LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Martesė, apo seks dhe dhunė e alternuar?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Martesė, apo seks dhe dhunė e alternuar?   Sat Dec 19, 2009 6:11 pm

Ėshtė tregues pozitiv pėr pjekurinė e qytetėrimit tonė, fakti qė nė shoqėrinė shqiptare kohėt e fundit ka marrė njė dimension tė ri reagimi publik, me sens mė tė gjerė qytetar dhe sensibilitet mė tė dukshėm social, politik dhe mediatik, lufta pėr tė ndalur dhunėn mbi gratė. Sidomos kur ėshtė fjala pėr dhunėn nė familje, e cila mbetet pėr fat tė keq “kėshtjella kryesore” e dhunės, qendra sociale nė tė cilėn ushtrohen tė gjitha llojet, mėnyrat dhe format mė vrastare tė saj.

Padyshim, shoqėria jonė vazhdon tė jetė e ashpėr me gratė, pėr shkak tė sundimit tė mentalitetit dhe atmosferės maskiliste. Ndryshimet ende nuk mund tė jenė ato qė priten nga qytetėrimi ynė, derisa prerogativat e meshkujve nė familje, politikė, shoqėri, nė jetėn publike dhe private do tė vazhdojnė tė mbeten “tė pakufizuara” e “tė pacėnuara”. Me siguri qė pėrsėri niveli i nėnshtrimit social dhe dhuna mbi gratė, sidomos nė martesė, do tė vazhdojė tė jetė shumė e lartė. Megjithatė, ka njė gjė qė duket pozitive nė zhvillimet e fundit nė shoqėrinė shqiptare, e cila ka tė bėjė me ndėrgjegjėsimin e njė mase grash gjithnjė nė rritje, tė cilat mendojnė se dhuna mbi to nuk ėshtė dhe nuk perceptohet mė si ēėshtje e thjeshtė kulturore, qė nuk duhet trajtuar si defekt i qytetėrimit tonė tradicional, por duhet parė si njė veprim i pastėr kriminal, qė duhet ndėshkuar si shkelje e tė drejtave tė gruas, si qenie e barabartė, pavarėsisht identitetit gjinor dhe seksual.

Nė javėn e luftės kundėr dhunės nė familje, nė vendin tonė, nė media, nė konferenca politike dhe gjinore, pati shumė analiza, konstatime, fakte dhe konkluzione pėr situatėn e vėshtirė tė gruas nė raport me nivelin ende tė lartė tė dhunės qė ushtrohet mbi to, kryesisht nė familje. Njė gjė duket qartė, dhe qė sipas mendimit tim, ėshtė shumė shqetėsuese pėr situatėn e grave, e cila u evidentua si dukuri sociale edhe nė kėto ditė tė luftės kundėr dhunės, qė format klasike dhe “moderne” tė ushtrimit tė dhunės mbi gratė nuk evidentohen si duhet, ngaqė nė mentalitetin social tė shumicės sė popullsisė, por pėr fat tė keq edhe tė njė mase tė gjerė tė grave, dhunėn qė ushtrohet mbi to nė familje, e trajtojnė ende si fenomen sociologjik “flu”, tė padiferencuar nė format dhe shkaqet themelore tė saj.

Nga analiza qė kemi mundur t’u bėjmė shkaqeve tė konflikteve martesore nė Shqipėri, nė larminė e konflikteve qė shoqėrohen me dhunė fizike, verbale, psikologjike dhe seksuale, si dhe duke parė sasinė jo tė zakonshme tė divorceve nė Shqipėri (rreth 6400 tė tilla kėtė vit), duket se dhuna mbi gratė ka nė “themel” tė saj, nė shumicėn e rasteve, shkaqe qė lidhen me raportet e ngatėrruara tė “mishit” dhe “shpirtit”, qė ndikojnė nė zgjerimin e disa plagėve qė tashmė janė bėrė masive, tė agravuara, siē janė tradhtia bashkėshortore dhe veēanėrisht ndjenja reciproke e xhelozisė permanente. Doemos, nė njė shikim mė tė gjerė ka edhe arsye tė tjera, si gjendja e vėshtirė ekonomike, tradita, zakonet dhe vlerėsimi me diferencė i gruas, reduktimi i rolit tė saj si “fabrikė e thjeshtė” pėr tė prodhuar dhe rritur fėmijė etj.

Dhuna mbi gratė ėshtė shkaku kryesor qė po e deformon martesėn, duke e bėrė atė tė mos jetė mė marrėdhėnie intime, ambient social, brenda tė cilit lulėzon dashuria, interesi bashkėshortor dhe bashkėpunimi familjar.

Nuk ka mė kuptim qė tė flasim “kodra pas bregut”, pėr njė dukuri kaq masive siē ėshtė dhuna mbi gratė nė familje dhe jashtė saj. Aq mė keq pastaj tė flasėsh pa pėrgjegjėsi, siē bėri kėto ditė njė “aktiviste e shquar” lėvizjes sė grave, e cila pasi ka punuar dhe ėshtė financuar me bollėk pėr dy dekada me radhė, pėr zbutjen e dhunės nė familje dhe krijimin e kushteve pėr “barazi gjinore”, ndoshta pėr snobizėm intelektual, tha se nuk ėshtė deri nė fund e studiuar se pėrse po zgjerohet hapėsira e dhunės nė martesė, pse ka njė shpėrthim evident tė ndjenjave qė ushqejnė destruktivitet dhe mizori nė jetėn bashkėshortore”.

Padyshim njė gjė ėshtė e qartė dhe qė e turpėron qytetėrimin tonė: nuk ėshtė normale qė nė shoqėrinė tonė tė jetė ky nivel i dhunės mbi gratė nė familje, qė nuk ėshtė “produkt social adekuat”, i justifikuar, apo i pėrputhur me situatėn sociale tė shoqėrisė shqiptare. Martesa pėr shkak tė intensitetit tė dhunės qė ushtrojnė meshkujt, ka bėrė qė gratė tė pėrjetojnė njė sindromė me “efekt tė mbrapshtė”, dhe pėr pasojė martesat po bėhen relacione tė vėshtira, nė tė cilat ka shfaqen dukshėm format mė tė vjetra tė dhunės klasike, tradicionale, moderne, fenomenet mė evidente tė armiqėsisė sė egėr midis ēiftit. Koha kėrkon qė ne tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet qė tė ndryshojė imazhi i dhunshėm i familjes shqiptare, qė ajo tė mos bėhet “tirane” pėr pjesėtarėt e saj veēanėrisht pėr gratė, fėmijėt dhe tė moshuarit, por ta bėjmė njė “mrekulli tė brishtė, tė veshur me dashuri”.

Nuk ėshtė pėr tė bėrė sehir kėtij niveli, kėsaj situate kaq konfliktuale nė marrėdhėniet martesore, qė ky relacion intim nė shoqėrinė tonė tė mos ketė “kufij tė qytetėruar” tė mospėrdorimit tė dhunės, qė martesa tė bėhet hapėsirė e ekzistencės sė besimit dhe mirėbesimit reciprok. Nuk ėshtė normale qė martesa tė bėhet “arenė dhune”, terren pėr marrėdhėnie armiqėsore, mungesė besimi dhe dyshimi reciprok.

Njė nga shoqet e mia, qė kishte lexuar disa nga shkrimet sociologjike tė botuara nė gazetėn “Korrieri”, pėr shkaqet e dhunės dhe tė “sėmundjeve endemike” tė martesės, mė tregonte disa gjėra tė llahtarshme, pėr turbulencat dhe dhunėn qė ushtrohet mbi tė. Ajo ishte e stresuar, ngaqė prej shumė kohėsh martesa e saj ishte duke pėrjetuar nė mėnyrė permanente dukurinė sociale tė dhunės sė bashkėshortit, si qėllim nė vetvete, si kėnaqėsi sadiste e perverse, qė ai e pėrdor pa shkaqe dhe arsye tė vėrteta. Dhuna fizike e burrit, sipas saj, ėshtė bėrė fenomen tepėr i dendur. Ajo mė tha se jeta e saj familjare, marrėdhėniet bashkėshortore ishin tė ēuditshme. Megjithėse ka njė kohė tė gjatė martesė me burrin e saj, ajo i ėshtė bėrė “ferr” i vėrtetė, ngaqė funksionon si “rrymė e alternuar”: natėn seks dhe ditėn dhunė, shpifje, dyshime, grindje, urrejtje...

Ėshtė njė konstatim social i njė dukurie qė po zgjerohet dhe pėrhapet nė martesat tona. Kjo dikotomi e alternuar nė martesė midis “seksit dhe dhunės”, ėshtė pėrhapur nė shumė martesa, tė cilat e qarkullojnė “jetėn martesore” si rrymė tė alternuar, duke e mbajtur nė rrethin e mbyllur tė lidhjeve konfliktuale midis seksit dhe dhunės. Binomi “dhunė dhe seks” e bėn martesėn relacion shtazarak, qė nė shumicėn e rasteve pėrfundon nė divorc, njė nga shkaqet themelore tė tė cilit ėshtė fakti qė dhuna ka filluar tė bėhet situatė e zakonshme, e riciklueshme, qė i bazon marrėdhėniet e ēiftit nė “ritualin fatal”: seks natėn dhe dhunė ditėn.

Studiues tė shquar si Erik From, duke analizuar tipologjinė e sjelljeve tė dhunshme mashkullit, flet pėr nevojėn biologjike qė ai ka “pėr tė ēarė pėrpara, pėr tė mposhtur pengesat”. Kėtė dukuri ai nuk e konsideron si sulm apo sjellje armiqėsore, por shfaqje e bujshme e “agresionit vetėafirmues”. Megjithatė, gradualisht nė shoqėrinė tonė ka filluar tė ngrihet mentaliteti qė akuzon edhe femrat, madje qė i bėn ato fajtore dhe pėrgjegjėse nė raport me meshkujt, duke krijuar imazhin e “grave tė rrezikshme”, qė me sjelljen e tyre bėhen shkak pėr dhunė dhe ērregullimin e martesės. Edhe kjo mund tė ekzistojė, por ėshtė njė pikė uji nė oqeanin e shkaqeve tė dhunės nė martesė...

Gėzim TUSHI

Gazeta Korrieri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Martesė, apo seks dhe dhunė e alternuar?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkrimtarja i ofroi seks presidentit, plas skandali nė Gjermani
» Kallashi tregon se kush e ka bėrė tė famshme dhe sa herė brenda ditės bėn seks (Video)
» Harvardi udhėzon profesorėt:Mos bėni seks me studentėt
» Agim Gashi:Njoftim pėr miqėt dhe opinionin e gjėrė
» "Hajde seks hajde"! Kush i publikoi i pari fotot e Priftit?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog