e tranzicionit ishte e pamundur te dergonin ndonje ekspedite arkeologjike. Kjo vinte edhe per skepticizmin e disa historianeve qe zonen e Myzeqese e shikonin si nje zbrazeti nga ana arkeologjike.
Per kete qender te vjeter banimi kishte nje njohje shume te percipte nga studjuesit tane kur ne fakt shume nga autoret e vjeter na jepnin mjaft information per te. Une kam lexuar per kete Tit Livin, Strabonin dhe Ptolemeun si me concrete e te sakte ne information.
Po keshtu ambasadori frances prane Ali pashe Tepelenes, Pukewill shkruan kur kalon neper Myzeqe nga Vlora ne Berat me 1806 se …rrenojat ne Daullas jane te qytetit te vjeter Daulias ne derdhjen e poshtme te Apsusit qe e permend gabimisht Ptolemeu ne gryken e Vjoses.
Ne vitet 50 e ne vazhdim prane fshatit Gure dhe siper prane kodres te Babunjes e ne perendim te saj une kam gjetur gjate punimeve bujqesore dhe ushtarake mjaft fragmente te objekteve te antikitetit. Prane kampit te burgosurve greke te kapur ne provokacionet e gushtit te vitit 1948 me tregonte nje nder oficerat e ketij reparti Pilo nga Selenica e Vlores se gjate varrosjeve te te vdekurve kemi gjetur ne kthesen e fshatit Gur mjaft objekte, gure te skalitur, tjegulla me shenja, monedha te vjetra bronci, fragmente qeramike, tuba qeramike te koheve te antike si dhe shtresa te ndryshme mozaiku por nuk njoftuam specialist sepse dhe rendesine nuk ja dinim.
Ne vitin 1977-8 gjate fortifikimit te grykes se Gradishtes u gjend mjaft material arkeologjik me vlere por kujdesi per ti mbledhur dhe ruajtur ishte i dobet, fatkeqesisht studimet per to ishin te cekta dhe shume neglizhuse. Mbi rezervuar ishte nje nekropol i madh por si ndermarja e ujrave dhe reparti ushtarak nuk treguan kujdesin e duhur dhe pse shpesh vinin historian dhe arkeolog te ushtris ne keto ane.
Po ketu gjendet emri i lumit Devoll, Diavolos ne formen Gogolas qe eshte
i njejte ne kuptim me emrin Diall ne shqip, ne latinisht Diavolo, ne sllavisht Barbull si dhe tempulli pagan i Devollit ne formen popullore kristiane Shen Diela dhe Shenbarbulla ose Shenbarba. Edhe sot ndodhen aty prane keta tempuj pagan te harruar, ashtu sic ndodhen si ne simetri edhe ne Gryken e ngjashme prane Kucit ne Fiershegan dhe ne fshatin e sotem Barbullinje ne Lushnje.
Shume objekte antike jane rrembyer nga te huajt neper shekuj ne kete zone, vetem austriaku Prashniker rrembeu mbi 50 statuja dhe punime te vjetra qe gjendeshin ne objektet e kultit dhe shtepite e banoreve te zones dhe sot ekspozohen ne muzete e Austrise. Kam pare te tjera objekte te antikitetit te ruajtura nga banoret e zones dhe na terheq mendimi se ato jane punuar si shume te tjera ne kete zone me material nga guroret e Dragotit te Dumrese. Ato ndryshojne nga ato te Apollonise, bile jane edhe me te vjetra mbase unikale ne trevat tona per te trajtuar origjinaitetin kulturor ilir por duhet puna e specialisteve qe ti vlersoj ne te gjitha drejtimet per te zbardhur misteret e shumta.
Dy koke antike, statuja te murrosura ruhen ne kishen e Shengjergjit ne Libofshe dhe thuhet nga te moshuarit se njera paraqet mbretin e ilirve Bardhulin plak. Shenjat e nje demtimi te qellimshem si edhe ato qe kane lene austrijaket per ta mare gjate luftes se pare boterore dallohen qarte. Te tjera gojdhenash e tregojne se me kete koke antike kemi te bejme me Hyjnin e se keqes, me Diallin (Diavolo, Barbulla, Gogolas dhe portreti tjeter mendohet se eshte kushtim per lumin e Apsusit, Osumin lumin e Beratit. Nje shkrim me te gjere kam bere per keto vepra antike te mirefillta ilire qe i perkasin taulanteve, fisit te Parthineve, Albaneve te Ptolemeut.
Studjuesi Karl Pac ka eksploruar disa here ne vendin tone qe nga viti 1900 dhe ai mbetet nje nder arkeologet e nderuar qe ka kontribute me vlere per arkeologjine tone. Ai eshte dhe themeluesi i pare i muzeut arkeologjik shqiptar ngritur ne Tirane ne vitin 1920. Karl Paci na jep mjaft te dhena edhe per gjetjet ne Myzeqe per Pojanin, Beratin, Vloren dhe objekte te tjera te antikitetit, ai shkruan... edhe pse me qindra perkujtimore te rendesishme ne pikpamje te historise, te kultures u transportuan per ndertime kishash ndermjet Vjoses dhe Semanit e me tutje ne Berat dhe Vlore edhe pse shume skulptura u cuan jashte vendit...prapseprapi toka e Pojanit eshte shume e pasur me monumente, aq e pasur sa kurre nje vend tjeter ne krejt Europen.
Ai ndermjet te tjerash na tregon per nje faltore afer kasolleve te varfera te Kryegjates ne juglindje te Pojanit ku pjesen me te madhe te tepricave te kesaj faltoreje e mori Ibrahim Pasha i cili i transportoi me 70 qerre gure per te ndertuar pallatin e vet ne Berat, po keshtu me nga keto materiale eshte ndertuar edhe Teqja e Helveteve ne Berat.
Une mendoj se ajo qe thuhet se mjaft nga objektet e antikitetit te Apollonise i shohim te murrosura ne muret e kishave, manastireve, shtepive te feudalve apo te qytetarve te thjeshte, ne muret rrethuese e te kalave nuk jane mare te gjitha nga Apollonia. Ato jane mare edhe nga qendrat e tjera te antikitetit aty prane qe sot jane rrenuar plotesisht per arsye te mos ruajtjes te ketyre objekteve nga qeverrite e dikurshme si ne qendren e vjeter ne Babunjes por edhe prane Spolates, ne Asparagum prane Divjakes, prane Metoqit te Libofshes qe eshte jo larg nga Ardenica, nga Mbrostari, Stephanaja, Margllici, Karbunara, Germenji, Dushku e mjaft qendra te tjera sepse ka mjaft legjenda qe i perforcojne keto por edhe dekumenta kishtare te vjetra.
Ne Apolloni vijne arkeologe frances si Leon Hezej dhe arkitekti H. Domet me porosi te Napoelonit te III-te me preteksin e studimit te fushates se Cezarit dhe luften e tij me Pompeun ne trualin e Ilirise. Ato habiten me germadhat e shumta qe shohin perreth, Apollonia ishte vertet nje miniere e madhe antikash, nje muze i hapur ku thesaret ishin te lena pas dore mbi siperfaqe te tokes. Ai na flet per nje koke femre prej mermeri nga Apollonia qe ja kishte dhuruar muzeut te Luvrit ..di te them qe une skam pare nje koke antike qe ti afrohet aq shume embelsise dhe trishtimit qe artistet ..,kane realizuar me vone ne figurat e madonave. Perkulja e kokes nga krahu qe e mbulon pjeserisht ia shton edhe me shume intensitetin e shprehjes se vecante.
Por ne dime nga autoret antike se ne kete teritor te taulanteve rruget e mundesite e shumta te rajonit kane mundesuar per te kaluar mjaft tregtare dhe misjonare, ketej kane shkelur ushtri te shumta e popuj qe shtyheshin here nga perendimi dhe here nga lindja. Kane ardhur e ndeshur nder njerzit me te degjuar te antikitetit qe nga Filipi i Maqedonise, i biri i tij Aleksandri i madh, Pirro i Epirit, Kasandri dhe Perseu i Maqedonise shume princer e mbreter ilir e epirotas te atyre koheve si dhe stratege te medhenj romak qe nga Sulspici, Emili, Pompeu, Cezari, Mark Antoni, Pizoni e shume te tjere.
Ne Apolloni kane studjuar Oktovian Augusti, strategu ushtarak Agripa fituesi i betejes se Aktiumit ne vitin 31 para Krishtit, oratori dhe filozofi i permendur Ciceroni qe e vizitoi kete qytet ne mesin e shekullit te pare qe vinte nga Roma e mbeti i habitur kur shkeli bregdetin ilir dhe para syve te tij u doli pamja e qytetit qe ai do te shprehej ..Qytet i madh dhe hijerende.
Ciceroni shkruan ndermjet te tjerash kur i kundervihet Pizonit administratorit romak te provices maqedonase ku perfshihej edhe teritori yne ....Durrachion dhe Apollonia te rrenuara teresisht, Ambrakia e plackitur, parthinet dhe bylinet te genjyer, Epiri i shkaterruar
Thuhet se me origjinė parthine ishte Asin Epikadi njė funksionar romak qe organizoi edhe njė komplot pėr rrėzimin e Oktavian Augustit nė Romė.
Po keshtu Asin Polini ishte historian ilir nga Parthinet ne kohen romake, ka shkruar disa libra per historine e vjeter, por sot ato nuk gjenden vecse ne disa komente per shkrimet e tij nga autore te tjere.
Ne Pojan dhe ne mjaft objekte kulti ne krahinen e Myzeqese kurdohere ushtrite e huaja, udhetare e misjonare te ndryshem, kerkues e matrapaze antikash kane mare mjaft objekte me vlera te rralla e qe sot ndodhen ne mjaft muze te Europes por edhe me larg. Duhen permendur disa nga keto objekte per nga vlera se shume te tjera jane zhdukur pa lene gjurme, mjaft te tjera te ekspozuara por pa origjine vendmarje qe veten specialiste mund te sqarojne origjinen e vertete te ketyre antikave.
Keshtu duke lexuar Hezejn, Dome, Pacin, Leake, Hahn, Degrand, Nopcka, Evans, Rej, Prashniker, With, Ugolinin e mjaft te tjere por duke mos harruar edhe studimet e arkeologeve tane si Ceka, Anamali, Kerkuta e te tjere une do te paraqes disa objekte me teper vlere qe jane grabitur ne krahinen tone.

Disa nga objektet e antikitetit qe jane grabitur nga te huajt ne krahinen e Myzeqese

Fragment, tors i nje gruaje marre nga kisha e Libofshes
Koke e bukur e nje djaloshi nga Ardenica
Portreti i nje grueje me nje mbishkrim nga kisha e Gradishtes.
Koke gruaje mare nga kisha e Fierit.
Statuje vajze mare ne Radostine.
Gure varri i mare ne kishen e Kurjanit
Portret burri me mjeker mare nga Apollonia.
Reliev mare ne kishen e Libofshes.
Fragment burri, madheshtore mare ne Apolloni.
Herme e nje te riu mare ne Apolloni
Po keshtu ne Apolloni jane mare mjaft portrete, statuja, relieve e bazorieve burrash, grash, femijesh e me motive te tjera si gure varresh, stela.
Reliev mortor te mare ne kishen e Gradishtes
Gure varri bashkeshortore te mare ne shkollen femerore te Fierit
Gure varri bashkeshortor mare ne kishen e Hoxhares
Relief nga kisha e shen Trifonit
Reliev metopi me reliev mare ne kishen e Havaleasit
Figure Sfinski gjetur ne Kryegjate
Koke luani gjetur ne kishen e Gradishtes
Disa fragmente te nje relievi nga kisha e Petoves.
Ne mjaft kisha dhe objekte kulti ndodhen te murrosura shume materiale dhe objekte me vlere qe kane rendesi te madhe per historine tone , ashtu sic ka edhe ne disa familje te vjetra qe ja dine dhe sja dine vlerat atyre qe mbajne dhe si ekspozojne, kame pare disa te tilla ne vende e objekte te ndryshme por kerkohet jo vetem ndergjegjsim ne keto kohra te veshtirsive te gjithanshme por edhe nje shpermblim material i asyeshem.
vazhdon ne shkrimet e tjera
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Qyteti antik me skele i Daules Taulante ne Myzeqene e Lushnjes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dėshmorėt pėr Shqipėrinė Etnike
» Janjeva qytet i harruar
» Qytetet shqiptare-Shkodra
» Sokol Demaku: Nxėnės shqiptar nga qyteti Borås nė vizitė nė SR-Redaksinė shqipe ''Jehona''
» Albert Shala: Qyteti im Gjakovė (Cikėl poetik)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog