LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Greqi, njė shqiptar mes 4 arresteve pėr terrorizėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Greqi, njė shqiptar mes 4 arresteve pėr terrorizėm   Tue Sep 29, 2009 9:39 pm

Greqi, njė shqiptar mes 4 arresteve pėr terrorizėm


BBC Online | 28/09/2009






Nė Greqi njė emigrant shqiptar ėshtė shpallur nė kėrkim me akuzėn pėr pjesėmarrje nė organizatė terroriste. Emri i tij, si dhe i pesė personave tė tjerė, shtetas grekė, u publikua nga Prokuroria, pas marrjes nė pyetje tė njė grupi prej katėr vetėsh.
Fundjava ėshtė konsideruar e suksessshme pėr policinė greke, teksa nė duart e saj kanė rėnė katėr persona qė dyshohet se janė pjesėtarė tė grupit guerril me emrin "Komploti i celulave tė zjarrit".
Arrestimet u kryen pasi njėsi tė shėrbimit antiterror bastisėn njė banesė nė lagjen Halandri tė Athinės, qė sipas policisė ishte bazė e guerrileve.
Policia bėri tė ditur se nė banesė u gjet njė bombė e gatshme pėr t'u pėrdorur, detonatorė dhe njė sėrė materialesh tė tjera qė pėrdoren pėr pėrgatitjen e bombave, si dhe materiale propagandistike.
Pas marrjes nė pyetje nė fundjavė, kundėr tė arrestuarėve u komunikuan akuza qė lidhen me pjesėmarrje nė organizatė terroriste, armėmbajtje pa leje, shkelje tė ligjit pėr lėndėt eksplozive dhe posedim lėndėsh narkotike.
Ata do tė gjykohen tė martėn.
Tre prej tė arrestuarėve janė studentė dhe pinjollė familjesh me pozitė tė lartė shoqėrore.
Ndryshe nga ē'veprohet zakonisht, Prokuroria urdhėroi publikimin e emrave tė tyre. Po ashtu, u publikuan edhe emrat e gjashtė personve tė tjerė, tė shpallur nė kėrkim, qė tė gjithė me moshė tė re. Njėri prej tyre ėshtė shtetas shqiptar, ndėrsa pesė tė tjerėt janė grekė. Sipas Prokurorisė, ata plotėsojnė grupin qė akuzohet pėr tė paktėn dy shpėrthime nė banesa politikanėsh.
Policia u vu nė lėvizje pas shpėrthimit ditėn e enjte, para apartamentit tė njė kandidateje pėr deputete tė Lėvizjes Socialiste Panhelenike PASOK. Shpėrthimi nuk pati pasoja mjaft serioze. Shpėrthimi tjetėr kishte ndodhur disa muaj mė parė, nė banesėn e zėvendėsministrit tė Rendit.
Sipas policisė, tė dy shpėrthimet kanė lidhje me gjetjet nė banesėn qė konsiderohet si bazė e guerrilasve dhe qė survejohej prej disa javėsh.
Policia tani po heton pėr lidhje tė mundshme midis organizatės nė fjalė dhe dy organizatave tė tjera shumė tė rrezikshme, Sekti i Revolucionarėve dhe Beteja Revolucionare, qė kanė marrė pėrgjegjėsinė pėr disa shpėrthime dhe atentate vdekjeprurėse kundėr forcave tė policisė, qė u shėnuan pas trazirave tė dhjetorit tė vitit tė kaluar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Greqi, njė shqiptar mes 4 arresteve pėr terrorizėm
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 1999, Ja si u mor peng autobusi grek nga emigranti shqiptar
» REALITETI SHQIPTAR I DIKTATURĖS KOMUNISTE DHE LETĖRSIA PAS VITEVE 90
» FRONTI BASHKIMIT KOMBĖTAR SHQIPTAR-Deklaratė!
» A po vjen kryeministri 5-tė shqiptar nė Ballkan?
» Frank Shkreli:NĖ SHKUPIN SHQIPTAR, 2015?????????!!!!!!!!!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog