LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Autoret e antikitetit per banoret e hershem te Myzeqese

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Autoret e antikitetit per banoret e hershem te Myzeqese   Mon Mar 01, 2010 2:33 am

Autoret e antikitetit per teritorin dhe fiset taulante.


Te gjithe autoret e antikitetit qe kane shkruar per Ilirine dhe fiset ilire kane permendur kurdohere Taulantine dhe taulantet si nje nder teritoret e fiset me te njohura per aktivitet politik, organizim luftarak e zhvillim ekonomiko kulturore me qendra te degjuara qe kane ndikuar ne ngjarjet e rendesishme te kohes.
Por sot ne mund te dallojme per kaq sa njohim nga dekumentat e vjetra dhe realiteti i sotem se kemi edhe mbivendosje popujsh e fisesh ne kohra e situata te njohura e te panjohura si dhe nga emertimet qe ju bejne fiseve te njejte ne kohe te ndryshme. Kjo eshte e kuptueshme se shkrimet kane distance kohore te gjate dhe ndryshimet jane te qarta po te kemi parasysh ngjarjet, levizjet, luftrat por edhe gjuhet ne te cilat ato jane shkruar. Ketyre duhet ti shtojme edhe emertime qe sot nuk ja gjejme etimologjine ne gjuhet e shkruara te pushtusve apo shkruesve por edhe mistereve te gjuhes sone te vjeter.
Taulantia zinte nje teritor te gjere fushor e kodrinor, pershkohej nga mjaft lumenj qe kishin limane dhe skela ne grykderdhje. Ky teritor kufizohej nga perendimi me detin Adriatik qe e lidhte me gjithe vendet e Mesdheut. Ketej kalonin rruge te shumta per ne lindje e perendim ku shkonin tregtaret, misionaret dhe ushtrite e ndryshme. Le te shikojme cfare njoftimesh na japin autoret e antikitetit qe kane kaluar ketej por edhe te tjere qe kane degjuar e lexuar ngjarje dhe histori te shumta per taulantet dhe fiset e tyre si Parthinet qe njihen edhe si (Galaure e Albane), per Bryget, Asqelasit, Ardejt, Sesaret, Parauejt, Desaratet e tjere.
Skilaksi historian i antikitetit, ka jetuar ne shek e VI-V-te para Krishtit. Ka shkruar me porosi te Darit, mbretit te perseve vepren Lundrime ku ne gjejme te dhenen me te hershme per fisin ilir te taulanteve dhe qytetin e zones sone Apollonine e Ilirise, pozicionin e saj, largesine nga Epidamni dhe Amantia qe ishin dy qytete te rendesishem te asaj kohe si dhe largesine nga deti. Asnje gje tjeter nuk na vjen ne ndihme per orientim pervec se nje lume qe rrjedh prane Epidamnit e qe quhet Palamas (Palamnos greqisht dhe Palamnus latinisht).
Lumi Palamas qe rrjedh ne jug te Epidamnit na jep te drejten e vertetimit te hipotezes se dikur ne zonen fushore drejt bregdetit veriperendimor te Kavajes ka kaluar nje lume (i madh, ai i Geniusit-Shkumbinit) se bashku me perrenjte e tjere te zones mbase edhe lumenjte e perrenjte e tjere qe vinin nga zona e Myzeqese por pa dalje ne gryk te Bashtoves.
Mendoj se ky lume me emrin Palamas duhet te jete Geniusi antik qe derdhej dikur po ne ate gryke te Kavajes ne jug te Durresit. Sipas nje tradite tashme te vertetuar ne kohet e vjetra per gati gjithe lumenjte tane, ata kishin emertime te ndryshme neper zona te tjera ku kalonin. Kete emer Palama e mbante ky lum ketu dhe njihej nga banoret e zones ku derdhej ne dete per arsye tashme te shpjegueshme te tradites ku lumi do te njihej me emrin e rrjedhes se perroit me te afert te zones. Dallojme qarte edhe sot jo shume larg Shkembit te Kavajes, aty prane tij se rrjedh nje perrua qe quhet ende Palama ashtu si dhe fshati prane me te njejtin emer.
Shume kohe me vone nga kjo e dhene e Skilaksit, nje tjeter informacion pas rreth 600-650 vjetesh na jep gjeografi aleksandrian Klaud Ptoleme me emertimin Gryka e Panys ne jug te Durresit.
Por keto te dhena me kordinatat qe na sjell Ptolemeu jane te sakta vetem per derdhjen qe ruan edhe sot lumi i Shkumbinit c’ka tregon qe lumi i permendur nga Skilaksi tashme eshte shmangur dhe derdhet me ne jug bile kjo mund te kete ndodhur para kohes se luftes civile romake te vitit 49-48 midis Cezarit dhe Pompeut ne kete rajon ku na jepet per here te pare emri i lumit Genius. Kete emer Panus qe na jep Ptolemeu dhe qe eshte i ngjashem me ate te lumit qe permend Cezari me emrin Genius nuk ka dyshim se eshte i njejti lume.
Ne kete rast ky emer Genius sipas tradites se zones mund te jete emri i lumit te fshatit te sotem Garunje apo Gramsh ne zonen kodrinore te Darsise qe dikur ishte fortesa e degjuar ne antikitet me emrin Gerinium, Konjati i sotem (Kerrinium, Masiusos, Mazius) e dilte ne zonen e fushes per te vazhduar me ujrat e tjera me drejtimin per ne dete.
Te njejten gje mund te themi edhe per lumin Seman (Apsusin antik) qe shpesh here prej kohrave antike deri ne mesjeten e vone nga rrjedhja e mesme deri ne rrjedhen e poshtme dhe pse kishte dy dege kryesore ai do te kishte dhe emra te ndryshem.
Devolli njihet si lumi Diavola, lumi i Diallit, lumi Grabova na e jep Pukevili, Lumi i Gradishtes, Lumi i Gogolasit, Lumi i Karavastase, Lumi i Pirgut dhe mbas bashkimit me Osumin njihet me emrin Seman.
Lumi i Osumit ne kohet e vjetra quhej Apsus, ne mesjete Charxhenta tek shkrimet e Ana Komnenit, lumi Epasa e gjejme tek Anonimi i Gorkes por une mendoj se ketu behet fjale per Apsusin, lumi i Beratit ose Beratino sipas Pukevilit.
Deri ne vitin 1804-5 te dy keta lumenj te rendesishem e te njohur ne histori kishin shtreter dhe drejtime te ndryshme per ne dete. Diku prane Libofshes ne fshatin Vanar lumi i Osumit qe vinte nga Mbrostari do te bashkohej me Devollin qe kalonte permes Myzeqese per te dale ne gryken e Gradishtes dhe do te vazhdonin per ne derdhjen e poshtme. Ne bregdet shpesh njihet me emrin Apsusi, here te tjera Diavolo por edhe si lumi i Pirgut ose lumi i Karavastase.
Mbas bashkimit te dy degeve kryesore Devollit dhe Osumit prane fshatit Gajde ne afersi te Kozares per arsye te rreshjeve te shumta te vitit 1804-5 ku lumenjte dualen nga shtati i vjeter, permbyten gjithe fushen ku kronikat na tregojne nje katastrofe te gjithanshme per banoret dhe gjene e gjalle ne keto ane. Vetem importimi i bagetise se trashe nga viset e Danubit mundesoi te stabilizohej situata emergjente me nje thundraket shkruan Pykewill dhe te tjere autore te asaj kohe.
Duke u bashkuar ujrat e ketyre lumen ato muaren se bashku drejtimin qe kane afersisht edhe sot pasi u stabilizuan. Emri i ketij lumi te bashkuar edhe me ujrat e Gjanicen qe zbriste nga Mallakastra do te jete Seman. Ky emer thuhet se vjen nga emri i fshatit Seman qe ky lume i pershkoj tokat e tij permes dhe e ndau ne dysh duke ngelur nje pjese sic ishte me Karatoprakun dhe pjesa tjeter me Topojen.
Po keshtu kemi edhe lumin Aosi (Vjosa) me ne jug te tyre qe shpesh quhej lumi i Apollonise, i Pojanit ose Povles duke i dhene edhe emrin fushes perballe bregdetit qe e quajne Povelce.
Ne kete menyre vertetojme prej dekumentave dhe nga shifrat qe jep Ptolemeu se lumi Palamas i Skilaksit, Panys i Ptolemeut, Genius i Cezarit, Skobi ose Tobi i mesjetes eshte Shkumbini sotem. Ne rrjedhen e poshtme quhej lumi Bregos, Vregos, Vrecos sipas latineve, pavarsisht nga ndonje ndryshim germe qe vjen nga shqiptuesi apo dhe shkruesi qe na sjell informacion. Ky emer Vrego apo Brego na sjell ne kujtes se dikur ne kohet antike se ne keto ane njihet se jetonte fisi Brykeve, Brikesve.
Ne ndonje rast ne mesjeten e hershme Shkumbini na vjen prej dekumentave veneciane apo raguziane me emrin Skambin, Skumpino, Valmi ashtu sic ishte dhe emri i qytetit prane themeleve te Elbasanit te sotem. Ketu kuptohet se keto emra vijne nga etimologjia e emrit Shkumb dhe Valme qe eshte nje proces i njohur i lumit nga ujrat minerale acide dhe shkembenjte e guret e shumte qe ka ne shtratin e tij e krijojne procesin e shkumes, te vales se bardhe.
Greket e vjeter na japin emrin e nje fisi qe quhej Ardej dhe qendren e tij me emrin Adra. Ky emer ne gjuhen helenike do te thote i piste, i ndotur, i turbullt, kjo mund te shpjegohet me prurjet e lumit dhe me vazhdimsine e ketij emri qe e gjejme ne formen Shkumb e Valme. Ky fis jetonte ne rrjedhen e poshtme te Shkumbinit. Po me kete emer e me kete kuptim shpjegohet edhe emri i detit Adriatik.
Po kete kuptim ka edhe emri i Durresit, Durrachium, ne antikitet qe do te thote i ndotur, i piste, i turbullt. Kete emer ne formen Durrak me vone e muaren sllavet dhe e perdorin ne fjalorin e tyre me po kete kuptim. (Per emrin Durrach ka disa hipoteza qe do ti trajtoj me poshte)
Por ketu ne anen jugore te gjiut te Durresit kemi nga Ptolemeu dhe nje emertim tjeter …te nje rryme te vogel te quajtur Spirnatza. Pertej Spirnatzes eshte nje gunge qe quhet Kepi i Lagjit (Cao, Capo di Lachi).
Ne gjuhen latine Cao, Capo i thone kokes, kurse Lachi, lagji eshte perseri fjale latine qe do te thote vend ujrash, kenete shkurtim i fjales lagune. Pra kemi te bejme me nje toke Kep, Koke qe eshte ne krye te lagunes, ujrave.
Me poshte 15 milje larg Genusit shkruan Ptolemeu eshte lumi Apsus. Kjo e dhene kuptohet se pas Shkumbinit vjen Apsusi. Ky lume (Devoll, Osum) eshte quajtur shpesh Ergenta (Charxano-Harzani) ose Beratino, lumi i Karavastase, Lumi i Pirgut dhe se fundi lumi i Semanit. Tashme dihet se ne kohet e vjetra ai derdhej ne Gryken e Gradishtes pra aty ku e percakton Ptolemeu.
Ptolemeu eshte me i sakte si gjeograf dhe si historian dhe ne rastin tone konkret ne duhet te kemi me teper besim jo vetem per njohurit e tij por edhe per nje arsye edhe me te madhe se ai eshte me origjine nga trevat tona, eshte nga ai vend dhe nga ata banore qe do ti japin emrin vendit e popullit tone Albania dhe Alban.
Autori Dhionis Pirro i biografise te Aleksandrit te Maqedonise te botuar ne Athine me 1846 ne faqen 72 shkruan …se nga Qyteti i Bardhe kishte origjinen edhe Ptolemeu i Lagut. Ishte bir i mbretit te Maqedonise Filipit dhe i Arsinoit, vella prej babai me Aleksandrin dhe njeri nga gjeneralet me te degjuar, me me fame te Aleksandrit te madh, i cili mbas vdekjes se tij ne vitin 323 para Krishtit jetoi ne nje distrikt te perandoris se gjere aleksandriane si mbret i Egjyptit.
Emrat Lagut, Lagjidet te perdorur si mbiemer qe mbanin Ptolemenjte a nuk na sjell ndermend edhe zonen ujore te taulantise qe quhet Lagune dhe kepin ose gjirin e Lagjit qe ndodhen ne zonen tone nga ku e kishte origjinen edhe kjo dinasti.
Sipas Daniele Farlatit shkruesit te Illyricium Sacrum njohes dhe ilirolog me i madh i te gjitha kohrave …ky Ptoleme ka krijuar biblioteken e famshme Aleksandrike ose Ptolemike te perbere prej peseqind volumesh. Gjithashtu edhe pasardhesit fisnike arsimdashes, trashigimtare te denje te tij me emrin “Ptolemenjt Lagjidet” qe ishin tridhjete me radhe mbreteruan per 290 vjet ne Egjypt njeri mbas tjetrit deri sa mbreteria e tyre u pushtua nga romaket.
Nga fisi, dinastia e Ptolemenjve eshte edhe Kleopatra gruaja e bukur dhe e famshme qe drejtoi me aq ambicje, trimeri e zgjuarsi Egjyptin, e njohur edhe si favorite e dashur e Cezarit, Antonit e tj.

Straboni shkruan se rruga Egnatia nga Apollonia qe shkon drejt lindjes per ne Maqedoni bashkohet me ate te Durrsit ne te njejten distance. Ai shkruan“ … konstatohet se udhetaret qe nisen nga Apollonia ose Epidamni duhet te pershkojne te njejten distance per tu takuar ne te njejten rruge“. Ketu nuk kemi te bejme me rrugen e drejtperdrejte bregdetare Apolloni-Durrachion por me rrugen Apolloni, Novas, Stefanaphana, Apsus (ura e Kucit prane Mazhajt), Marusio, ose Mannua (Konjat, Dushk), Klodiana (Peqin). Por pervec kesaj rruge mendoj se ishte edhe rruga Apolloni, Novas(prane Fierit), Stefanaphana (Mrostar-Petove), Apsus (Daullas-Libofshe), Gradishte dhe permes fushes qe nuk kishte pengesa lumore, drejt (Marusio, Gerinium, Kerinium) qe eshte Dushku i Lushnjes dhe prej andej ne Klodiana (Peqini i sotem). Me gjere do ti trajtoj me poshte ne studimin rruget ne kohrat antike ne Taulanti.
Nuk perjashtohet mundesia qe pika e takimit e ketyre dy degeve te barabarta te jete prane Elbasanit te sotem. Kete e tregojne fragmentet e rrugeve te vjetra te gjetura ne Portes-Grizhe, Qafe te Stefanit, Cukas, Kosove te Lushnje, Gradisht te Beleshit dhe me tej ne drejtim te Elbasanit si dhe gjurmet e urave te vjetra ne disa vend kalime lumenjesh sidomos lumit te Semanit prane Cukasit dhe lumit Shkumbin.
Tit Livi shkruan …. ne vitin 200 para krishtit Konsull romak Sulspici fushonte midis Apollonise dhe Durrahut ne breg te Apsusit (remes…habedat castra..) dhe midis te tjerave ka shkruar se ne vitin 199 para krishtit ... pasi pati pershkuar territorin armik konsulli i coi trupat e tij ne rajonin e qete prane Apollonise qe kishte qene baza e fillimit te fushates se tij. (fjala ketu eshte per zonen e Remasit qe do te thote latinisht Kamp ushtarak).
Kemi ne kete shkrim shprehjen ..ad Apsum flumen habedat castra.. Ky eshte vendi sipas Livit ku qendroi ushtria romake prane lumit Apsus para se te fillonte operacionet ne taulanti, parthini dhe me tej drejt enkelenjve. Kjo na sjell sot ne mendje emrin e fshatin Bedat (vend strehimi, vend qendrimi, vend fjetje) prane Karavastase, ne zonen e Remasit qe latinisht do te thote kamp ushtarak, fushim trupash ushtarake.
Tanime …ne vitin 189 para Krishtit Markus Flaviu kishte zbarkuar me ushtrine e tij disa legjione romake ne Apolloni dhe u konsultua me udheheqsit epirote mbi vendin nga ku do te niste fushata.
Nga keto te dhena qe shkruan Tit Livi del mendimi i drejte llogjik se ne te gjitha operacionet qe kane zhvilluar romaket ndaj fiseve ilire kishin forca ndihmesa ushtarake bylinase, apollonase, dyrrakesh dhe kerkyras.
Kemi nje qytet antik te quajtur Dimallum, Dimalle prane Parthineve sic shkruan Polibi qe e pushtuan romaket dhe iliri renegat Dhimiter Fari nga Kerkyra qe u lidh e ndihmoi romaket per operacionet luftarake ne Iliri.
Dimali mendoj sipas pozicionit dhe rajonit eshte i njejte me emrin e qytetit me emrin Codrion qe e gjejme ne harta te vjetra por ne ato te mevonshme e gjejme edhe me emrin Codras. Keto te dhena perputhen plotesisht me fshatin e sotem Krotin prane Allambrezit ne Berat mbi nje koder ku jane gjetur mjaft material arkeologjik te asaj kohe qe na informojne kronikat e vjetra. Edhe etimologjite e te dy ketyre emrave jane te njejta mal-koder.
Dimallum, Dimalle, Dimal, Codrion, Codras sot Krotina ne Allambrez ne zonen e Beratit.
Ne kohet e vjetra shkruan mitropoliti i Beratit Anthimio ne vitin 1865 Taulantia perfshinte edhe Orestiadhen, Emiliotidhen dhe Eordene. Ky vend ne vazhdim u quajt edhe Epir i ri sic shkruan ne Geografin e tij Meletiu si dhe fjalori i Historiografik i Nikolla Lorentit botuar ne Vjene ne vitin 1837 si dhe ne Kronografine e Epirit shkruar nga P.Aravantinoi.
Ka disa trajtime gjeografike ku shikojme qe ka barazvlershmeri midis emertimeve Albania ose Eordia, Eorditi (vend nga lind dielli, ku vjen dielli, ku zbardh, agon dita e tjera kuptime per te bardhen)
Po keshtu kemi edhe qendra te tjera si Malosse (mbase Malinati) dhe Ichiu, Eugenium, Bargulum (eshte Devolli i Poshten sot Barbullinja pran Lushnjes). Kemi zonen Perisai ku ndodhet Damastium (miniere argjendi) (ketu kuptohet se behet fjale per zonen Berat, Tomorr e Shpirag qe perfshihej ne fiset Deserate dhe Antitanet)
Kush eshte rajoni Eordeti, Eordia, Eordene qe permendet nga autoret antike dhe cfare perfitojme nga kjo e dhene.
Ne mjaft shkrime te vjetra na del zona me emer Eordia ose Eorditi, po keshtu kete emertim e gjejme edhe ne disa harta te vjetra. Ne autore te ndryshem qe nga me te hershmit Polibi e Straboni kete rajon e quajne zonen e fisit Parthine.
Parthinet si fise jane shtrire ne veri deri ne Durres sipas gjithe autorve antike qe kemi studjuar, kurse te tjera vendshtrirje te mevonshme une mendoj se jane perkthime jo korrekte te informacionit dhe me teper sajesa te studjuesve
Eorditi, Eordei eshte zone ne jug te Partheve shkruan Polibi dhe me vone Ptolemeu ku permend ne kete zone tre qytete si Skampa, Debona dhe Daulia. Eorditi (erth dita, nga vjen drita) eshte emri i perendeshes ilire te Drites ashtu sic ishte Apolloni tek helenet dhe ne kete zone ilire ka mjaft emertime te lashta pagane por edhe kristiane qe lidhen me respektimin e kultit te Diellit dhe Drites.
Mendoj duke u nisur nga gjithe te dhenat qe jepen si zone ne jug te Partheve del se Distrikti Eordeti perfshinte zonen Elbasan, Sulove, Darsi, Dumre dhe Myzeqe ne kohet e vjetra dhe kishte tre qendra te medha te degjuara, Skampa qe njihet edhe me emrin Skambin dhe mendohet se ishte diku prane qytetit te Elbasanit te sotem.
Qyteti tjeter me emrin Debona (Partha, Bantia, Pastusi, Galari, Opidium Parthum, Albapolis, Belesh eshte i njejti etimologji) ne Dumre sot prane renojave ne Gradishte te Belshit.
vazhdon ne shkrime te tjera
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Autoret e antikitetit per banoret e hershem te Myzeqese
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e lashtė
» Gjergj Kastrioti, Heroi nė kėndvėshtrimin e shkrimtarėve tė huaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog