LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Meta: Shqiptaret, pa viza brenda vitit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Meta: Shqiptaret, pa viza brenda vitit   Thu Jan 14, 2010 5:12 pm

Ministri i Jashtem i Shqiperise, Ilir Meta, njeheresh zevendeskryeminister, siguroi dje se qytetaret shqiptare do te levizin brenda ketij viti, pa viza ne hapesiren "Shengen". Permes nje komunikimi per mediat, kreu i diplomacise shqiptare u shpreh se do te plotesojne te gjithe standardet e udherrefyesit per liberalizimin e vizave. Ai vleresoi se ne menyre absolute, progresi eshte i jashtezakonshem gjate muajve te fundit ne te gjitha blloqet, pra ne kete kater blloqet e ketij udherrefyesi. "Ka disa elemente qe jane ne proces sikurse eshte ligji kunder diskriminimit, i cili eshte ne procedura zyrtare te Parlamentit dhe do te miratohet ne javet e ardhshme, apo dhe disa detyrime te tjera, por ne jemi te bindur qe brenda ketij viti, Shqiperia i ploteson te gjitha keto detyrime dhe shqiptaret do ta meritojne te udhetojne pa viza ne te gjitha vendet e hapesires 'Shengen'", shprehu bindjen Ilir Meta. Per kreun e diplomacise shqiptare, cdo gje eshte sipas nje kalendari te paracaktuar me pare dhe jemi te bindur se gjithcka do vijoje normalisht. I pyetur se sa ka ndryshuar situata ne punen e administrates, duke pasur ketu parasysh pergatitjen e pyetesorit te Bashkimit Evropian, numri dy i qeverise kundershtoi ne menyre absolute dicka te tille. "Absolutisht jo. Pavaresisht nga kjo situate pergjigjet ndaj pyetesorit kane qene dhe mbeten prioritet dhe absolutisht brenda pak ditesh, pothuajse gjithe puna paraprake po perfundon, ashtu sikurse dhe ceshtje te tjera si liberalizimi i vizave, apo pergjigjet te Progres - Raportit te Komisionit Evropian, qe jane pjese e axhendes se qeverise", beri te ditur zevendeskryeministri. Natyrisht, vleresoi ai, kjo eshte nje sfide qe perqendron shume forca, perqendron shume energji, por absolutisht qe i gjithe aktiviteti administrativ i qeverise dhe institucioneve te tjera shteterore vijon normalisht dhe do te vijoje normalisht. "Kjo eshte nje menyre tjeter solidariteti per te gjithe ata qe s'kane sot mundesi qe te jene sot ne Shkoder, por per te gjithe ata qe punojne e institucione publike, qe punojne ne institucione shteterore, te gjithe ata qe merren me aktivitete private", vleresoi kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Pra, vijoi ai, vijimesia normale e punes se tyre ne detyre eshte nje kontribut tjeter per te perballuar kete situate te jashtezakonshme ne Shkoder. Per sa i perket kesaj situate, ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim, kreu i kesaj partie falenderoi te gjithe qytetaret shqiptare per solidaritetin e jashtezakonshem dhe ne rritje qe po tregojne dhe te gjitha masat qe po merren per te perballuar pasojat e permbytjeve te diteve te fundit ne Qarkun e Shkodres. "Ne menyre te vecante do doja te falenderoja te gjitha strukturat e shtetit, forcat e ushtrise, te policise, sherbimin shendetesor dhe gjithe te tjeret qe kane bere nje pune te jashtezakonshme dhe te palodhshme per gjithe keto dite, ne menyre qe situata te mire menaxhohet", shprehu mirenjohjen Meta.



LIBERALIZIMI

"Pavaresisht nga kjo situate pergjigjet ndaj pyetesorit kane qene dhe mbeten prioritet dhe absolutisht brenda pak ditesh, pothuajse gjithe puna paraprake po perfundon, ashtu sikurse dhe ceshtje te tjera si liberalizimi i vizave, apo pergjigjet e progres-raportit te Komisionit Evropian, qe jane pjese e axhendes se qeverise", deklaroi Meta.

Koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Meta: Shqiptaret, pa viza brenda vitit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ndizen dritat e bredhit tė Vitit tė Ri
» Propagandė naive dhe e pėshtirė kundėr festės sė Vitit tė Ri (VIDEO)
» Bale Beka:Festohet perfundimi i vitit shkollor
» Dr.Fejzulla Gjabri:Prijėsit popullorė nė kėngėt e vitit 1912
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com