LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hyn nė fuqi ligji Antimafia, gati sekuestrimi i pasurive

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Hyn nė fuqi ligji Antimafia, gati sekuestrimi i pasurive   Sun Jan 24, 2010 2:27 pm

Hyn nė fuqi ligji Antimafia, gati sekuestrimi i pasurive


Emirjon Senja | 24/01/2010 |




Ligji parashikon sekuestrimin e pasurive qė nuk u ėshtė deklaruar burimi. Sekuestrimi ėshtė i pakthyeshėm edhe nėse gjykata vendos nė favor tė tė dėmtuarit.



TIRANĖ- Duke filluar nga sot, pasuritė mbi tė cilat do tė kėtė dyshime se janė vendosur nė mėnyrė tė jashtėligjshme do tė sekuestrohen. I miratuar nė Kuvend vetėm me votat e maxhorancės, dhe shumė i kundėrshtuar nga grupet e interesit, ligji antimafia shėnon sot ditėn e parė tė fillimit tė zbatueshmėrisė sė tij.


Sipas dispozitave tė parashikuara nė ligj, kushdo qė ka njė pasuri tė luajtshme apo tė paluajtshme, pavarėsisht vlerės apo periudhės nė tė cilėn ėshtė krijuar, ėshtė i detyruar qė tė vėrtetojė prejardhjen e saj. Nėse kjo nuk ndodh, organet hetimore gezojnė tė drejtėn qė duke u bazuar mbi indicie tė kėrkojnė sekuestrimin e saj. Qė nė fillimet e hartimit tė njė ligji tė tillė, kjo formė ėshtė parė si rruga mė e mirė pėr t'i prerė burimet e financimit krimit tė organizuar.
Nė fakt, pėr vetė mėnyrėn se si parashikohet qė ligji tė zbatohet nė terren, maxhoranca nė pushtet hasi nė kundėrshtimin e pėrfaqėsuesve tė biznesit, avokatėve por edhe tė shoqėrisė civile. Gjatė reagimeve tė tyre, kėta tė fundit nuk kanė pėrjashtuar mundėsinė e pėrdorimit tė tij pėr goditje selektive. Nisur nga kjo, ata e kanė parė tė domosdoshme nxjerrjen e akteve tė tjera nėnligjore tė cilat tė pėrcaktojnė qartė zbatimin e tij nė terren nga organet hetimore.


Objekt i ligjit "Pėr parandalimin dhe goditjen e krimit tė organizuar", janė personat qė kanė njė standard jetese, tė cilin nuk e justifikojnė tė ardhurat qė ai ka deklaruar. Ky ėshtė treguesi i parė qė i bėn organet pėrgjegjėse tė nisin hetimin duke parashikuar edhe sekuestrimin e pasurisė nėse ka tė dhėna qė personi e ka pėrfituar atė nė rrugė tė jashtėligjshme. Nė kėtė mėnyrė, ligji parashikon konfiskimin e pasurisė nė rastet kur dyshohet pėr pjesėmarrje nė organizata kriminale ose nė grupe te strukturuara kriminale; pjesėmarrje nė organizata terroriste ose nė banda tė armatosura; kryerjen e veprave tė tjera pėr qėllime terroriste apo kryerjen e krimeve me qėllim fitimin e pasurive tė paligjshme. Tė gjitha krimet e mėsipėrme janė tė parashikuara nė disa nene tė Kodit Penal.


Shqetėsimet e grupeve tė interesit shfaqen mė dukshėm pėr sa i pėrket asaj ē'ka pėrcaktohet nė pikėn 3 tė nenit 29. Sipas asaj ēka parashikohet nė kėtė pikė, prona konfiskohet nė mėnyrė tė pakthyeshme. Pra, bazuar mbi indicie, organet hetimore mund tė sekuestrojnė njė pronė e cila nuk i kthehet mė pronarit edhe nėse gjykata vendos nė favor tė tė dėmtuarit. Nė kėtė rast shteti merr pėrsipėr zhdėmtimin e pronarit.
Nė rastet kur dikush dyshohet se kryen veprimtari kriminale, organet hetimore verifikojnė nėse ai ėshtė zotėrues i njė autorizimi, licence, apo i njė tė drejte tjetėr qė lejon ushtrimin e njė veprimtarie ekonomike. Nė kėtė mėnyrė verifikohet nese personi nė fjalė pėrfiton tė ardhura apo financime nga kjo veprimtari apo edhe nga shteti, si njė rrugė pėr tė parė nėse tė ardhurat e tij janė ose jo tė ligjshme.


Por, verifikimet nuk pėrfundojnė vetėm tek personi i dyshuar. Sipas dispozitave ligjore, pjesė e hetimit janė edhe tė afėrmit, si bashkėshorti apo bashkėshortja, fėmijėt, vellezėrit, prindėrit, etj., duke shkuar edhe deri tek nipėrit apo vjehrri dhe vjehrra.



Tatohen tė ardhurat e paligjshme
TIRANĖ- Krahas sekuestrimit tė pasurisė, legjislacioni shqiptar ka njohur mė parė edhe forma tatimi mbi pasuritė qė janė vėnė nė mėnyrė tė jashtėligjshme. Ligji "Pėr procedurat tatimore" thekson se pjesė e tatimit do tė jenė edhe pasuritė e personave qė e kanė pėrfituar atė duke thyer ligjin. Madje, ligji parashikon vjeljen e tatimit edhe pėr periudhat tė cilat personi ka gėzuar frutet e saj.


"Detyrimi tatimor lind edhe kur personi realizon tė ardhura, kryen pagesa nė formė tė jashtėligjshme apo bėhet zotėrues i njė sendi nė forma tė jashtėligjshme. Kur personi bėhet pronar i njė sendi nė forma tė jashtėligjshme, ky detyrim pėrllogaritet pėr tė gjithė periudhen nė tė cilėn personi ka gėzuar frytet e asaj pasurie", - citohet nė pikėn 1, neni 6 e ligjit.
Ėshtė pikėrisht kjo pikė tė cilės ministri i Financave Ridvan Bode, iu referuar dy ditė mė parė kur tha se, legjislacioni shqiptar njeh forma tė taksimit edhe tė tė ardhurave tė paligjshme. "Nė kuadrin fiskal nė tė gjithė botėn dhe atė shqiptare ekziston detyrimi pėr tė paguar taksa edhe nga veprime tė jashtėligjshme. Nuk bėhet fjalė pėr amnisti me marrjen e kėsaj mase", - tha Bode.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Hyn nė fuqi ligji Antimafia, gati sekuestrimi i pasurive
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova me Ministri pėr Diasporėn
» Ligji i sheriatit kundėr seksit jashtėmartesor: Ja si rrahėn gratė nė publik (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog