LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Myzeqeja dhe misteret Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Myzeqeja dhe misteret Shqiptare   Sun Feb 28, 2010 7:15 pm

Avram Mitro Xhumartes dhe kushdo qe eshte i interesuar per njohje me te gjere historike per krahinen e Myzeqese.

Myzeqeja dhe misteret Shqiptare

Keto pjese nga shkrimet Myzeqeja dhe misteret Shqiptare po i botoj per njohje me te gjere per te gjithe ate njerez qe me dashuri dhe respekt per sa kane njohur dhe degjuar per Myzeqene Martire interesohen te shtojne njohjen dhe krenarine e merituar kombtare.
Duke vlersuar dhe respektuar edhe vendimin e Shoqates Kulturore Lushnja dhe Apollonia e Fierit te emigranteve Shqiptare ne Athine si dhe te Shoqates se Veteranve te Luftes Antifashiste per nje njohje me te gjere historike per edukimin atdhetar te brezave falenderoj shoket drejtues te ketyre shoqatave zoterinjte Pasho Ruci, Jovan Mehilli dhe Aleksander Prifti si dhe shokun Avram Mitro Xhumara qe ka mundesuar botime te shumta te mijat ne shtypin shqiptar te emigracionit dhe ne mjetet e tjera te informimit masiv publik.
Jane shkrime te shumta dhe per kohra e periudha te ndryshme, shoqeruar me dekumenta origjinale qe nga kohet e vjetra te nxjera nga shkrimet e autorve antike, fotografi dhe objekte te rralla e te pa publikuara me pare, skica dhe harta te kohrave te vjetra, objekte kulti dhe gjurme te tjera te mbledhura nga im Ate Llaqi Jano prej shume kohesh me korrektesine e ruajtjes se vlerave historike qe ato kane patur e mesazheve qe na sjellin, te trajtuara ne kuadrin e njohjes kohore dhe mundesive te tij kontribuese.
Jane me qindra faqe me tematike te larmishme dhe interesante per njohje qe jam munduar ti korrektoj duke u nisur edhe nga njohja dhe pervoja e fituar per shume vjet duke ndjekur dhe shoqeruar ne gjithe ato levizje drejt objekteve dhe zonave qe paraqesnin interes historik, ne shume takime me njerez qe kishin njohje dhe mundesira per te na ndihmuar.
Shume moshatare dhe te njohur te tjere te babait tim nga fusha dhe kodrat perrreth fushes se madhe te Myzeqese me kane nxitur qe ti botoj shkrimet qe jane me teper vlere por edhe te munguara jo vetem per banoret e krahines dhe vendit tone por jane te pa njohura edhe per studjuesit e mirefillte te historis e kultures sone kombetare. Shume miq e shok kane ne keto shkrime edhe kontributin e tyre modest por edhe te vlersuar per nga perfundimet qe dalin prej ketyre studimeve me mjaft vlere njohese.
Nje mbeshtetje dhe inkurajim me kane dhene mijra te rinj te Myzeqese dhe nga gjithe Shqiperia ne shtypin shqiptar e ate te emigracionit, shoqata te shumta kulturore ne emigracion si dhe aktivitetet me tematike atdhetare te zhvilluara ne keto vite.
Do ti shtoja kesaj edhe pergjegjsine qytetare per te mbajtur qendrim ndaj mjaft shkrimeve vulgare per mjaft probleme e trajtime historike sic qarkullojne shpesh nga mendje te pa thelluara apo te cunguara nga llogjika e trajtimeve e te argumentit te munguar.
Lushnja ashtu si Myzeqeja ka nje histori mjaft te bukur e interesante dhe me mjaft vlera te spikatura kombetare por qe duhet shkruar qarte dhe kete duhet ta bejme te gjithe ata qe kane njohje dhe formim kulturor dhe jo ashtu pacavure dhe e sakatosur sic eshte paraqitur e shkruar vulgare ne mjaft raste prej dilitantesh.
Etimologjia e emrit te Taulantise, Parthinise, Albaneve, Arberve, Toskerise dhe mjaft krahinave, qyteteve, fshatrave, maleve e fushave shqiptare, Myzeqese, Dumrese, Darsise, Lushnjes, Devollit, Osumit, Shkumbinit, Karbunares, Barbullinjes, Dragotit, Cukasit, Rroskovecit, Konjatit, Divjakes, Spolates, Germenjit, Krutjes, Eskajt, Bubullimes, Libofshes, Babunjes, Karavastas e tjera qe do tju paraqesim ne shkrimet e here pas hershme do tju bejne te ndjeni nje krenari te merituar dhe tradite te paster shume Arberore te krahasuar edhe me krahina te tjera te vendit tone e te rajonit.
Do te deshiroja nga kushdo qe do ti lexoje keto shkrime, te jap mendimin e tij e te na vlejne per ta pasuruar me tej kete rubrike me mjaft vlera njohese.

Nju Xhersi SHBA Mihal Llaqi Jano
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Myzeqeja dhe misteret Shqiptare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tregime nga gratė shqiptare
» Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare
» Letėrsia shqiptare
» Veshje Popullore Shqiptare
» Mafia shqiptare dhe mafia shqipfolėse

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs