LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Berisha takon Obamen: Se shpejti vjen ne Shqiperi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 31
Location : Genova

MesazhTitulli: Berisha takon Obamen: Se shpejti vjen ne Shqiperi   Sat Dec 19, 2009 6:01 pm

Presidenti amerikan, Barak Obama ka garantuar se do te zhvilloje nje vizite te shpejte ne Shqiperi. Gjate takimit te zhvilluar me kryeministrin Berisha, ne dreken e shtruar nga ana e kryeministrit danez, pas Samitit te Kopenhagenit per Klimen, numri nje i shtetit me te madh te botes, ka treguar interesi te larte per zhvillimet ne Shqiperi dhe per vete Shqiperine. "Pata rastin te takohem dhe te bisedoj shkurtimisht, por shume perzemersisht me Presidentin Obama, i cili tregoi nje interes te gjalle per Shqiperine. Une iu pergjigja interesit te tij se te gjithe shqiptaret po presin ngjarjen e premtuar, viziten e Presidentit Obama ne Shqiperi. Presidenti Obama m'u pergjigj me shume kenaqesi se "It will happen", do te ndodhe dhe une, tha z. Obama, do te vij", ka qene deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha, teksa ka deklaruar garancine qe mori nga Presidenti i SHBA-ve per viziten e shpejte ne Shqiperi. Njeheresh ai eshte takuar perseri me Sekretaren Amerikane te Shtetit, Hilary Klinton, me te cilen shkembyen jo vetem pershendetje, por edhe mendime te perzemerta. "Sekretarja e Shtetit, Klinton, serish me premtoi se do te vizitoje Shqiperine", ka deklaruar Berisha. Nderkohe qe kreu i qeverise shqiptare mori dje mbeshtetje te plote per intensifikimin e marredhenieve bilaterale me keto vende mike, si dhe mori mbeshtetje nga te gjithe kryeministrat e vendeve anetareve te Bashkimit Evropian per procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Mbeshtetja per vendin tone, u dha nga kreret e larte shteteror ne diten e dyte te vizites se kreu te ekzekutivit shqiptar ne Danimarke, i cili mori pjese ne pritjen dhe darken qe Mbreteresha e Danimarkes, Margrethe II kishte shtruar per nder te kryetareve te shteteve dhe qeverive te pranishem ne Samitin per Klimen, ne Kopenhagen. Gjate kesaj darke, lideri i mazhorances shqiptare u takua me lideret me te medhenj te botes, te cilet i njohu me zhvillimin ekonomik te Shqiperise. Ne kete takim, Berisha shfrytezoi rastin per te zhvilluar biseda me Presidentin e Frances Sarkozi, me Kancelaren gjermane Merkel, me Sekretaren e Shtetit Klinton, me Presidentin e Komisionit Evropian Barroso, me Presidentin e Parlamentit Evropian Busek dhe me presidente te tjere te vendeve me te zhvilluara te botes. Takime zhvilloi me kryeministrin e Japonise, Hatoyama, te Kanadase Harper, e Norvegjise Stoltenberg, te Spanjes, Zapatero dhe gjithashtu homologe te tjere te tij. Ne keto biseda, kryeministri Berisha diskutoi per marredheniet dypaleshe ku u diskutua gjithashtu edhe per zhvillimet ekonomike ne vend. Kreu i ekzekutivit shqiptar i njohu bashkebiseduesit me gjendjen solide te ekonomise shqiptare, si nje ekonomi me nje rritje rreth 5 per qind, me stabilitet te plote makroekonomik, me deficit buxhetor 3.9 per qind, rritje te madhe te investimeve, zhvillimin e turizmit dhe stabilitetin e sistemit bankar ne vend. Ne keto biseda te ngrohta, kreu i ekzekutivit shqiptar perseriti ftesen per bashkebiseduesit e tij per te vizituar Shqiperine.



Premtimi i Obames

"Pata rastin te takohem dhe te bisedoj shkurtimisht, por shume perzemersisht me Presidentin Obama, i cili tregoi nje interes te gjalle per Shqiperine. Une iu pergjigja interesit te tij se te gjithe shqiptaret po presin ngjarjen e premtuar, viziten e Presidentit Obama ne Shqiperi. Presidenti Obama m'u pergjigj me shume kenaqesi se "It will happen", do te ndodhe dhe une, tha z. Obama, do te vij", ka qene deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha.

Koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Berisha takon Obamen: Se shpejti vjen ne Shqiperi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e lashtė
» Shaip Beqiri:Brenga e maestro Berishės dhe madhėshtia e cfilitur
» Flora Durmishi: Intervistė me zonjėn Liri Berisha
» Adem Berisha-Ferit Ramadani: ĒKA TĖ THEM TY ADEM BERISHA
» Laura Rushani: Berisha nderon nė Bukuresht Fan Nolin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com