LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fatos Nano fiton gjyqin ndaj revistes italiane "L'Espresso" Merr 3 milion euro.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Fatos Nano fiton gjyqin ndaj revistes italiane "L'Espresso" Merr 3 milion euro.   Sun Jan 24, 2010 2:14 pm

Fatos Nano fiton gjyqin ndaj revistes italiane "L'Espresso" Merr 3 milion euro.




Fatos Nano fiton gjyqin kundėr njė reviste tė njohur italiane dhe tre gazetarė tė saj u dėnuan secili me nga njė vit e gjysmė burg nėn akuzėn e shpifjes.

Gjithēka ka ardhur pas njė shkrimi qė “L’Espresso”, e pėrjavshme italiane, publikoi disa vite mė parė me titullin “Il Padrino dell’Albania….” Nė procesin penal kundėr “Gruppo Espresso S.p.a”, palė e lėnduar ishte ish – Kryeministri Fatos Nano i pėrfaqėsuar nga Studio Ligjore Italiane me Av. Massimo Pisani dhe Av. Engjėll Agaci tė Dhomės sė Avokatėve tė Romės. Gjykata e Romės e dha vendimin nė procesin e ngritur nė vijim tė denoncimit pėr shpifje tė ish- kryeministrit Z. Fatos Nano, kundėr tė pėrjavshmes italiane “L’Espresso” nė lidhje me artikullin e publikuar nė datėn 2 Gusht 2002 me titull “Il Padrino dell’Albania….” Vendimi i dhėnė nga Gjykata e Romės parashikon dėnimet kundėr katėr tė pandehurve si mė poshtė:

1 vit e 6 muaj burg pėr Daniela Hamaoui – Drejtore e “L’Espresso”.

1 vit e 6 muaj burg pėr Claudio Pappaianni – Gazetar, autor i artikullit

1 vit e 6 muaj burg pėr Dina Nascetti – Gazetare, autor i artikullit

1 vit e 6 muaj pėr Giuseppe Rolli – Gazetar, autor i artikullit

Pėr sa i pėrket kėrkesės sė dėmshpėrblimit prej 3 milionė euro, gjykata mbasi vendosi tė drejtėn e dėmshpėrblimit tė Z. Nano, qė do tė pėrballohet nga 4 gazetarėt dhe Grupi Editorial Espresso, vendosi gjithashtu t’ia kaloj pėr kompetencė mbi vlerėsimin e masės sė dėmit Gjykatės Civile tė Romės.Njė dėnim i tillė nė Itali ėshtė i pa precedent deri mė sot.

Edhe ky vendim - ashtu si ai i mėparshmi i dhėnė nga Gjykata e Milanos – komenton Nano, - hodhi poshtė nė mėnyrė definitive, shpifjet dhe akuzat e publikuara nė shtypin italian ndaj ish – kryeministrit Z. Fatos Nano, duke afirmuar edhe njė herė integritetin e figurės sė tij tė lidhur me kontributin historik politik, jo vetėm nė zhvillimin e Shqipėrisė nė demokraci, por edhe tė marrėdhėnieve tė saj tė gjithanshme e preferenciale me Italinė fqinje, me autoritetet, sipėrmarrjen dhe popullin e saj, tė vlerėsuar nė mjaft raste edhe nga shtypi i madh italian.

Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Fatos Nano fiton gjyqin ndaj revistes italiane "L'Espresso" Merr 3 milion euro.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fadil Demaku: Pas takimit nė Kretė: Nano-Millosheviq
» Si e njoha Nanon dhe Berishėn
» Enver Bytyēi: Pse Fatos Klosi nuk mund tė jetė ndryshe, veēse "mizė kali"?
» POEZI NGA GRIGOR JOVANI TE ZGJEDHURA NGA "SOFRA POETIKE"
» Urim Gjata: Interviste me Drejtorin e Gazetes "Imazhi Shqiptar" Dr. Astrit Memia

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog