LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Akademia maqedonase tėrheq Enciklopedinė: Do korrigjohet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Akademia maqedonase tėrheq Enciklopedinė: Do korrigjohet   Thu Oct 01, 2009 7:50 am

Akademia maqedonase tėrheq Enciklopedinė: Do korrigjohet


Shekulli Online | 30/09/2009







SHKUP- Nė kulmin e debatit akademik, historik e ndėrkombėtar dhe teksa rrugėve tė Tetovės shqiptarėt kanė shpėrthyer nė protesta Kryesia e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) ka vendosur qė tė tėrheq pėrkohėsisht "Enciklopedinė Maqedonase" nga shitja dhe tė bėjė korrigjimin e saj.
Nga vendimet e ASHAM ėshtė obliguar qė redaksia qė pėrpiloi "Enciklopedinė Maqedonase" nė afat sa mė tė shkurtėr tė bėjė pėrmirėsimin e pjesėve pėr shqiptarėt nė Maqedoni, marrėdhėniet shqiptaro-maqedonase, agresionin e shqiptarėve nė Maqedoni, pjesėt e shkruara ndaj SHBA-ve dhe Britanisė sė Madhe pėr trajnimin e UĒK-sė, Nėnė Terezėn dhe pjesė tė tjera kontestuese. Kryesia ka obliguar redaksinė qė pėrmirėsimet tė bėhen sė bashku me akademikė maqedonas dhe shkencėtarė tė tjerė nga bashkėsitė joshumicė.
Vendimi vjen ndėrkohė qė nė Tetova nxėnėsit kanė shpėrthyer nė protesta duke kėrkuar tėrheqjen e botimit nga shitja dhe jo vetėm korrigjimin e tij. Ndėrkohė qė ambasada e SHBA-sė, nė Shkup e ka thėnė fjalėn e tyre, si njė publikim qė i sjell dėme edhe vetė Maqedonisė.



Enciklopedia, reagon SHBA: Botimi po sjell probleme nė Maqedoni
Debati pėr Enciklopedinė Maqedonase ka vijuar edhe sot me reagimin e ish presidentit, aktualisht kreu i opozitės, Branko Cervenkovski dhe me njė tjetėr deklaratė tė Ambasadės sė SHBA-sė nė Shkup.


SHBA: Enciklopedia, dėme edhe pėr Maqedoninė
Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Shkup, pėrmes njė deklarate pėr shtyp sėrish ėshtė prononcuar lidhur me enciklopedinė maqedonase, ndaj sė cilės ditėve tė fundit ėshtė hapur njė debat i gjerė.
"Fokusi i pėrpjekjeve Amerikane nė Republikėn e Maqedonisė ėshtė nė inkurajimin dhe pėrkrahjen e zhvillimit tė njė anėtari tė suksesshėm dhe nė lulėzim tė bashkėsisė Euro-Atlantike. Publikimi i Enciklopedisė sė ASHAM ka nxitur disa reagime, duke pėrshirė edhe reagimin tonė, ndaj shkrimeve tė pasakta, fyese dhe problematike nė kuptime tė tjera. Maqedonia ėshtė njė shtet multietnik dhe derisa qytetarėt, politikanėt dhe mediumet reagojnė ndaj kundėrthėnieve qė burojnė nga mangėsitė e kėtij publikimi ne dėshirojmė qė ata tė fokusohen nė mėnyrė konstruktive nė qėllimet afatgjata tė Maqedonisė", thuhet nė deklaratėn e Ambasadės sė SHBA-ve nė Shkup.


Cervenkovski: Tė pėrgjigjen hartuesit
"Enciklopedia nuk ėshtė njė libėr i thjeshtė, dhe akademia e Republikės sė Maqedonisė nuk ėshtė njė organizatė joqeveritare". Kėshtu ėshtė shprehur kryetari i partisė opozitare mė tė madhe nė Maqedoni, Branko Cėrvenkovski.
Ish-presidenti i Maqedonisė kėrkon pėrgjegjėsi nga njerėzit e parė tė Akademisė sė Maqedonisė dhe Redaksisė. Sipas tij, disa pjesė nė enciklopedi, nxisin ndarje dhe tensione brenda nė shoqėri dhe na konfrontojnė me miqtė tanė tė jashtėm.
"Vlerėsoj se pėr njė projekt i cili ėshtė botuar nga ana e Akademisė, pa dyshim pėrgjegjėsi mbajnė bartėsit kryesorė- njeriu i parė i Akademisė dhe bordi i redaktorėve", deklaroi Branko Cėrvenkovski.
Ai tha se projekti ėshtė financuar nga Qeveria e Maqedonisė dhe ėshtė promovuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski dhe Presidenti, Gjorgje Ivanov, prandaj sipas tij, nuk lejohet qė kėta dy persona tė mos kenė qėndrim lidhur me kėtė ēėshtje. Cėrvenkovski theksoi se Qeveria tė mos mendojė qė forcat e errėta pėr tė cilat ka folur, ti kėrkojė tek opozita.
"Maqedonisė i duhet njė presidenti dhe kryeministėr me qėndrim dhe qė i zgjidhin problemet, e jo qė ikin nga problemet. LSDM edhe njė herė e fton presidentit Ivanov dhe kryeministrin Gruevski tė distancohen nga pjesėt kontestuese nė enciklopedi", theksoi Cėrvenkovski. Nė tė kundėrtėn sipas tij, del se kreu shtetėrorė e miraton dhe pajtohet me pėrmbajtjen e kėsaj enciklopedie. (INA)


Maqedoni, enciklopedia famėkeqe 'lėkund' koalicionin
Enciklopedia maqedonase e botuar javėn e kaluar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) vazhdon tė shkaktojė tensione dhe pėrkeqėsime nė raportet e koalicionit qeveritar mes VMRO-DPMNE-sė dhe BDI-sė. Mėsohet se nė mbledhjen e Qeverisė tė mėrkurėn mbrėma ka mbretėruar atmosferė tejet e tensionuar mes kryeministrit Nikolla Gruevski nga njėra anė dhe ministrave tė BDI-sė nga ana tjetėr, pėr shkak tė enciklopedisė famėkeqe. Nuk dihet ende se ēfarė ėshtė debatuar, por e sigurtė ėshtė qė vetėm pak kohė pas nisjes sė mbledhjes Gruevski ėhstė larguar duke e lėnė atė qė ta udhėheqė Zėvendėskryeministri Zoran Stavrevski.
BDI-ja konteston 50 dispozita nė kėtė enciklopedi duke kėrkuar njėherėsh qė akademiku Bllazhe Risteski tė japė dorėheqje nga funksioni redaktor kryesor nė Enciklopedinė maqedonase, pasi ai paralajmėroi se nė botimin e korrigjuar nuk do tė bėhen korrigjime tė mėdha nė dispozitat tė cilėt janė ofenduese pėr shqiptarėt. Pėrveē reagimeve tė ashpra ndaj ASHAM-it, BDI-ja edhe mė tej insiston qė edhe Qeveria tė distancohet nga pjesėt kontestuese nė Enciklopedi me ēka kanė filluar tė pėrkeqėsohen marrėdhėniet nė koalicionin qeverisės me VMRO-DPMNE-nė.
BDI-ja kėrkon tėrheqjen e tėrėsishme tė enciklopedisė dhe formimin e njė njė kėshilli tė ri redaktues nė tė cilin akademikė dhe profesorė shqiptarė do tė marrin pjesė nė pėrgatitjen e dispozitave qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt.
Ndryshe, deri mė tani kryeministri Gruevski dhe institucionet shtetėrore nuk janė distancuar nga Enciklopedia e cila shtrembėron historinė e shqiptarėve dhe ofendon popullin shqiptar me gjuhėn e urrejtjes.
Edhe pėrskaj reagimeve tė ashpra nga faktori politik shqiptar, intelektual dhe ai civil nė Maqedoni, si dhe nga SHBA-tė, Britania e Madhe dhe nga vendet fqinje si Shqipėria, Kosova dhe Bullgaria akademikėt maqedonas mbeten edhe mė tej nė qėndrimin se nė enciklopedinė maqedonase duhet bėrė vetėm disa korrigjime por assesi tėrheqje tė saj, gjė me tė cilėn nuk pajtohen shqiptarėt. (INA)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Akademia maqedonase tėrheq Enciklopedinė: Do korrigjohet
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog