LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qyteti mesjetar me keshtjelle i Mylit prane Babunjes se Lushnjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Qyteti mesjetar me keshtjelle i Mylit prane Babunjes se Lushnjes   Sun Feb 21, 2010 6:48 am

Po ju dergoj per njohje me te gjere shkrimin Qyetet mesjetar i Mylit prane Babunjes se Lushnjes shkeputur nga shkrimet Myzeqeja dhe misteret Shqiptare shkruar nga Llaqi dhe redaktuar nga Mihal Jano.
Ky shkrim eshte shkruar shume vite me pare dhe sjell te dhena me mjaft vlere per historine jo vetem te Myzeqese por edhe ate Shqiptare per nga dekumentimi i sakte dhe arsyetimi llogjik i ketij i mesjetes Shqiptare. Per here te pare lokalizohet vendodhja e qytetit te vogel e te fortifikuar. Deri me sot asnje historian nuk i eshte afruar se vertetes per kete qytet. Lexojeni shkrimin dhe po te keni ndonje verejtje niseni drejtim tone per ta kompletuar me mire kete shkrim.



Qyteti dhe keshtjella e Mylit ne Myzeqe.

Dekumentat bizantine mesjetare flasin per nje qytet prane lumit te Devollit me emrin Mylli, Myli ose Milos. Historianet dhe studjuesit kane dhene mendime te ndryshme por mendoj se jane larg te vertetes per shume arsye.
Ky qytet ndodhej siper, ne veri te rrjedhjes se poshtme fushore te lumit Devoll sipas te dhena te Ana Komnenit kur trajton keto luftra ne Arberine jugore qe perfshin zonen tone fushore te Myzeqese ne vitin 1081 gjate zbarkimit te normaneve ne Shqiperi dhe sidomos gjate sulmit te dyte te normaneve ne vitet 1107-1108.
Qyteti i vogel me keshtjell i rrethuar me mure, kulla dhe porta i quajtur i Milos, Myllit ose Myli ishte nje qytet i fortifikuar qe ne kohen e antikitetit. Ne kohen e lufteve me romaket e demtua rende se ishte i pari qytet i ilirve taulante qe u perballe me legjionet romake dhe e humbi rendesine e tij sic na informon Tit Livi por edhe autore te tjere. Ne kohen e luftrave me hunet dhe gotet barbare qe vershuan ne Iliri ai u rindertua nga perandori Justinjan dhe qendroi si nje fortifikate bizantine deri sa u shkaterruar nga luftrat midis latineve dhe bizantine ne shekullin e XII-te. Emri i ketij qyteti te fortifikuar dhe me liman ka ndryshuar disa here ne kohet e vjetra per arsye te pushtimeve. Mendimi eshte solid se kemi te bejme me qytetin e lashte Daulia qe permend Tit Livi, Polibi dhe Straboni dhe me vone u quajt nga romaket Musioni.
Po ku ndodhen konkretisht sot rrenojat e ketij qyteti me fortifikate kur na jane dhene disa te tregues e kordinata per te kerkuar. Per studimin tone jane me interes ato te dhena qe tregojne per veprimet luftarake te normaneve ne Myzeqe.
Emrin e qytetit te vogel me mure rrethuese te larte me bedena, me keshtjell e e porta dhe limanin prane e permend vetem Ana Komneni disa here ne Arberine jugore dhe asnje autor tjeter prandaj tek ajo do te bazohemi.
Por le te shikojme kohen dhe ngjarjet si i tregon Ana Komneni e bija e perandorit Aleks Komneni duke folur pėr luftrat normano-bizantine nė teritorin e Shqipėrisė mė 1081 ku shkruan se ...vet Roberti pas peripecish si i dėnuar nga perėnditė mezi mundi tė shpėtonte nga stuhia nė kepin e Gjuzės kur ishte nisur nga Korfuzi me det pėr tė pushtuar Durrsin…duke e nxjerė stuhia me mbeturinat e ushtris ai u nis pėr nė Gllavenicė pėr ēlodhje dhe nė pritje tė forcave tė reja nga Brindisi. Kėshtu pra si u mblodhėn tė gjithė fuqitė e tija me tokė e me detė, pushtoi fushėn ilirike me tė gjithė fuqitė e tija. …normanet gjatė kėsaj kohe shtine nė dorė Petrelėn dhe qytetin e vogėl tė quajtur (qyteti i Mylit) qė ndodhej mbi lumin Devoll si dhe disa vise tė tjera rrotull Durrėsit.
Kalojne rreth 35 vjet luftrash midis normaneve dhe bizantineve ne territorin e Arberise dhe shohim pushtimin e fushes ilirike, grabitjen dhe rrenimin e saj nga normanet si dhe permendjen e disa qendrave te pushtuara si Jeriko, Kanina, Vlora, Gllavenica, Myli, Petrela, lumi Vjosa, Apsusi (Busi), Devolli, Grykat e Arberise dhe Durresi qe gjendet i rrethuar prej normaneve. Te gjithe keta emra jane tashme te njohur per historianet tane pervec qytetit te vogel te Mylit mbi Devoll. Per te gjetur se kush eshte dhe ku eshte saktesisht ky qytet duhet te njohim disa te dhena te tjera qe na jep me vone autorja Komneni per luften, vendin dhe banoret ne kete rajon.
Ana Komnena me tej kur flet pėr sulmin e dytė tė normanėve mė 1107-1108 ndėrmjet tė tjerash shkruan...se Lantulfi komandanti i ushtris bizantine qė mbante Vlorėn, kur e pa Boemondin duke lundruar nė mėnyrė kaq tė frikshme nė krye tė njė flote, siē e treguam mė qartė mė sipėr, me qenė se s’ishte i zoti tė pėrballonte njė fuqi aq tė madhe, doli pak nga Vlora dhe i la Boemundit sheshin e lirė. Athere ky duke pėrfituar nga rrethana tė favorshme u hodh nga Bari nė Vlorė dhe gjithė ushtrinė e tij e nxori nė tokė. Sė pari plaēkiti gjithė bregdetin me njė ushtri tė panumėrt tė pėrbėre prej frengjėsh, keltėsh dhe prej atyre tė ishullit tė Tules qė shėrbenin si ushtarė tė Romejve dhe tani tė shtėrnguar ishin bashkuar me tė. Si i mblodhi kėta tė gjithė i pėrhapi nė tė gjitha tokat e pėrfshira brėnda Adriatikut dhe si plaēkiti tė gjitha viset e afėrta, sulmoi Epidamnin qė e quanin Durrės.
Pėr ne sot ka rėndėsi tė pėrcaktohet se kush ishte kėshtjella e Mylit pėr tė cilėn bėhet fjalė se ndodhej pranė lumit Devoll kur ky kalon ne fushen Ilirike. Duke u nisur nga ato pak tė dhėna qė jep autorja si dhe ndonjė dekument tjetėr i asaj kohe, mendojme se kjo kėshtjellė duhet tė jetė ajo e Babunjės pranė Gradishtės sė Lushnjes. Gjurmėt e banimit e tė jetes se qytezave tė vjetra per rastin konkret janė tė pranishme nė dy vėnde ku kalonte dikur Devolli.
Njė e dhėnė e re na jep mundėsinė ta identifikojmė Qytezėn e Mylit pranė fshatit Hamyl qė ndodhet nė rrugėn qė lidhte Apolloninė e dikurshme me Arnisėn rreth 2-3 km nė jug perėndim tė Petovės. Nė zonėn Grecalli, Hamyl e Zhavar gjatė punimeve bonifikuse janė gjetur mjaft objekte arkeologjike. Duke i vlersuar si pėrhapje, shtrirje tė banimit tė Apollonisė se rrenuar keto qendra si dhe kalimi i rrjedhjes se ujrave te Gjanices dhe perrenjve te tjere te zones te cilet ne grykederdhje krijonin me Vjosen limanin e Spinarices kurse ne brendesi te vendit Gliqoromanin me skelen e Portezes ne Mbyet te Fierit na shtohet argumenti. Kete supozim na e forcon edhe nje e dhene e mevonshme per kete rajon Dekumenti 114 i vitit 1570 relacion anonim mbi Shqipėrinė, qytetet, lumenjtė, liqenet, fushat, kufijt etj. Ndėrmjet tė tjerash me interes pėr Myzeqenė na vjen ku shkruhet … ėshtė njė degė e njė kėnete ose tė themi e njė liqeni nga i cili lind lumi i Apollonisė, strehim dhe liman i fustave tė piratėve dhe nė grykėn e kėsaj Apollonie ka zakonisht ujė tre kėmbė e gjysmė gjer nė katėr.....
Dime se ne kete kohe Spinarica nuk permendet ne dekumenta si emer dhe as si liman apo skele. Vjosa permendet si lume i lundrushem prane grykderdhjes se bashku me ujrat qe vijne nga perrenjte dhe kenetat e zones te cilat derdhen ne gryken e vjeter se bashku me Gjanicen e cila i ishte shmangur kodrave te Radostines duke lene shtratin e vjeter me emrin Shusheci dhe kalonte me djathtas neper tokat e Shkozes, Sheqit (ne Fierin e sotem) kthehej Daullas, Grecalli, Baltez, Hamyl, Bufas me drejtimin per ne Grykas. Me djathtas kalonte paralel lumi i Osumit deri ne Rreth Libofsh ku merte kthesen anash kodrave ne drejtim Vanar nga kthehej per ne perendim Daullas, Ciflik, Havaleas drejtim Grykasit ku bashkohej me Gjanicen. Eshte ky lume qe ne mjaft dekumenta mesjetare gjendet me emrin Ergenta, Charzenta dhe me vone kur bashkohet me Devollin pas vitit 1805 do te mare emrin Seman.
Por ketu ne Hamyl kemi disa mosperputhje me pershkrimin e autores Ana Komneni qe i kam trajtuar ne nje studim te vecante, prandaj i jemi larguar kesaj mundesie per te vlersuar Mylin me Hamylin edhe pse kane ngjashmeri si emra por kane etimologji te ndryshme (Mylli, Myli, Mili, Milos do te thote mulli ne shqip kurse Hamyl do te thote vend i ulet, me poshte ne greqisht )
Nga keto arsye mbetem dhe mbeshtes mendimin se kemi te bejme me keshtjellen e Babunjes ne gryken e Gradishtes se Lushnjes. Per kete le te ndjekim te dhenat qe na vijne dhe ti konkretizojme ne terenin e sotem.
Ana Komneni shkruan kur babai i saj perandor i bizantit vjen deri ne Arberi ne vitin 1108 se bashku me strategun Kantakuzenin pas vrasjes nga normanet te Ataliatit komandant bizantin qe mbronte grykat e maleve jugore, qe ky te vendoste ushtrine ne Gllavenice te Mallakastres.
Ajo shkruan …perandori Aleks Komneni thirri dhe shoqėroi deri nė Petra pranė Klisyrės (grykes se shkembit te Dragotit ne Dumre dhe jo Kelcyres se Tepelenes sic e marin disa) Kantakuzenin me ushtri tė madhe, atė e njihte si burrė shumė tė zotin nė punėt e luftės, pasi qendroi aty i dha shumė kėshilla e udhėzime strategjike si dhe porositė mė tė urta Kantakuzenit dhe e dėrgoi atė nė Gllavenicė, duke i dhėnė zėmėr dhe shpresė tė mirė, kurse ai vet u kthye nė Deabol (qyteti Devoll i siperm).
Kantakuzeni duke u larguar iu afrua nje qyteze qe quhej Myli dhe menjehere, mbasi pregatite helepolet e rrethoi qytezen. Bizantinet me guxim iu afruan mureve dhe disa prej tyre duke hedhur brenda zjarr digjnin portat, ndersa te tjere nepermjet mureve u mblodhen shpejt ne bedenat. Por keltet qė ishin pėrtej lumit tė quajtur Busi (Apsus, Osum dhe jo Vjosa sic e marin disa) kur e muarėn vesh kėtė sulm tė romejve, vrapuan pėr nė kėshtjellėn e Milos.
Le te shohim drejtimin dhe rrugen qe mori Kantakuzeni per te dale ne qytetin e Mylit. Nga Petra qe eshte sot Shkembi, Guri i Dragotit ndoqi rrjedhen e lumit Devoll doli ne fushe ku lumi kishte ne te dy anet fshatra te shumta qe nga Sejmenas, Barbullinja, Qerret i vjeter, drejtim Krutjet, Bishqethem, Shakull, Kemishtaj, Mertish dhe vazhdoi ne gryken e Gradishtes duke shkuar ne anen e djathe te lumit. Pengesa te tjera perrenjesh e kenetash nuk kishte se dhe ishte kohe vere dhe anet e lumit dihet jane me te ngritura ne krahasim me fushen.
Po te marim variantin se si e kane perkthyer disa studjues sikur Petra eshte Kelcyra e Tepelenes kjo nuk i pergjigjet levizjes se Kantakuzenit dhe kthimit te Aleks Komnenit ne qytetin e Devollit te Siperm (ka dhe nje Devoll te Poshtem qe e gjejme ne mjaft dekumenta por ai sot quhet Barbullinje). Kjo edhe sipas llogjikes se thjeshte se per te shkuar ne Gllavenice te Mallakastres (Hekali i sotem) nuk mund te shkosh me pare ne fushe me keneta e lumenj se nuk ka te tilla dhe te arrish ne qytetin e Mylit ne drejtimin Kelcyre Gllavenice. Por ai eshte nisur nga Kelcyra e Dragotit te Dumrese qe eshte edhe rruga e ardhjes se ushtris dhe e kthimit te perandorit Aleks ne rrugen me te shkurter per ne qytetin e Devollit te Siperm.
Qe qyteti i Mylit kishte keshtjelle kete na e perforcon edhe ndertimi nga ana e Kantakuzenit te mjeteve helepole per te zaptuar keshtjellen. Qyteza keshtjell ndodhej ne territorin perball lumit Vjose qe derdhej ne Grykas prane Topojes dhe Busi (Osum, lumi i Beratit, Ergent, Charzen i cili kalonte ne fushen e Libofshes paralel me Gjanicen) ne te djathte te Osumit ishte lumi i Devollit. Mbi lumin Devoll ne veri te tij ishte qyteze e Mylit. Ushtaret normane ishin pertej lumit Busi(Osum) dhe kur shkuan per te mbrojtur keshtjellen e Mylit nuk mund te kalonin lumin Devoll se anijet ja u dogjen bizantinet.
Largesia e madhe ku ishin normanet pertej lumit Devoll mund te shikohej nga ndonje lartesi kodrinore ose keshtjelle dhe me afer ketij arsyetimi eshte keshtjella qe ndodhej prane Babunjes qe ka dhe shesh pamje per kete distance.
Paniku e braktisja e luftes qe zuri bizantinet nga lajmi i ardhjes se kelteve qe ishin luftetare te armatosur dhe kalores te fuqishem u shua nga zgjuarsia, takti qe perdori Kantakuzeni i cili mblodhi dhe organizoi bizantinet gjate kohes qe nuk ishin perballuar akoma me normanet qe po afroheshin. Ushtaret bizantine ju kthyen kelteve duke djegur anijet ne liman por edhe mekanizmat per pushtimin e qytetit keshtjelle. Keltet e lartpemendur, mbasi erdhen ne buze te lumit dhe u genjyen me shpresat e tyre duke qene se anijet tashme ishin djegur qysh me pare, u kthyen te shastisur.
Bizantinet u terhoqen me pas ne nje fushe ku nga e djathta kishin lumin Ergent (Devolli ose sic quhet me vone Semani), mund te mendohet se u vendosen ne fushen e Bubullimes, Gjazes e Gorrese sepse dikur sipas edhe gjurmeve te sotme lumi i kalonte ne te djathe te tyre dhe nga e majta kishin nje vend mocalor i pershtatshem per tu mbrojtur (sic ishin kenetat e Kallmit, Verrise dhe Rrapzes) nga ndonje sulm i normanve te cilet pasi korren disa suksese prane Vlores, Kanines dhe Jerikut e kthyen vemendjen ndaj kampit dhe forcave te Kantakuzenit por u tremben nga pamundesia e manovrimit ne ate teritor dhe e shtyne betejen.
Normanet nuk e sulmuan fushimin .. shkruan Ana Komneni …per arsye se nuk i shkonte per shtat taktikes dhe armatimit te tyre si dhe te pozicjonit te kampit ushtarak bizantin.
Kur u nisen per beteje normanet, gjenerali bizantin Kantakuzeni per gjithe naten u hodh ne anen tjeter te lumit Devoll (Seman ne fushen midis Krutjes, Kadias dhe Savres) dhe qendroi ne gadishmeri per te vepruar dhe me reparte te caktuar provokonte e sulmonte normanet qe afroheshin.
Ne mengjezin e dites tjeter forcat e Kantakuzenit ishin ne formacion te plote e ne gadishmeri per ndeshje me keltet. Manovrat dhe taktika e perdorur ishte e suksesshme megjithe veshtiresite qe imponoi situata ne disa segmente te formacionit luftarak per te futur ne kurth forcat kelte te Boemondit.
Ana Komneni e shpjegon mire kete beteje me ngjarjet e shumta qe e shoqeruan veprimet e skitheve, nderhyrjen e shigjetarve turq, luften burrerore te trupave te Rosnikut me alanet e tij kunder kelteve dhe nderhyrja e fuqishme ne kohen e volitshme te Kantakuzenit i cili goditi qendren kelte, e theu dhe e vuri ne ndjekje deri ne qytetin e Mylit pas atij shpartallimi te furishem. Mbasi vrau shume nga ata te dores se pare e nga te medhenjte ai zuri dhe mjaft rober edhe disa prej konteve te shquar si ushtaraket e larte Kontopaganin dhe Rikardin qe ja dhuroi perandorit te shoqeruar me kokat e prera te shume kelteve qe i mbertheu ne shtiza.
Sulmet dhe perleshjet e formacioneve shkruan autorja ….ishin te shpeshta me perparsi here te normaneve e here te bizantineve dhe vetem nderhyrja e fuqishme dhe ne kohen e duhur e Kantakuzenit beri qe rreshtimi norman te cahej e te vihej ne ndjekje deri ne qytezen e Mylit. Edhe sulme te tjera qe ndermoren normanet, ushtria bizantine mundi ti thyej dhe ti shkaktoje deme te konsiderushme Boemondit ne njerez e ne mjete si dhe mjaft konter e njerez te rendesishem qe i nisi drejt perandorit si rober. Dhe vet Kantakuzeni me bizantinet u ngjit ne Tomor.
Kush eshte ky vend mocalor dhe i pakalueshem qe qendroi Kantakuzeni, me ushtrine bizantine qe kishte emrin Tomorr asnje historian deri me sot nuk e ka percaktuar. Autorja shkruan …ky ishte nje vend mocalor dhe i pa kalueshem, aty qendroi shtate dite dhe dergoi patrulla ne vende te ndryshme per te mbledhur informata rreth normaneve, keto forca patrulla rastesisht takojne forca kelte qe rregullonin njeqind trape per te kaluar lumin dhe per te pushtuar qytezen qe ndodhej ne anen tjeter te tij.
Por kjo pyetje kerkon edhe zgjidhjen e nje tjeter enigme, cili eshte lumi qe po rregulloheshin trapet(jo anijet) dhe cila eshte kjo qyteze qe donin te mernin normanet.
Keto duhen kerkuar ne teritori e Lushnjes ne te djathte te lumit Devoll (Seman) ku po rregulloheshin trapet. Devolli kalonte perpara kodrave te Karbunaress ne drejtimin Barbullinje, prane Krutjes, Bishtqethem, Lumth drejt Grykes se Gradishtes. Kjo qyteze sipas te gjithave te dhenave dhe mundesive te terenit eshte ajo e Cernikut (Qerretit) prane Karbunares se Lushnjes ku jo larg saj ndodhej dhe fortifikata e vjeter Corragumit qe Ana Komneni na e jep me emrin Tomorr. Keshtu qe terenin mocalor mund ta lokalizojme ne vijen Fusha e Lunjes, Vija e Vozit, pellgjet e Kadiasit, te Qerretit, Bicakajt deri ne Barbullinje ku gjurmet e kenetave jane edhe sot te pranishme.
Kete mendim na e perforcon edhe nje deshmi qe na sjell shume vite me vone ne kohen e ardhjes se perandorit bizantin Androniku i II-te ne Arberi kronisti ish ushtarak bizantin Ioan Kantakuzenos qe e shoqeroi.
Ai pershkruan kryengritjen e shqiptareve ne krahinen e Beratit e te Vlores ne vitin 1336 ku midis te tjerash shkruan se ...dhe vera u afrua, arbereshet qe banojne ne afersite e Beratit dhe Kanines, te cilet jane te gatshem per te bere permbysje dhe prej natyres jane lakmonjes te kryengritjes dhe keshtu u binin ne qafe qyteteve te atjeshme, s’munden me te qendronin qete po filluan grabitjet e sulmet sheshit u mbodhen dhe i suallen shume te keqija Beratit dhe Kanines, gjithashtu edhe nje fare fortese qe quhesh Skrapar edhe Klisyren, si dhe ate qe quhesh Tomor (Timorin) qe ishte edhe ajo nje fare ndertese e banuar, ne perendim te Beratit.
Edhe ambasadori frances Pukewill prane Ali pashe Tepelenes na vjen ne ndihme per kete problem kur shkruan per udhetimin e tij per ne Berat ne vitin 1806 dhe permend fortesen e Tomorrit ne jugperendim te Beratit. Per te cuar me tej besimin sjell faktin qe edhe sot ne fshatin Karbunare te Lushnjes gjendet nje ure ulluk ne shkembin e gurores dhe rruge e vjeter mesjetare e cila drejtohet ose njihet nga banoret me emrin ura dhe rruga e Tomorrit. Por kjo rruge te conte ne drejtimin e kalase se Karbunares, dhe poshte drejt qytezes se Cernikut (Qerretit) ku gjurmet e se ciles ishin deri ne vitet e luftes se dyte te dallueshme mbi qafen e malit dhe shkonte me tej ne malesine e Dumres dhe qytetit te Beratit (Per kete shikoni Historia e Karbunares qe kam shkruar si trajtes me vete ne kete liber).
Boemondi megjithe disfaten dergon forca per te rivendosur situaten ne zonen e Vlores e per ti plackitur, por Kantakuzeni dergoj nje ushtri me ne krye Beroitin i cili i mundi forcat normane por edhe ju shkaterroi e u dogji anijet ne lumin Vjose prane Grykasit e cila me vone na del me emrin Spinarica. Kjo situate e detyroi Boemondin qe te shkepuse nga trupat kryesore prane fushimit te Durresit 6.000 ushtare kalores e kembesore te gatshem per beteje dhe i dergoi kunder Kantakuzenit dhe ushtris bizantine per ta kapur rob ate. Por vigjilenta, informacioni dhe pervoja e Kantakuzenit coi qe ushtria e tij te korrte nje fitore te madhe ne mengjezin e dites kur ushtria normane gjendej e lodhur prane brigjeve te lumit. Mjaft konter qe u kapen rober e te tjere me interes i dergoi per tek perandori dhe vet u kthye e u ngjit ne Tomorr prane vendit mocalor.
Duke u nisur nga gjithe keto te dhena qe tashme i kemi te konfirmuara del se qyteza e Mylit, Milos e ndodhur siper mbi rrjedhen e poshtme te lumit Devoll, sot mund te lokalizohet ne pozicionin e Babunjes se vjeter. E themi kete sepse na vjen ne ndihme edhe nje e dhene tjeter me mjaft rendesi percaktuse per terenin dhe pozicionin. Fusha e vjeter perballe Babunjes ne drejtim jug perendimor e ruan edhe ne ditet tona emrin e saj mesjetar. Ajo quhet nga banoret por edhe nga disa harta te zones deri afer Libofshes dhe Agimit duke perfshire Daullasin, Vanarin dhe Rrungajen si Fusha e Milos ose Milores. Kuptohet se ky emer i ruajtur ne shekuj ne toponomine e kesaj zone nuk ka pretendim tjeter origjine per vec kujtimit te emrit te qytetit te dikurshem qe e kishte kete fushe te begate te tijen. Prane kesaj fushe kane qene disa fshatra qe jane zhdukur nga ujrat kur lumi nderronte shtrat duke gerryer dhe kthyer token ne nje gjysme kenete. Prinderit e mi ne vitin 1920 kishin blere nga komuna e Libofshes prej kenetes disa hektare toke per ta permirsuar jo larg fshatit Daullas. Ajo ishte mjaft e kripur dhe ne e perdornim per te kullotur bagetia ne vere. Nje pjese te saj qe e kishim permirsuar ne vitin 1926 qeverria e Zogut ja shperndau emigranteve kosovar, kurse ne na premtoj kompesim ne trefish ne zonat e tjera te kripura por qe nuk i muarem kurre. Qeverria e Verlaci sipas ankeses sone na dha nje dekument ne vitin 1939 qe njihte kompensimin dhe vetem kaq.
Nga te dhenat e autorve antike dhe zbulimet e rastėsishme tė gjetura aty si dhe nga legjendat e zonės nė kėtė vėnd tashme dihej se ishte fortesa Daulia e antikitetit qe permend Tit Livi kur legjionet romake te Sulspicit fillojne luftrat ndaj taulanteve.
Ne kohen e sulmeve te barbareve ketu perandor Justiniani rindertoi fortesen qe njihet me emrin Musioni. Fusha ne jug te Musionit te vjeter prane grykes se Gradishtes e mban emrin ne trajten shqipe po me kete etimologji Koricke qe do te thote toke e zeze.
Me poshte ne pronat e Xhavit Jashar Rrushos jane rrenojat e Daulias antike dhe jo larg prej ketyre rrenojave eshte sot fshati Daullasi i Libofshes qe ruan emrin e dikurshem te qytetit..
Emri Babunje qe mban sot ku vend eshte i kohes se mesjetes dhe me etimologji sllave qe do te thote e vjeter, plake.
Disa e lidhin kete emrer me ate te sundimtares se Kanines qe ishte e bija e Vukashinit pric serb e martuar me sundimtarin e Vlores. Ajo pas vdekjes se sundimtarit drejtoi vet vendin, ishte nje grua plake e ashper me banoret dhe ne gjuhen sllave plakat quheshin Babushka, Babicka, Babe, babie, dhe nga ketej erdhi emri i fshatit Babunje sepse ishte prone e saj. Edhe sot ne Myzeqe grave te serta, ngatrrestare dhe llafazane i quajne babe, babie, babicke. Te njejtin emer mban edhe nje fshat tjeter dikur prone e kesaj Plake serbe ne zonen e Vlores qe quhet Babice.
Babunja per vet pozicionin strategjik ne te cilin ndodhej ka qene nje qender e rendesishme ne kohet antike, gjurmet e shumta jane te pranishme jo vetem ne dekumenta por edhe ne terenin perqark saj edhe sot prej fshatit Gur, Babunj e deri posht ne Daullas.
Babunja ne kohet antike quhej fortesa Daulia dhe rrenojat e qytezes saj me liman jane me poshte prane Daullasit ne Vanar. Ne kohen e Justinianit qe e rindertoi fortifikaten quhej Musion qe e gjejme pak te deformuar ne formen Mucias ne nje fshat aty prane si dhe ne gjuhe te tjera ne kete rajon. Ne mesjete e gjejme me emrin Mylli, Myli, Milo dhe ne kohen e turqis njihet me emrin Babunje sic e njohim edhe sot.

Shkruar ne nentor 1986 Llaqi Kozma Jano redaktuar nga Mihal Jano
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Qyteti mesjetar me keshtjelle i Mylit prane Babunjes se Lushnjes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Elegji tė ndryshme
» Dėshmorėt pėr Shqipėrinė Etnike
» Janjeva qytet i harruar
» Qytetet shqiptare-Shkodra
» Sokol Demaku: Nxėnės shqiptar nga qyteti Borås nė vizitė nė SR-Redaksinė shqipe ''Jehona''

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog