LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkojnė pėr tė ēuar vellon e nuses, vdesin nė aksident babė e bir

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Shkojnė pėr tė ēuar vellon e nuses, vdesin nė aksident babė e bir   Sun Dec 13, 2009 7:37 pm


Shkojnė pėr tė ēuar vellon e nuses, vdesin nė aksident babė e bir
Zetori rrėshqet nga akulli dhe pėrfundon nė lumė. Plagoset dhe e bija e viktimės
Sulejman Dida


Nisen pėr tė ēuar fustanin e nusėrisė te krushqit, vdesin babė e bir nė njė aksident automobilistik. Ngjarja e rėndė rrugore ka ndodhur rreth orės 10:30 tė sė shtunės, kur zetori me tė cilėn udhėtonin Sadri Dema, 49 vjeē, djali i tij, Qemali, 18 vjeē, dhe e bija, Lulia, 24 vjeēe, ka rėnė nga ura dhe pėrfunduar nė lumė. Pėr pasojė, babė e bir kanė gjetur vdekjen e menjėhershme, ndėrsa vajza ėshtė dėrguar pėr nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė. Burime nga spitali bėjnė tė ditur se vajza ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn. Ngjarja tragjike ka ndodhur nė afėrsi tė fshatit Shtrezė, Jomuna Topojan, e Rrethit tė Kukėsit. Tre familjarėt Dema, me banim nė Bardhoc tė Komunės Tėrthore, udhėtonin nga Kukėsi pėr nė fshatin e thellė tė kėsaj zone, pėr tė ēuar pajėn e nuses. Siē tregojnė tė afėrm tė Demajve, njė nga djemtė e Sadriut do tė martohej tė dielėn dhe tre familjarėt ishin nisur t‘i ēonin nuses vellon, siē ėshtė zakoni. Moti i keq ka detyruar familjen Dema tė zgjedhė njė makinė bujqėsore tip zetor, pėr tė udhėtuar drejt miqve. Por udhėtimi ka qenė fatal pėr familjen, pasi mjeti i vogėl bujqėsor ka rrėshqitur nė akull tek ura e Shtrezės, duke rėnė nga njė lartėsi mbi 20 metra dhe ka pėrfunduar nė lum. Pėr pasojė 49-vjeēari Sadri Dema dhe i biri 18-vjeēar Qemali kanė vdekur nė vend, ndėrsa e bija 24-vjeēare Lulia, ėshtė plagosur rėndė. Ajo u dėrgua fillimisht pėr nė spitalin rajonal tė Kukėsit dhe mė pas, rreth orės 14:00 ėshtė transportuar me helikopterin e Ministrisė sė Shėndetėsisė drejt Tiranės pėr kurim tė specializuar. Burime tė policisė lokale bėjnė tė ditur se aksidenti tragjik ka ndodhur pėr shkak tė motit tė keq, borės dhe akullit.

"Nė fillim traktori ka filluar tė rrėshqasė nga faqja malore e rrugės si pasojė e akullit dhe dėborės, ndėrsa drejtuesi i mjetit, 49-vjeēari nga Bardhoci nuk ka mundur ta kontrollojė atė", tha njėri nga ekspertėt e policisė gjatė kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes. Terreni shumė i thyer malor, dėmtimi tej mase i kėsaj rruge dhe mbulimi me njė shtresė akulli pėr shkak tė temperaturave tė ulėta, ka bėrė qė mjeti mos e kapėrcejė urėn, por duke thyer edhe parmakėt anėsorė tė krahut tė majtė, tė pėrmbyset mbi shkėmbinj, drejt e nė lumė. Banorėt e Shtrezės kanė parė tė gjithė skenėn e aksidentit dhe kanė rendur drejt vendit ku ishte pėrmbysur mjeti bujqėsor. Ata kanė nxjerrė vajzėn nga lumi dhe janė pėrpjekur tė nxjerrin edhe dy personat e tjerė poshtė traktorit, por ėshtė parė se babė e bir kishin vdekur nė vend. Banorėt kanė njoftuar policinė lokale, e cila ka shkuar nė vendngjarje pėr mė pak se njė orė. Shtreza ndodhet mbi 30 kilometra larg Kukėsit, nė njė terren tepėr tė thyer, rreth 1100 metra mbi nivelin e detit. Kėto janė viktimat e para tė motit tė keq nė Kukės dhe aksidenti i parė me pasojė vdekjen nė tre muajt e fundit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Shkojnė pėr tė ēuar vellon e nuses, vdesin nė aksident babė e bir
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ekskluzive: Intervistė me kėngėtaren e mirėnjohur Miranda Hashani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com