LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Xhejms Belushi: Jam krenar pėr Shqipėrinė dhe pėr tė gjitha arritjet qė ka bėrė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Xhejms Belushi: Jam krenar pėr Shqipėrinė dhe pėr tė gjitha arritjet qė ka bėrė   Sun Oct 11, 2009 11:19 am

Xhejms Belushi: Jam krenar pėr Shqipėrinė dhe pėr tė gjitha arritjet qė ka bėrė

Pėrmbushje e njė cikli, kthim nė rrėnjėt e tė parėve. Kėshtu e quan Xhejms Belushi aktin e marrjes sė nėnshtetėsisė shqiptare, qė e bėn atė njė shqiptar tė vėrtetė, tashmė me tė gjitha tė drejtat, nė njė rrėfim ekskluziv pėr Tv Klan.
James Belushi
“Pėr mua ėshtė me tė vėrtetė emocionuese. Nė vendlindjen time unė jam rritur nė njė komunitet shqiptar. Tė jesh njė shtetas, qytetar i Shqipėrisė, (plotėson) mbush pėrfundimisht jetėn time, qė nga fillimi, gjyshi, babai im, gjyshja dhe tani qė kthehem. Ėshtė fund i njė cikli, pėrmbyshja e njė cikli pėr mua. Jam krenar pėr Shqipėrinė dhe pėr tė gjitha arritjet qė ka bėrė, pėr atė qė mė ka dhėnė mua dhe familjes time, mendoj se ėshtė me tė vėrtetė fantastike.”

Por, sikundėr shumė shqiptare tė diasporės qė u lindėn pėrtej kufijve shqiptare, edhe James Belushi, vėllai i vogėl i kėngėtarit tė bluzit amerikan Xhon Belushi, pėrgjatė vizitave tė tij ka vėrejtur ndryshimet.
“Sa herė qė vij nė Shqipėri jam i impresionuar nga progresi qė po ndodh nė vend jo vetėm nė anėn fizike por edhe nė atė emocionale. Njerėzit duket tė jenė gjithmonė e mė shumė optimistė, tė emocionuar, ata hedhin hapa tė sigurt pėrpara, qytetet duken shumė tė bukura dhe progresi i biznesit vazhdon tė rritet. Ėshtė ndryshe. Pjesa tjetėr e botės po vuan njė rėnie e ekonomisė, dhe Shqipėria duket se qėndron ende e fortė, qėndron lart, kėshtu qė ėshtė njė kėnaqėsi tė shohėsh kėtė.”
Jo vetėm dashuria pėr origjinėn, tashmė edhe projektet pėr tė ardhmen do ta sjellin shpesh e mė shpesh nė vendin e tė parėve.
“Kompania me tė cilėn unė po bashkėpunoj tani ėshtė Balkan Resources. Ėshtė njė kompani qė punon nė miniera. Jam shumė i lumtur tė bėj biznes kėtu sepse besoj se tė bėsh biznes nė Shqipėri ėshtė fitimprurėse, ėshtė e mirė pėr ekonominė dhe ėshtė mirė pėr njerėzit nė Shqipėri qė tė punėsohen. Tani punoj edhe me Eagle Mobile, qė mė kthen sėrish nė Shqipėri. Eagle Mobile ėshtė pjesė e njė komuniteti tė madh, me pėrgjegjėsi tė madhe, dhe ka dhuruar fonde pėr fėmijėt jetimė, nė arsimin dhe edukimin e tyre. Disa nga kėta jetimė kanė vuajtur humbjen e nėnės e tė babait. Ata kanė nevojė, kanė nevojė qė t’i drejtojmė. Kėshtu qė gjithēka qė unė bėj kėtu, duhet dhe do tė ketė qėllimin qė unė tė jap ndihmėn time, me aq pak sa kam mundėsi.”
Ēdo tė thotė pėr tė tė jetė imazh i njė kompanie si Eagle?
“Unė jam njė aktor, dhe mė kanė punėsuar pėr tė bėrė reklamat pėr tė qeshur dhe simpatike dhe mė pėlqen shumė kjo. Mendoj se janė shumė tė zgjuar. Mendoj se Eagle Mobile ėshtė njė kompani e pėrgjegjshme, ofrojnė shėrbim cilėsor me njė ēmim tė arsyeshėm, dhe mė pėlqen tė jem pjesė e njė kompanie qė ka vlera tė mėdha. Dhe kjo kompani ka vlera tė mėdha.”
A keni ndonjė mesazh pėr artistėt shqiptarė?
“Gjatė xhrimit tė kėsaj reklame kemi punuar me shumė artistė shqiptarė. Ata janė tė gjithė shumė tė mirė, shumė tė talentuar. I vetmi mesazh qė do tė jepja ėshtė tė punojnė sa mė shumė qė tė munden sepse sa mė shumė tė punosh aq mė professional, i mirė bėhesh. Po xhirohen mė shumė reklama, mė shumė filma, po pėrjetojnė gjithmonė e mė shumė, dhe me punėn e tyre mund tė kenė njė impakt, influencė shumė tė madhe nė shoqėrinė tonė.”
Ai do tė bėjė realitet edhe njė ėndėrr, tė kthejė nė jetė shtėpinė e Belushėve, nė Teza.
“Ah, po. Nė Teza. Ėshtė njė fshat i vogėl shumė i bukur, me mal, lumė. Ėshtė i mrekullueshėm. Ėshtė mistik. Dhe do tė doja qė tė rindėrtoja shtėpinė ku kanė jetuar Belushėt. Ėshtė shumė e komplikuar, por ėshtė njė ėndėrr e imja. Por ka qenė gjithmonė ėndrra ime tė bėhem shqiptar, dhe ja ku jam.”
Por jo vetėm kaq, pasi Xhejms Belushi do tė kėndojė e bėjė shou pėr tė gjithė falas, nė Sheshin Nėnė Tereza, nė njė koncert Live, qė do tė transmetohet direkt nė Klan.
“Dua tė them gjithashtu se kėtė tė diel, nė orėn 8 nė Sheshin Nėnė Tereza unė do tė performoj muzike live me njė grup shqiptar. Dhe jam shumė i emocionuar pėr kėtė. Do tė kėnaqemi, kėshtu qė shpresoj ta shikoni. Do tė kėndojmė e kėrcejmė kėshtu qė do tė kalojmė bukur. “
“Dhe jam shumė i lumtur tė mėsoj se TV klan po jep filmin “Jeta sipas Xhimit”. Punova nė atė shou pėr 8 vite nė SHBA me 182 episode dhe jam shumė krenar pėr punėn, jam krenar qė po transmetohet nė Shqipėri. Nė disa episode luajnė dhe fėmijėt e mi, kėshtu qė nėse e shihni do tė arrini tė gjeni se kush janė tė mitė.”
Mare nga tv-Klan.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Xhejms Belushi: Jam krenar pėr Shqipėrinė dhe pėr tė gjitha arritjet qė ka bėrė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dritan Ylli: Ėshtė koha tė punojmė pėr Shqipėrinė evropiane, zoti Klosi!
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, ėshtė njė domosdoshmėri!
» Dėshmorėt pėr Shqipėrinė Etnike
» Hilmi Saraēi: Aziz Zhilivoda luftėtar dhe udhėheqės i shquar pėr Shqipėrinė etnike (1912 - 1994) (I)
» Hilmi Saraēi: Aziz Zhilivoda luftėtar dhe udhėheqės i shquar pėr Shqipėrinė etnike (1912 - 1994) (VI)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com