LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 10 mėnyra pėr ta kthyer trurin nė njė makinė tė fuqishme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: 10 mėnyra pėr ta kthyer trurin nė njė makinė tė fuqishme   Sun Jun 01, 2008 1:47 pm

Ekzistojnė dy parime bazė pėr ta mbajtur trurin e shėndetshėm dhe tė mprehtė ndėrsa vitet kalojnė: varieteti dhe kureshtja. Kur gjithēka qė bėni bėhet e dorės sė dytė, duhet tė bėni njė ndryshim. Nėse mund ta zgjidhni fjalėkryqin edhe nė gjumė, atėherė ka ardhur koha tė lėvizni pėrpara drejt sfidės sė re nė mėnyrė qė tė gjeni ushtrimin e duhur pėr trurin. Kureshtja pėr botėn qė ju rrethon, si ajo funksionon dhe sa ju mund tė kuptoni do tė bėjė qė truri tė punojė shpejt dhe me efikasitet. Pėrdorini idetė e mėposhtme pėr tė arritur fitnesin mendor.

1. Lexoni libra
Zgjidhni njė libėr me njė temė krejt ndryshe. Lexoni njė novelė me bazė nė Egjipt. Mėsoni pėr ekonominė. Ka mjaft libra tė shkėlqyer jo letraro-artistik qė ia arrijnė qėllimit t'ju argėtojnė ndėrsa mėsoni pėr njė subjekt. Bėhuni njė ekspert nė diēka tė re ēdo javė. Jo vetėm qė do ta vini trurin nė lėvizje duke imagjinuar periudha tė ndryshme kohore dhe kultura, por do tė keni histori interesante pėr tė treguar

2. Luani lojėra
Lojėrat janė mėnyra mė e mirė pėr tė sfiduar trurin. Sudoku, fjalėkryqet dhe lojėrat elektronike mund tė pėrmirėsojnė shpejtėsinė dhe kujtesėn e trurit. Kėto lojėra mbėshteten tek logjika e matematika.

3. Pėrdorni dorėn e kundėrt
kalojeni ditėn duke bėrė gjėra me dorėn qė nuk pėrdorni. Nėse jeni mėngjarash, hapini dyert me dorėn e djathtė. Nėse pėrdorni tė djathtėn, atėherė provoni t'i hapni dyert me dorėn e majtė. Ky ushtrim i thjeshtė do tė bėjė qė truri juaj tė shtrojė rrugė tė reja. Mbajeni orėn nė dorėn e kundėrt qė tė kujtoheni pėr kėtė.

4. Mėsoni numrat e telefonit
Telefonat celularė mbajnė mend ēdo numėr qė i telefonon. Askush nuk i mėson mė pėrmendėsh numrat e telefonit sot, por kjo ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr tė stėrvitur kujtesėn. Mėsoni njė numėr tė ri ēdo ditė.

5. Hani edhe pėr trurin tuaj
Truri juaj ka nevojė qė tė hani nė mėnyrė tė shėndetshme. Pėrqendrohuni tek vajrat e peshkut nga salmoni i egėr, arrat, bajamet, farat e lirit dhe vajin e ullirit. Hani mė shumė prej kėtyre ushqimeve dhe mė pak ushqime tė konservuara.

6. Ndahuni nga rutina
Sa shumė na pėlqen rutina. Gjėrat qė na pėlqejnė do t'i bėnim gjatė gjithė ditės. Por sa mė shumė ta perfeksionojmė diēka, aq mė pak punon truri pėr tė. Pėr ta ndihmuar trurin tė qėndrojė i ri, duhet sfiduar. Ndryshoni rutinėn nė dyqanin e ushqimore, pėrdorni gjėra qė s'i keni pėrdorur mė parė, hani ėmbėlsirėn nė fillim. E gjithė kjo do ta detyrojė trurin tė zgjohet nga zakoni dhe tė jetė pėrsėri vigjilent.

7. Kaloni nga njė rrugė e ndryshme.
Udhėtoni apo ecni nga njė rrugė ndryshe nga ajo qė kaloni zakonisht. Ky ndryshim nė rutinė do ta ndihmojė trurin tė stėrvitė kujtesėn. Provoni anė tė ndryshme tė rrugės pėr tė shkuar nė njė dyqan.

8. Mėsoni njė aftėsi tė re
Mėsimi i njė aftėsie tė re do tė vė nė punė zona tė ndryshme tė trurit. Kujtesa do tė hyjė nė punė, do tė mėsoni lėvizje tė reja dhe do t'i lidhni gjėrat ndryshe. Leximi i Shekspirit, mėsimi i gatimit dhe ndėrtimi i njė aeroplani nga kunjat e dhėmbėve, tė gjitha kėto janė aftėsi qė do tė sfidojnė trurin dhe do t'ju japin diēka pėr tė menduar.

9. Bėni lista
Listat janė tė mrekullueshme. Bėrja e listave ju ndihmon t'i lidhni artikujt njėri me tjetrin. Bėni njė listė tė tė gjitha vendeve ku keni udhėtuar. Bėni njė listė tė ushqimeve mė tė shijshme qė keni ngrėnė. Bėni njė listė tė dhuratave mė tė mira qė ju kanė dhėnė. Bėni njė listė ēdo ditė pėr tė luajtur me kujtesėn. Bėni listėn e ushqimeve pėr tė blerė, por pėrpiquni tė blini pa tė.

10. Zgjidhni njė mjeshtėri tė re
Gjeni diēka qė ju magjeps, qė ėshtė e lehtė tė bėhet dhe qė nuk ju kushton shumė. Fotografitė me aparat dixhital, mėsimi i pikturės, mėsimi i njė instrumenti muzikor, mėsimi i stileve tė ndryshme tė gatimit apo tė shkrimit, tė gjitha kėto janė zgjedhje tė shkėlqyera.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
10 mėnyra pėr ta kthyer trurin nė njė makinė tė fuqishme
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kombet mė tė fuqishme ushtarake 2015
» Italia nė panik. Tjetėr lėkundje e fuqishme nė Abruzzo. 229 tė vdekur

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shkenca dhe jeta :: Shkenca dhe jeta-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog