LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kulla dhe skela e Pirgut ne Myzeqe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Kulla dhe skela e Pirgut ne Myzeqe   Sun Feb 21, 2010 8:16 am

Pjese nga shkrimet Myzeqeja dhe misteret Shqiptare te autorve Llaqi dhe Mihal Janos
Kulla dhe Skela Pirgosit ne Myzeqe

prane Asturkas te Libofshes.

Fusha e Myzeqese ne mesjete nga Anna Komneni quhet Fusha Ilirike, nga Marim Barleti quhet Fusha e Savres kurse me vone njihet me dy emra e Savres dhe e Myzakies qe zevendesoi teresisht emertimin e pare mbas vitit 1570.
Myzeqeja e Poshtme ose bregdetare qe perfshin vargun e kodrave Ardenice-Divjake njihet me emrin Dheu i bute, Dheu i zi shpesh dhe Balta e zeze kurse turqit mbas pushtimit te vendit do ta quanin ne gjuhen e tyre Karatoprak po me te njejtin kuptim qe ka dhe ne gjuhen shqipe. E gjithe kjo hapsire bregdetare kishte tjeter pamje ne mesjete, ishte me unike jo vetem si teritor gjeografik por edhe ne aspektin politik, ekonomik, religjioz, kulturor dhe shoqeror.
I gjithe territori i saj nga Vjosa qe derdhej ne Grykas, Osumi dhe Devolli (Seman) qe kalonin prane grykes Gradishtes deri ne lumin Shkumbin, ishte bashke i pandara edhe pse lumenjte e pershkonin ate. Disa si Vjosa dhe Shkumbini e qarkonin kete hapsire te madhe dhe ne perendim krijonin nje mbyllje dhe mbrojtje prane ujrave te kripura te bregdetit ku derdheshin prane njeri tjetrit Semani dhe Vjosa.
Dihet se lumi Seman ne antikitet kishte emrin Apsus kete emer e mban edhe sot prej atyre kohrave njera dege e tij, lumi i Osumit ne Berat. Por kete lume e gjejme ne kohet e vjetra edhe me emrin Devoll qe eshte emri i deges tjeter kryesore te Apsuesit. Shpesh ne dekumenta Devolli na del me emerin Diaboli, Dievola Deabol, Dieaualis kurse ne mesjeten e hershme quhej Diavol, Devoll, Bargulum, dhe ne mesjeten e vone me emrin Devol, Flumen Daemonid, Lumi i Barbullinjes, Lumi i Karavastase (stacion i varkave), lumi i Pirgut). Etimologjia e emrit te lumit vjen nga latinishtja qe do te thote Djall pra lumi i Djalit ne shqip kurse ne Sllavisht Barbull, turqisht Gogolas, Semanit(Shejtanit, Satanait ne greqisht).
Ky lume ne kohet e vjetra ishte i lundrueshem per anijet e vogla dhe gjemite deri ne brendesi te fushes prane Karbunares dhe Barbullinjes ku gjejme gjurme te skelave te vjetra. Skela ka patur si ne Gjemishtaj (Kemishtaj) e ne Gryken e Gradishtes prane Babunjes por edhe me poshte jo shume larg detit ne Karavasta dhe Pirgos.
Kur lumi Apsus (Devoll) del nga gryka e Gradishtes autoret antike permendin qytetin me skele te Daulies rrenojat e te cilit gjenden ne fshatin Daullas prane Vanarit te Libofshes.
Po ne kete teritor ne mesjete e hershme sic e kemi trajtuar me lart ne luftrat midis bizantineve dhe normaneve ka qene qyteti i fortifikuar i Mylit me limanin prane Devollit qe kalonte aty prane.
Mjaft dekumenta mesjetare japin te dhena per Skele e Pirgut te Karavastase (Turri Pirgji) qe ndodhej ne rrjedhen e poshtme te lumit Devoll (Seman) mbi nje sop, pirge te ngritur dheu jo larg detit ku ishte ndertuar edhe nje Kulle mbrojtese nga feudali Nikolle Muzaka ne vitin 1389.
Jericeku historian ballkanas thote se Pirgusi ishte nje skele e fameshme, ku tregtaret nga Raguza, Ulqini dhe Venediku vinin e blinin bereqet e lende ndertimi dhe sillnin e tregtonin manifakturat e tyre.
Po ku eshte sot i lokalizuar Pirgu i Devollit, dhe a ka materiale konkrete qe e vertetojne kete skele dhe qyteze lumore me kulle mbrojtese. Por le te nisemi duke shikuar se pari se cfare na afron kujtesa dhe tradita vendas dhe te trajtojme me pas cfare permbajne kronikat mesjetare per kete skele lumore ne Myzeqe.
Para 150 vjetėve por edhe nė kohėn e fundit tė Turqis nė krahinen tonė tė moshuarit tregojnė me njohje direkte sė pranė fshatit Asturkas ndodhej skela e Pirgosit te Ndernenasit ku dikur kalonte lumi i Devollit. Gjurmė muresh prej guri dhe mbeturinash qeramike, objekte kulti gjysme te rrenuara e tjera dallohen edhe sot ne kete vend gjysme te shkrete prane bregdetit te Myzeqese. Nuk mund tė kuptohet se si ka mundesi qe mjaft studjues te huaj te interesuar per historine e pleksur te vendeve te tyre me vendin tone ne kohet e shkuara kane ardhur ketej, kane kaluar diku prane tyre indiferent pa e ditur se ishin ne gjurmet e rrenojave te qendrave qe kerkonin.
Kjo skele lumore mesjetare lulezonte ne nje kohe kur njiheshin edhe dy qytezat e tjera skela lumore qe po e humbisnin rendesine. Spinarica nje skele e vjeter dhe e njohur ne derdhje te lumit Vjose prane fshatit Grykas ne fushen e Topojes per shkak se ky lume nderroi shtrat per me ne juge me grykdredhje ne fshatin Poro. Po keshtu Mylli, Mili, Milo qyteti i vogel me keshtjelle, rrethuar me mure, bedena dhe porta ngritur mbi derdhjen e poshtme te Devollit ku ne limanin prane vinin anijet dhe gjemite, i shkaterruar nga luftrat midis bizantineve dhe normaneve prane Babunjes se vjeter.
Qendra ekonomike me e rendesishme e krahines ne kete periudhe eshte qyteti i Beratit. Pershkrimet e Ana Komnenes ne shek. e XI tregojne se zona perreth ishte bere fushe kalimesh dhe luftimesh midis bizantineve dhe anzhuineve. Por ekonomia filloj te centralizohej sipas praktikes perendimore e cila favorizoi ne aspektin politik, ekonomik dhe fetar mjaft feudale vendas vasale te saj dhe coj ne rrenimin e familjes fshatare dhe jetes patriarkale tradicionale. Ne kete kohe shohim dhe braktisjen ne mase te tokes dhe largimin e banorve qe mbajne emrin arber (shetites, levizes nga gjuha neolatine) dhe emigrimin e tyre pas ketij shkaterrimi drejt jugut te ballkanit ku ata do te njihen me emrin arvanitas ne Thesali se pari ( emer te mare nga vllehet e Pindit po me ate kuptim si arber por me fonetik greke bizantine).
Qytete te fuqishem prane Adriatikut ishin te interesuar per eksportet e mallrave te tyre ne zonen e Myzeqese dhe per importimin prej ketej te prodhime vendase te cilat permenden qysh prej vitit 1277 ne dokumenta te ndryshme historike. Megjithese baza e feudalizmit ishte fshati shohim se ne shek e XIV me largimin pushteteve te huaja perendimore, mjaft feudale u vendosen ne qytete ku nisen te ushtronin pushtetin politik, administrativ dhe ekonomik. Po keshtu objektet e kultit kishat, manastiret dhe kleriket kishin pronat e tyre dhe ndikim te rendesishem ne zone. Tregtia zhvillohej ne trekendeshin Vlore-Spinarice-Pirge-Vrego me qender te rendesishme qytetin e Beratit. Feudale te fuqishem qe ndikonin ne kete aktivitet te rendesishem ishin Matrengajt, Muzakaj, Topiasit, Balshajt, Koronet, Kurtiket, Ganxhat, Kilicet e tjere.
Myzeqeja si dhe teritoret ne veri te saj ne vijen Durres-Oher, ne juge ne vijen Vlore, Kelcyre perbente Arberine e mirefillte bizantine ne ato shekuj ku jane zhvilluar luftra te shumta dhe ngjarje teper te rendesishme te historise bizantine edhe pse ishte ne skajin me perendimor te perandorise. Ne dokumentin nr. 31 te Acta et Diplomata II te 5 marsit 1347 kemi vendimin e Keshillit te vogel te Raguzes per tregtine e grurit me skelat shqiptare te Briego (Vregos prane Shkumbinit) dhe Dieaualis (Devollit prane Karavastase).
Artikujt kryesore te eksporteve ishin: gruri, kripa, lekurat, bagetite, lenda e drurit, etj. Qellimi i skeles se Pirgut ishte eksportimi i produkteve bujqesore te fushes se Myzeqese, qe konsiderohej ne Shqiperine mesjetare “hambar i grurit”. Per te importuar grure, Raguza vendosi marredhenie te rregullta me sundimtarin e kesaj zone, Sevastokratorin Vlash Matrenga dhe emeron ne vitin 1360 perfaqesuesin e saj.
Emrin e Skeles se Pirgut e ndeshim per here te pare ne nje dokument Raguzian qe mban dt. 15.11.1344. Ne vitet 30 te shekullit XIV-te eshte koha kur kemi heqjen dore te synimeve anzhuine nga teritoret prane rrjedhjes se poshtme te Shkumbinit qe i kishte nen zoterimin e despotit Andrea Muzaka, kete e shohim ne Dek. nr. 808 i Acta Albaniae vellimi i pare.
Skela e Dieaualis (Pirgut te Karavastase) ishte jo vetem nje skele e rendesishme lumore per Myzeqene dhe zonen perrreth por edhe qyteze tregtare me dyqane, zyra tregtare, konsullore, hambare, hane dhe me mjaft objekte kulti. Pirgu paraqiste boshtin ekonomik te Myzeqese ne shekullin XIV sepse aty importoheshin artikuj luksi si vere, beharna e erza e te tjera, cohera te ndryshme stofi e mendafshi qe sherbenin kryesisht per feudalet dhe parine e vendit.
Kjo Skele kaloi ne pronesi ne forma te ndryshme, her si dhurate per titujt qe mbanin, disa here me krushqi por edhe me grindje midis mjaft zoteruesve feudale qe nga Matarenget me emer ne ato kohra kur e ngriten dhe Muzaket qe e fortifikuan duke ndertuar dhe nje kulle, pirg mbrojtje. Me vone e muaren here latinet here sllavet si dhe Balshajt e Topiasit qe ishin feudale me autoritet ne ato kohera. Ajo sherbente per te kryer tregti me mjaft vende te Mesdheut si me Dubrovnikun, Raguzen, Venedikun, Ulqinin e tjere qe ishin prane tij.
Te ardhurat nga skela e Pirgut te Karavastase ishin te larta duke e krahasuar me Vloren, Himaren e ndonje liman tjeter, por turqit ja nderruan emrin dhe ja vune Asturkas qe do te thote shqip i pari i turqis (kjo sepse nxirte mjaft te ardhura dhe u be As, Has prone shteterore se bashku me Kriporen dhe Daljanin e peshkut). Gjurmet e tij i gjejme sot prane Ndernenasit ne fshatin Asturkas ku dallohen mjaft themele te objekteve te vjetra si dhe shtate kishat e vjetra te asaj kohe qe i shpetuan permbytjes nga vershimi i lumit te Semanit kur ai nderroi shtrat aty nga viti 1804-5. Kjo skele lumore ka funksionuar deri pas mesit te shekullit te XIX-te. Toponomia e larmishme dhe tradita ne kete vend ruan kujtesen nga ato kohe kur skela lulezonte.
Nga viti 1371 skela shfrytezohet prej familjes feudale te njohur Muzaka. Nje vajze e kesaj familje ishte Komita qe u martuan me Gjergj Balshen e II-te. Pas betejes se Savres ne vitin 1385, Ruxhina (princesha)Komita Muzaka e shoqja e Balshes II-te te vrare ne kete beteje, nga frika e turqeve donte te vihej ne mbrojtje te Venedikut se bashku me djalin e saj dhe kerkon te vendos Pirgun se bashku me Sazanin ne sherbim te Vendedikut.
Venediku nuk e shikonte te leverdisshme kete skele per arsye se ishte ne brendesi te tokes dhe se duhej se pari te bente mjaft investime kjo del sipas dekumentit te mevonshem te vitit 1390.
Ne vitin 1389 Nikolla (Kostandin) Muzaka nje i aferm i Komites ja merr me force Skelen republikes Venedikut dhe per te ruajtur kete “qyteze” tregtare ai ngriti ne Pirg kullen mbrojtese (Torren, Turrin). Planimetria e saj ishte pesekendeshe, ku dy nga brinjet ishin afersisht nga 20 m, ndersa tre te tjerat kishin nje gjatesi prej 14 m. Kjo kulle ishte afersisht si ajo e Durresit tregonin te mocmit nga kujtesa e trashguar (po ne kete vit shikojme qe dhe Venediku te perforcoje kullen e Durresit).
Me kalimin e kohes konflikti do te vazhdoje per shkak te interesave financiare. Kjo tregon rendesine ekonomike te kesaj skele. Prandaj ajo behet molle sherri grindjesh dhe luftrash. Nje vit me vone me 1390 kjo Komita e bija e Andrea Muzakes II-te, zonja qe drejtonte Vloren dhe rrethinat luftoi dhe kapi rob zotin e kulles se Pirgut Nikoll Muzaken kushuririn e saj. Dokumenti qe e deshmon kete ngjarje ndodhet ne Acta Albania dhe mban daten 30 gusht 1390.
Pas kesaj ngjarje ajo (Komita) ja dorezon perseri Pirgun Venedikut. Ne dekumentin nr. 540 te Acta et Diplomata II shkruar mė 5 tetor 1395 nder te tjera per Kullen e Pirgut (Turris Pirgi) thuhet se zonja Komnina Balsha dėrgon njė peshkop tė Shqipėrisė, ambasadorin e saj nė Venedik i cili thotė dhe kėrkon se kjo zonjė ėshtė e kėnaqur dhe e gatėshme tė japė vėndet e veta qė janė katėr dmth Vlorėn, Kaninėn, Himarėn dhe Kullėn e Pirgut (Turris Pirgji) po tė jetė se zotėrimi Venedikas do tė kujdeset pėr tė dhe pėr tė birin e saj nė mėnyrė qė kudo qė tė dėshirojnė tė shkojnė, ajo tė ketė mundėsi tė ēoj jetėn e vet me nder.
Venediku i mori keto vende dhe i paguante si shperblim Komites nje pension prej 7000 dukatesh ne vit, shume e konsiderueshme qe tregon se fitimet e Republikes ishin shume here me te medha sesa qeraja. Prane skeles se Pirgut ndodhej qyteza dhe dogana te cilat ne vitin 1417 ja marrin turqit me force Venedikut.
Nje feudal arberor tjeter i fuqishem, Nikolla Topia princi i principates se Topijasve punoi pa rreshtur e me shume perpjekje per te rimekembur principaten e dikurshme duke u grindur me Kostandin Balshen. Ai duke pare kundershtimet e Venedikut lidhi aleance me raguzianet dhe kontradiktat e shumta e detyruan ate te hidhte syte ne teritoret poshte Shkumbinit por veprimet qene fatale dhe i kushtuan jeten duke rene rob ne duart e Teodorit te II-te Muzakes me 1412 por sipas studiusit Nikolla Jorga nuk dihet kur e vrane.
Dekumenti latin i 28 prillit te 1412 e permend Pirgun si Castrum Pirgi de Musachia (Keshtjella e Pirgut ne Myzeqe).
Dekumenti 114 i vitit 1570 relacion anonim mbi Shqipėrinė, qytetet, lumenjtė, liqenet, fushat, kufijt etj. Ndėrmjet tė tjerash me interes pėr Myzeqenė dhe Karatoprakun janė per ne shėnimet e mėposhtme.
Posht Durrėsit ėshtė kepi i Laēit, prej kepit tė Laēit (Lagjit) pastaj duke shkuar gjashtė milje nga jugu gjendet gryka e lumit tė Shkumbinit i cili i ngjet mė shumė njė pėrroi se sa njė lumi sepse gjat verės ėshtė i varfėr pėr ujė dhe dimrit nuk ka mė shumė se afro tre kėmbė e gjysmė tek gryka. Dhe pastaj prej kėtij lumi gjer te njė tjetėr qė thuhet i Pyrgut, kurse tė tjerė e quajnė Kėneta e Kravastasė, fillon njė bregdet mė rėrė i mbushur me pyje e vreshta dhe kėta dy lumenj janė larg njėri prej tjetrit rreth 25 milje.
Ky shpat ? ėshtė njė degė e njė kėnete ose tė themi e njė liqeni nga i cili lind lumi i Apollonisė, strehim dhe liman i fustave tė piratėve dhe nė grykėn e kėsaj Apollonie ka zakonisht ujė tre kėmbė e gjysmė gjer nė katėr.....
.......ka edhe kodrina tė banuara e tė kultivuara, ka fusha shumė tė bukura e tė gjera duke u nisur nga fushat e hapėta tė Savrės e cila me emėr tjetėr quhet Myzeqe qė janė ndėrmjet Vlorės e gjer nė Berat dhe shtrihen nė veri gjer te lumi ...e nuk figuron qartė ėshtė bosh nė teks gjer tek kėshtjella e Daistit (Dorsit ?) por mund tė jetė kėshtjella e Bashtovės.
Dhespoti i Janines Meletios me 1714 shkruan per qytetin skele te Pirgut qe ndodhet prane detit.
Ne dekumentat mesjetare e gjejme shpesh here emrin e tij, po ku ishte konkretisht vendi i ketij Pirgu dhe limani i tij. Ka shume te dhena por dhe shume supozime por une kam shkuar prane vendit qe quhet edhe sot nga banoret Pirg dhe i kam pare e fotografuar mjaft gure te mbetura nga skela e dikurshme e Ndernenasit sic e quanim ne, ajo ishte prane Asturkasit. Pleqte e mbanin mend mire kur po perendonte jeta ne kete skele qe po e humbiste rendesine e dikurshme ku behej transportim mallrash deri ne vitet e fundit te shekullit te XIX-te.
Ne nje dekument te vitit 1389 flitet per here te pare per objektin e ndertuar te Pirgo Turri kurse ne forme tjeter e gjejme si Pirag, Pirgu i Devolli ose Turris de Diavali, Kulla e Pyrgosit qe kuptohet se eshte prane lumit Devoll qe ne ato kohe kalonte aty pran ne derdhjen detare mesjetare prane fshatit te sotem Asturkas te Libofshes.
Pra del te kuptohet se kemi te bejme me nje keshtjelle fushore per mbrojtjen e skeles dhe qytezes qe ishte ndertuar ne nje Pirg apo Sop, vend i ngritur jo larg detit, buze derdhjes se lumit nga ndonje sulm sidomos te pirateve.
Keshtjella nuk ishte ne derdhje por me brenda teritorit afersisht sic e shikoni ne foto ku duken gure te medhenj themelesh. Kjo vertetohet me dekumentin latin te 30 korrikut 1390 qe thote se kulla e ndertuar rishtash nje vite me pare, ishte larg grykes se lumit ne largesi nga deti.
Ne nje siperfaqe prej disa hektaresh dallohen trakte muresh prej guresh, themelesh objektesh te rrenuara si dhe objekte kulti shtepi banimi, depo e magazina te tregtareve (deri ne kohen e fundit te turqis keto sherbenin si depot e kripores) si dhe nje planimetri shumekendeshe. Nje sy i stervitur mund te dalloje ne to rrenojat e themelet e asaj qe eshte emeruar ne dekumenta Kulla e Pirgut ose Keshtjella e Pirgut te Myzeqese. Dallohen dy trakte muri themelesh nga afro 20 metra me drejtim nga keneta e Karavastase dhe brinjet e tjera nga mbi 15 metra.
Nga mesjeta deri ne fillim te shekullit te XX-te zona prane Ndernenasit ku ishte dikur qyteza e skeles se Pirgut te Karavastase sot Asturkasi quhej Tregishte, vend qe behej tregti me vendet fqinje te Arberise.
Pas ardhjes se turqve e luftrave te vazhdueshme, njerzit u larguan dhe humbi rendesia tregtare e kesaj qendre banimi qe dikur nxirte te ardhura mjaft te medha sic del nga regjistrat tregtare te latineve e Raguzianeve por edhe te atyre turq ne fillimet e pushtimit ne vitin 1417.
Kemi nje Ajdin qe ne vitin 1421 ishte bere zot i Pirgut, ne derdhje te Semanit sipas G.Valentinit ne librin Acta Albaniae Veneta faqe 15, eshtu ky Ajdin Gropa pinjoll i nje familje feudale arberore nen sherbimin otoman qe Senati i Venedikut me 1415 i kishte dhene shperblim me vendim qe ti jepeshin 1000 thase me kripe ne vit si zot i Cossie sipas historianit Nikolla Jorgas. Por cili eshte zoterimi i Ajdinit i quajtur Cossie. Mendimi eshte hedhur per Gosen e Kavajes, ndonje thote per Cosi (Kocaj) prane Barbullinjes te tjere thone per fshatin Cossia, Cocia, (Kocaj) prane Kamcishit ne Bubullime ku ishte dhe nje kripore e vjeter per zonen. Une mendoj se Cossia eshte sot Grem Cosia prane Ciflikut ne Libofshe qe ishin bere toka shteterore, cifliqe te shtetit turk qe kishte ne varesi edhe keto teritore ku ishte Skela, Kriporja dhe Daljani.
Ne situaten dhe ngjarjet politike te asaj kohe Pirgu luajti nje fare roli per vet pozicjonin gjeografik dhe interesin ekonomik qe paraqiste. Fakt eshte sic del nga dekumentat e asaj kohe se te ardhurat vjetore qe vinin nga kjo skele si qender ekonomike ishin rreth 1000 dukate. Keto te ardhura nuk ishin pak por perbenin nje te nenten e gjithe te ardhurave qe jepnin se bashku Berati, Vlora, Himara.
Pirgu i Myzeqese si skele tashme dihet por kuptohet se ekziston dhe si nje qender tregtare e zejtare por edhe si qender banimi stabile ne nje teritor mbi 50 hektare me disa objekte kulti. Disa nga keto kisha, rreth shtate i kam njohur edhe une se ne to sherbehej sipas shenjtorve qe ju kushtoheshin deri vone kur u ndalua me ligj besimi me 1967. Kjo tregon se kemi te bejme me nje qender me popullate te konsiderushme ne kohen e lulezimit te Skeles se Pirgut te Devollit.
Kam patur rastin te shikoj disa harta punime te vjetra per Ballkanin te shkruara italisht dhe ndonje tjeter gjermanisht por edhe ne botime te tjera. Pjesa me e madhe e tyre ishin skematike dhe jo te sakte se hartusit kane punuar me c’kane lexuar dhe nuk kane qene konkretisht ne keto ane per njohje direkte. Informacioni eshte i paket por edhe mjaft i zbete. Nje harte te vjeter te Ballkanit qe shkruante Arqipelagu Grek ishte me shkrim latin dhe jepte mjaft qendra te banuara. Ne territorin tone ishte saktesuar Regio Albania dhe Epiri rreth shekullit XII-XIII-te dhe mjaft qendra te vjetra qe nuk kane qene me te permendura ne mesjete si Arnisa, Eordeti, Pfoebati e tjera, Apollonia ishte shkruar Poline (qyteze e vogel) dhe fusha para saj me emrin shqip Plake kurse skelat Spinarica, Pirgu i Devollit dhe Vrego ishin ne vendet perkatese qe njohim edhe sot.
Nė nje hartė te vitit 1651 tė bere nga Pierre Mariette del pikėrisht Pirgu i Muzakajve mbi lumin Devool (Seman) kurse mbi tė nė rrjedhėn e Shkumbinit ėshtė Klodiana (Peqini) dhe nė grykėderdhjen e Vjosės nje emer qe nuk lexohet mire por mund te kuptohet se eshte fshati Poro.
Ne harten e G. Cantellit te vitit 1689 shohim nje paraqitje bregdetare me interes te rajonit por lumenjte me grykderdhjet bien mjaft ndryshime me gjendjen e sotme te tyre. Pjesa me e madhe e lumenjve ketu jepen sikur derdhen ne veri perendim te vendit ne gjirin e Drinit (Golfo della Drino). Ne te majte te lumit Devoll ne rrjedhen e mesme eshte shenuar Savra kuptohet se behet fjale per fushen kurse ne te djathte me ne lindje eshte Karbunara (Corvunari) dhe ne grykderdhje ndodhet i shenuar Pyrgu. Me ne veri te ketij lumi kemi nje gji dhe nje lume jo te madh i paqarte si perroi i Lushnjes ku dallohet dhe emri Vrego i nje qendre kurse te tjerat nuk mund te lexohen qarte pervec disa emrave ne nje shtrirje me te madhe. Lumi i Vjoses nuk gjendet i shenuar por per rajonin bregdetar poshte Devollit dallohen qarte fushet, lagunat dhe kenetat deri perballe ishullit te Sazanit.
Emri i Myzeqese eshte shkruar ne formen (Mussionioni) dhe shtrirja e saj eshte prej fushes se Kavajes deri ne gjirin e Drinit. Shkumbini duket sikur kalon permes ne kete fushe dhe derdhet ne gjirin e Durresit. Me poshte ne drejtim te lindjes eshte shenuar Tomorrica (Timoriza), me ne lindje te kesaj ndodhet Benda dhe me ne jug Canonia. Ne jug perendim dallohen malet e laberise dhe emri Canina prane bregdetit ku shkruhet Golft della Avlonia.
Ne disa harta te tjera shohim se dalin njėkohėsisht si Bashtova ashtu dhe Pirgu i Muzakajve por ato jane te fundit te shekullit XVIII-te, nje eshte e vitit 1784 dhe tjetra e viteve me te vonshme.
Me keqardhje mund te them se nuk munda ta bleja me cmimin qe me dha shitesi nje grek finok qe kishte pare interesin tone per nje pikture qe gjeta ne tregun e sendeve te vjetra ne pazarin e Manastiraqit ne Athine ne vitin 1996. Ajo ishte teper e vjeter dhe origjinale, ne sfond kishte nje skele lumore fushore dhe nje keshtjelle e vogel, ne largesi dallohej vija e kodrave, poshte kishte shkrimin Pirgos to Potamou dhe emrin e pa qarte per mua te piktorit.
Por mendoj se ajo ishte piktura e rralle e Pirgut tone te Karavastase dhe ne sfond kodrat e Divjakes me gryken e Gradishtes. Kurse im bire Mihali bleu nje kopje te nje harte te vjeter mesjetare qe mendoj se na sherbeu edhe per studimin tone per Myzeqene e vjeter. Ne ate treg pashe dhe shume libra te vjeter ku flitej edhe per Shqiperine, mjaft foto kopjime te pikturave te autorve te njohur anglez per Epirin dhe Ilirine disa te pa njohura per ne dhe me mjafte vlera historike e artistike por mjerisht ishin shtrenjte per xhepat tane te zbrazur.
Sic na tregojne dekumentat e ndryshme Pirgu i Karavastase ose thene ndryshe Pirgu i Myzeqese eshte nje skele ose port lumor rreth e 1 km ne brendesi te tokes. Ai ka luajtur nje rol te rendesishem tregtar me Mesdheun ne mesjete per zonen e Myzeqese. Duke u nisur nga dekumentat e njohura tregtare eshte hedhur mendimi se kjo skele ka funksionuar ne shekullin e XIII-XV. Por po te shikosh te dhena te tjera si dhe gjurme objektesh mendimi te con me thelle ne shekuj per ekzistencen e kesaj skele.
Por dekumentat tregojne se ajo ka ekzistuar edhe gjate sundimit turk mbase e kuptueshme jo me ate rendesi te dikurshme. Ne kete teritor kane zbritur mjaft luftetare arberesh me ne krye Gjon Kastrijotin e Ri, ku per nder te misionit te tij ju dha emri vendit Ndernenas (Nder i Nenes Arberi).
Po keshtu ne rrugen qe benin karvanet e tregtarve e cila kalonte prane Stan Libofshes ishte ngrituar Hani i xha Zybes, nje plaku krutan qe dikur kishte sherbyer ne skele dhe kriporet per rreth saj. Administrimi i doganes, Kriporeve, Daljanit dhe Cifliqeve si prona shteterore behej nga administrata e Beratit, ketu pleqte e vjeter tregonin se kishte ardhur dhe Naim bej Frasheri si punonjes i administrates se tatimeve doganore. Dhaskal Xhavo i Divjakes kishte qene shok shkolle me Naimin dhe Samiun. Familjet Naco dhe Bita ne Gradishte kishin ardhur nga Frasheri i Dangellise ne kohen e Ali pashe Tepelenes dhe ishin nga i njejti zjarr me Naimin. Te moshuarit tregojne se ai eshte kujdesur per ta ne ato kohra por kete na i tregonte edhe plaku Gaq (Naco) Gradishta.
Fshati me emrin Asturkas ka kuptimin prone shteterore, As dhe Has do tė thotė qė tė ardhurat e kėtij fshati tė shkojnė pėr qellimet komunale. Prane tij ishte Kamēishti i Myzeqesė sė Poshtme (Kamcishte do te thote gurishte e imte, kuptohet ne kete rast eshte fjala per kripen qe nxirej ketu). Po aty prane ishte dhe Daljani i peshkut i njohur si pasuri shteterore ne kohen e turqis. Kamcishte kemi edhe nje fshat ne Myzeqene e madhe prane Bubullimes ku thuhet se dikur nxiresh kripe. Ketu kripa gjendet ne shtresa minerale te medha eshte shfrytezuar per shume kohe por lumi e ka mbuluar shume kohe me pare kriporen si dhe vendin e shenjte qe quhet nga banoret Mejkan.(mendohet se ketej e ka origjinen dhe kleriku i degjuar Gjon Mejkashi qe mori pjese ne kuvendin e Arberit ne Lezhe).
Por le te vazhdojme me Astukasin tone, pėr kėtė na vjen nė ndihmė soditja e kujdeshme e vėndit pranė Mullagės siē e quajnė fshataret shėnjat e lumit tė vjetėr si dhe shėrbimet qė bėnin fshatarėt pėr kishėn e ShėnMitrit dhe atė tė ShėnePremtes qė ishin nė tė majtė tė lumit. Kėto kisha dhe pse Asturkasi kishte kėnetėn pėrpara, njė herė nė javė ndizeshin nga sherbėtori i kishės sė Asturkasit qė shėrbente edhe pranė ShėnMėrisė Ndėrnenasit. Kurse kishat e bregut tė djathtė tė Dellit, Devollit tė dikurshėm si ShėnMėrija, ShėnBarba i ndiznin shėrbėtorėt e kishės sė Karavastasė edhe ky rast na forcon bindjen qė Asturkasi ėshtė fshati i vjetėr Kamēishtė qe gjejme ne regjistrimin e pare turk te vitit 1432, sepse afėr kėtij fshati ka qenė Dajlani i Karavastasė, atje ku i thonė edhe sot Dajlani i vjetėr 500 m nė veri tė ish skelės sė Pirgosit.
Kėtė e vėrtetojnė edhe lėvizjet qė ka bėrė Daljani ku brėnda 100 vjetėve ai ka ndėrruar tre herė nė drejtim tė veriut, por 500 vjet mė parė ai duhet tė ketė qenė aty ne vėndin e quajtur sot Shėllira e Madhe ndėrmjet Ndėrnėnasit dhe Hadajt, por pėr shkak tė mbathjes sė lumit ai ka lėvizur. Po keshtu nuk duhet te harrojme edhe fshatin Cakajas qe dikur ka qene Daljani i vjeter dhe emri Cakajas ka kuptimin Prite nga turqishtja dhe sherbente per te zene peshk ashtu si eshte sherbimi i vet Daljanit. Ne kete zone eshte dhe Resomeni (Res-rresht, dhe meni-mena pra rresht menash) nje lagje, mehalle e vogel sepse dikur ne ato kohera ketu kultivohej krimbi i mendafshit dhe ishin mbjelle mena per ushqimin e tij si dhe mjaft drure deti (marine) per te mbrojtur token nga ererat e kripura dhe pasuruar dheun me rrenjet e tyre.
Im atė Kozmai i lindur nė vitin 1860 vdiq nė vitin 1951 mė pati treguar se kur ishte nė moshėn 20 vjeēare ishte larė nė detė tėk kisha ShėnMarinės dhe rrobat thoshte i vendosi nė rrėnjėn e pishės qė ishtė nė oborrin e kishės. Ai dhe disa pleqė tė tjerė mbanin mėnd mirė Skelėn e Pirgosit nė te cilen lidheshin gjemit e peshkimit. Ajo si skelė ishte rrėnuar por akoma funksiononte pėr varkat e lehta tė peshkimit. Bile aty kishte vdekur dhe ishte varrosur njė marinar Ulqinak dhe nė varrimin e tij kishte marė pjesė dhe njė i quajtur Loni Sema nga Ndėrnėnasi, simbas shėnjės, tregimit tė kėtij plaku duhet tė ketė qenė viti 1875.
Nga ky vėnd po tė shikojmė sot, duket se deti ėshtė larguar nė vijė tė drejtė njė km, ndėrsa nė drejtim tė veriut ėshtė krijuar njė gji nga gryka e lumit ku deti ėshtė larguar 6 km sepse lumi duke kaluar anės detit nga jugu nė veri e ka shtytur duke e mbathur ate. Kėtu e kemi fjalėn pėr grykėn e vjetėr tė lumit, para vitit 1946 kur rinia me aksion ja ktheu grykėn prane Postes Verore aty ku ėshtė ndėrtuar sot Hidrovori i madh. Arsyeja e kthimit tė lumit u bė pėr shkak se po mbathej Daljani i sotėm i Karavastasė.
Gjate nje eksplorimi te kesaj zone ne rrenojat e Asturkasit ne nje grup historianesh te Myzeqese nga Lushnja dhe disa arkeologe te qendres se Fierit ne vitet 70-te mblodhem material dhe diskutuam per probleme historike te zones. Neritan Cekes qe drejtonte kete ekspedite ja kam trajtuar cfare dija e kisha pare, lexuar dhe degjuar nga te moshuarit per Pirgun e Karavastase dhe rrenojat prane Asturkasit duke e lidhur me gjithe zonen e Karatoprakut e me larg.
Nje dite vjeshte te vitit 1986 bashke me djalin tim ushtarak Mihalin qe kishte deshire ti njihte me mire vendet se donte te trajtonte nje teme Cezariane qe lidhej me veprimet luftarake prane Apsusit antik beme nje hulumtim te kujdeshem ne kembe per dy dite ne zonen se Karatoprakut. Ndoqem gjithe gjurmet e lumit te vjeter nga gryka e Gradishtes, dualem ne Babunje te vjeter, zbritem ne fushe tek varrezat e vjetra te muhamedanve prane shtepis se mikut tim te vjeter Xhavit Jashar Rrushos. Veshtruam me vemendje guret e shumte te ngulur e te rrezuar dhe konstatuam ate qe kish shkruar Pukevill rreth 200 vjet me pare per rrenojat e qytetit antik Daulia prane Daullasit. Kaluam permes fushes se Milos ku diku me poshte kishin qene disa toka te familjes sime, kaluam Rrungajen dhe u drejtuam per ne Remas, Karavasta, Mucias, Cakajas biseduam me mjaft banore te moshuar dhe te rinj te interesuar nje nga Staset dhe nje tjeter nga Bicat miqte tane na shoqeruan deri sa dualem ne derdhjen e vjeter prane Hidrovorit. Gjurme te vjetra qeramike na terhoqen mjaft vemendjen ne mezhdat e Muciasit si dhe rrenojat e kishave te vjetra qe me sollen ne kujtes ngjarjet e renda te largimit te madh te arberorve ne kohrat e errta te pushtimit otoman. Prej atyre kohrave erdhi ajo zbrazesi e zbehje e jetes dhe zhvillimit ne keto ane.
Te mos te harrojme perse mjaft zona te krahines se Myzeqese kishin ngelur pa banore. Mjaft nga ata ishin vrare ne luftra si aleat te prijesve te tyre kristiane ne luftrat antiturke, shume ishin larguar per tu mbrojtur ne zonat malore, te tjere u larguan se bashku me prince te tyre pertej Adriatikut per ne Italine Jugore por sidomos ne Siceli ku kishin edhe nje mbeshtetje me te madhe per shkak te mardhenieve te mira dhe kontributit te anasjellte midis tyre si dhe te kishes orthodhokse te Siciljaneve. Mos te harrojme se riti lindor praktikohej ne te gjithe Italine Jugore deri para ardhjes se normaneve ne keto vende. Por shqiptaret e larguar, arbereshet myzeqare shkuan ne Itali se bashku me kleriket dhe ikonat e kishave te tyre qe do ti respektonin edhe me shume. Duke marre dhe urrejtjen e kardinaleve vendas qe filluan ti quajne si sekt te perbuzur.
Me kete rast une mund te sjell ne kujtese kengen e atij moti te larget qe i kushtohet largimit te madh e qe kendohet akoma nder te mocem edhe sot ne Myzeqe si Kenga e Gjemise, ku banoret e krahines u mblodhen prane kishes se Shenkollit te Karavastase dhe u nisen me gjemite drejt brigjeve te tjera per ti shpetuar skllaverise turke.

Ika nėno ika, ikėm muarėm dhenė
Turku po na ndjek, kėrkon tė na therė
Tė gjithė ne shkuam, poshtė nė Babunjė
Te kisha e Shėnkollit seē u therėn buajte,
Drekėn ne e hėngrėm, darka na mungone
Natėn sterre u nisėm pėr nė vėnd tė huaj.
Kur vumė kėmbė lart nė gjemite
Dėgjuan kėmborėn o te kumbrisė (buacės)
Mjera unė e mjera, koken kur e ktheva
Nuk i pashe me sy, zemra c’mu lendua
Mjera une e mjera si i lashe keto dhera
Zeri kumris ē’mu keput gjysm e fuqisė
Mallin na e morėn tė zestė mor me bojė
Vatanin e lamė, shkuam nė vėnd tė huaj.

Po keshtu duke u nisur edhe nga emra dhe shenja te tjera mendoj se arbereshet e zones sone qe u larguan ne ato vite ruajne edhe sot kujtimin por edhe ikonat e kenget e bukura qe nga ajo periudhe. Ata shkuan plot plage nga luftrat me otomanet dhe perseri mbanin me dinjitet ne krye te varganit te te larguarve ikonat e Shen Merise e te Jezu Krishtit udherrefyes. Keshtu ndodhi me arbereshet e Pianes ne Siceli te cilet mbanin mbi krye keto ikona qe i nderonin si dikur banoret e Karatoprakut nga Divjaka-Bashtova deri ne Libofshe e ne thellesine lindore te fushes nga 30 gushti deri me 1 shtator ne gjithe kishat e Myzeqese atehere edhe sot. Piana e Arberesheve eshte themeluar me 1488 pak dite sapo ishin larguar kristianet e feudit te Materengajve qe vet si princer kishin vite qe ishin vendosur ne Siceli. Po keshtu e lidhim kete edhe me ngritjen e kishes se Shen Gjergjit dhe Shen Mitrit ne vitet 1495 e ne vitin 1495 ne Piana te Sicelise qe te kujtojne shenjtet dhe kishat qe i respektojne ato si Shen Gjergjin e Libofshes dhe Shen Mitrin e Karavastase.
Shumė familje shkuan dhe su kthyen mė nė trojet e vjetra, disa muarėn malet mjaft tė tjerė nėpėrmjet skelave tė lumenjve nė Bashtove, Karavasta e tė Grykasit shkuan nė Itali, Korfuz dhe nė teritoret greke e nė ishujt e Egjeut ku i gjejmė edhe sot.
Ata qė mbetėn shumė u vranė nė luftra, tė tjerėve ju muarėn fėmijėt, gratė e vajzat ja u ēuan nė Anadoll, shtėpitė ja shkatrruan, pasuritė ja u muarėn, zija pllakosi vėndin e tjera mėnxyra. Qysh nga ajo kohė kemi edhe kėngėt e vjetra qė populli i zonės sonė i kėndon dhe i ruan akoma dhe pse kanė kaluar mbi 500 vjetė. Ja disa vargje qė kėndoheshin me pare nga tė moshuarit e krahines se Myzeqese.
Tė gjitha ēu muarėn, fėmij vajza e gra, bagėti e plaēkė e ndryshme nė teritoret tona turqit i nisėn pėr nė teritoret e pushtuara tė Bullgarisė pastaj nė Anadoll dhe vuajtjet e tmerret e asaj shpėrngulje tė egėr populli i kujton me dhimbje nė kėngėn e ruajtur nga ajo kohė.

Ra njė yll nė mes tė detit
Isharet moj tė kjametit
Vjen zabiti osmanlli
Me njė goxha ushtri
Neve mbetėm vetėm
Burrat hajmedet ikėn
Shkuan o pertej detit

Neve mbetėm vetėm pa njeri
Vjen osmanlliu me njė ushtri
Seē na vranė, o seē na prenė
Djem e vajza o na rrėmbyene
Nė Sofje larg o po na i ēojne
Jo nė Sofje por nė Stambolle
Nuk e dim si po na shkojnė
Qaj ditė o moj e qaj natė

Qajnė pleqtė e qajnė gratė
Pėr vatrat moj qė na muarėn
Kėta qentė mor tė huaj.
Kjo tregon dhimbjen e madhe popullore nga mėnxyra qė bėnin turqit, se djemtė i muarėn dhe i bėnė jeniēerė e muhamedan tė bindur dhe trima tė sulltanit, vajzat i martuan me ushtarė turq.

Me keto ndjenja te ngarkuara nga ato kohra te largme shikimin e kishim tretur tashme me hapsiren e pa ane te fushes qe shtrihej e bashkohej njesh drejt serendipity me detin vale qete
Nga kulla e vrojtimit zbulimit tek posta verore drejtuam dylbite dhe pame cdo gje si ne pellembe te dores. Hengren dreke me ushtaret e sherbimit, kishin pregatitur peshk te fresket per ne, na u luten dhe barinjte e fermes per te qendruar ate nat por ne muaren rrugen per Asturkas. Pame e skicuam vende qe na interesonin, degjuam me interes mjaft gjera dhe mbajtem shenime per te rritur seriozitetit e rrefyesve dhe qendruan ne Ndernenas naten e pare. Kisha mall per keto vende dhe njerez qe i njihja mire qe nga vegjelia, vija shpesh here dhe perseri kisha kenaqsi te kthehesha, kujtimet e luftes e te punes me terhiqnin ne kete zone.
Njerez me te mire nuk gjenden mbi dhe si keta, te dashur, te afrushem te sinqerte, bujare, puntore te mencur dhe te matur ne cdo veprim por dhe mjaft trima. Erdhen na takuan nga Todot, Shulet, Bushet, Thomot, Veruaret, Guxot, Banet, Kuqit, Balluket e shume te tjere na respektuan sic dine ata me gjithe fisnikeri e qenies se tyre. Te nesermem u nisem dhe dualem ne bregdet ne derdhjen e Semanit dhe muarem rrjedhen e lumit lart nga Koka e Lapit, takuam barinje dhe puntore te shumte te fermes por edhe peshkatare. Me nje zetor u kthyem, muarem xhaden dhe dualem ne Havaleas e qe aty shkuam ne Metaj, vazhduam neper mezhda dhe kanale e mbritem ne Kolkondas prane manastirit te ShenKozmait ku na priste Rrapi Saqellari dhe muarem se bashku rrugem per ne rreth Libofshe ku kishin dale Staver Ndeka dhe Petraq Doko nje oficer i larte ne Divizionin e Fierit qe na kish inkurajuar shume per nje veprim te tille. Se bashku pame gjurmet e objektit te nje kishe shume te vjeter te shekullit te VI-te monument kulture, kishen dhe varrezat e vjetra te Rrethit dhe Cipllakes dualem lart prane gjurmeve te Metoqit shkuam me siper ne nje pozicion qe e kontrollonim mjaft mire pamjen e Karatoprakut.
Nje ere e lehte qe vinte nga deti dhe ngritja e reve te pluhurit ne rruget e pashtruara te fshatrave te bregut te detit tregonte se koha do te prishej. Fluturimi i pulbardhave drejt grykes Gradishtes ishte nje shenje tjeter per kohen qe po prishej por ne per nje kohe te gjate vazhduam te bisedonim per shteterit e shumte te dukshem e te pa dukshem, per rruget antike dhe objektet e shumta te kultit, per emra vendesh, arash, fshatrash e mehallash, sope dhe vija, bokrrima dhe rrekera ne koder e ne fushe qe ju njihnim vetem emrin disave por jo historine e tyre te mirefillte. Stavri i njihte mjaft mire dhe me distance gjithe pjeset e malit te Libofshes ai ishte rritur ketu, kish qene traktorist dhe brigadier ne keto ane. Kurse Rrapi na dha nje perfytyrim me te gjere per Gjanicen, Osumin dhe Devollin per shtreterit e vdekur te lumenjve kur kalonin dikur ne kete zone, Kolkondasi ishte kryefjala e tij ne te gjitha tregimet e shpjegimet pasionante. Mihali ndiqte tregimet dhe skiconte ne leter drejtimet e mundeshme e ne kohe te shkuara te lumenjve. Petraqi binte tregimet e te vjeterve te radhitura si ne nje ditar duke bere dhe nje lidhje per historine e mjaft fiseve te vjetra, per njerez e ngjarje qe na interesonin ne temen tone. Ketu shtriheshin te mpleksura e nderthurura bota e vjeter tashme jo aq e mistershme si me pare dhe jeta e re qe trashegonte shume ne gjak, tradita e zakone te mrekullueshme te te parve tane dhe vitaliteti per qendrese dinjitoze, pune te ndershme e besim per nje vlersim me te larte qe shteti duhet te tregoj ne keto ane per kete vend e keta njerez fisnike qe kane dhene aq shume e nuk kane mare asgje sikur dhe morale.
Nga keto takime mesuam shume me teper se sa kishim lexuar dhe na dukesh se kishim sqaruar mjaft enigma te vjetra dhe qe e meritonin nje vemendje per te rritur me tej krenarine per historine e kesaj zone qe ka dhene neper shekuj mbase me shume se cdo zone tjeter e vendit, por e pa vlersuar denjesisht per historine kombetare. Disa shenime dhe skica qe realizuam ne kete hulumtim i kam perdorur edhe ne kete shkrim per Kullen e Pirgut te Karavastase.

Ndryshimi i rrjedhes se lumit dhe rrenimi i Pirgut te Muzakajve.

Por shohim se mbas pushtimit osman per arsye qe dihen kjo skele e humbi rendesine qe pati dhe pse te ardhurat nuk ishin te pakta dhe u quajt per keto te ardhura Asturkas (prone shteterore). Por me vone mbas vitit 1804-5 te njejtin fat si Spinarisa pati edhe kjo skele qytet sepse lumi i Devollit u bashkua ne Gajde prane Kozares me lumin e Osumit dhe nderruan shtratin nga Gradishta duke dale ne Mbrostar dhe moren drejtimin drejt detit ne shtratin e vjeter te Osumit, duke bere shume dalje dhe shmangie. Ne Rreth Libofshe aty nga viti 1827 tregojne se lumi mer drejtimin e veriut, kalon para kishes se Shengjergjit ne Libofshe deri afer Vanarit ku kthen nga jug perendimi duke shkaterruar fshatra gjate levizjes neper Aren e Milos, prane Ciflikut ne Havaleas, Ndernenas ku ndan fshatin Seman nga enoria e madhe e Ndernenasit dhe ktheu ne Alibejas ne drejtim te veriut dhe paralel me detin tashme me emrin e ri Seman. Duke vazhduar levizjen kaloi perseri nga ky drejtim i ri prane Skeles Pirgut dhe u derdh ne gryken e vjeter deri ne vitin 1962 kur rreshjet e medha te atij viti e nxuaren lumin perseri nga shtrati dhe ujrat shperthyen prane vendit te quajtur Koka e Lapit e u derdhen ne dete aty ku gjendet edhe sot.
Ne keto kohra, mbas vitit 1805 u ngrit edhe skela e re e Semanit afersisht ku ishte skela e vjeter e Spinarices. Emrin nuk e mori se ishte skele e lumit Seman sepse lumi ishte disi larg prej ketu por si skele detare prane fshatit Seman. Ketu kemi edhe sot qe prej atyre kohrave emrin e doganes, te pusit, dhe te fikut ne gjuhen turke me emrin Gjymryk, pusin e gjymrykut, fikun e gjymrykut.

Lushnje
Nentor 1997 shkruar e perfunduar per respekt te banorve te Karatoprakut
Llaqi Kozma Jano
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kulla dhe skela e Pirgut ne Myzeqe
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Veshje Popullore Shqiptare
» Zhuljeta Kulla: Ja si mė preu rrogėn Pėllumb Kulla

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com