LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mjeke ryshfetllinj ne maternitet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Mjeke ryshfetllinj ne maternitet   Tue Sep 29, 2009 9:26 pm

Mjeke ryshfetllinj ne maternitet




Ledi Koraqi
E Marte, 29 Shtator 2009


Tirane - Tre mjeke dhe 2 infermiere te Spitalit Obstetrike-Gjinekologjike "Koco Gliozheni", jane penguar dje te vazhdojne detyren e tyre, pas zbulimit te aktivitetit korruptiv te mitmarrjes, gjate ushtrimit te profesionit. Burime zyrtare te Policise se Tiranes, deklaruan se 5 punonjesit e maternitetit te ri, qe ndodhet prane Brrylit, kishin 8 muaj qe hetoheshin intensivisht nga specialistet e seksionit Kunder Korrupsionit, ne bashkepunim me njesine Task Force, prane Prokurorise se Rrethit. Keshtu ne saje te operacionit policor te koduar "Trashegimtari", dje jane ekzekutuar vendimet e Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ndaj 5 bluzave te bardha, duke vendosur masen e sigurise arrest shtepie, te marre ne mungese, per vepren penale te "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike". Pese punonjesit e ketij maternitetit jane; shefi i repartit Petrit Rexhepit 56 vjec, lindur e banues ne Tirane i pa proceduar me pare, mjeku reanimator Dritan Xhangolli 38 vjec, lindur e banues ne Tirane, i pa denuar, ?Lefter Mano 53 vjec, lindur e banues ne Tirane, me detyre anestezist, Hyre Reci 54 vjec, lindur ne Puke e banuese ne Tirane, e punesuar si infermiere-mami prane ketij materniteti, ?Nilka Perhati, 57 vjec, lindur e banuese ne Tirane edhe kjo me detyre infermiere-mami.

Denoncimi

Pese bluzat e bardha Spitalit Obstetrike-Gjinekologjike "Koco Gliozheni", jane hetuar prej me se 2 muajsh nga sektori i Antikorrupsionit, per veprimtarine e tyre te kundraligjshme, qe e kryenin ne bashkepunim me njeri-tjetrin. Ata dyshohet se kane perfituar ne menyre te paligjshme shuma te konsiderueshme parash, kundrejt ofrimit te sherbimit mjekesor si ne lindje normale ashtu edhe ne lindje me operacion per disa gra shtatzena. Burime konfidenciale bejne te ditur se shuma qe ata perfitonin per nje lindje, ishte 100 mije leke (te reja), shume te cilen me pas e ndanin me njeri-tjetrin. Procedimi penal ne ngarkim te tyre, filloi mbi bazen e disa kallezimeve te kryera nga disa paciente te demtuara, te cilat kane deklaruar se stafi mjekesor i perbere nga shefi i repartit, se bashku me mjekun reanimator, anestezistin dhe dy mamite, kane perfituar prej tyre shuma te tera parash, per ofrimin e sherbimeve mjekesore.

Ndalimi

Pas survejimit te gjate te punes se tyre, Gjykata e Tiranes vendosi ndaj tyre masen e sigurise arrest shtepie, per konsumimin e vepres penale te "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike". Vendimet e gjykates, per ndalimin e tyre u ekzekutuan ne banese dhe ne ambientet ku ata ishin te punesuar.





Mjeket

1. Petrit Ferik Rexhepi, shef i Spitalit Obstetrike-Gjinekologjike "Koco Gliozheni"

2. Dritan Lutfi Xhangolli, mjek reaminator

3. Lefter Pando Mano, anestezist

4. Hyre Brahim Reci, infermiere-mami

5. Nilka Hasan Perhati, infermiere-mami



Mjeke te akuzuar per ryshfet dhe mjekim te pakujdesshem

Nuk eshte hera e pare qe, mjeke te njohur madje me detyra drejtuese ne spitale, jane bere objekt i hetimeve dhe akuzave per korrupsion dhe ryshfet, apo edhe me keq per mjekim te pakujdesshem me pasoja vdekjen e pacienteve. Keshtu dy vjet me pare Kastriot Dautaj, mjeku urolog ne Tirane, u akuzua per korrupsion. Ai u arrestua ne flagrance teksa po i merrte babait te nje pacienteje te sapo operuar, shumen prej 50 mije lekesh. Ardian Nelaj, shefi i klinikes se spitalit te burgut, u akuzua per korrupsion pasiv, pasi kryente operacione ne sallen e urgjences se spitalit nr. 2, kundrejt marrjes se nje shume prej 20 mije lekesh. Agim Karaj, shefi i repartit te onkologjikut ne QSUT, u akuzua per korrupsion pasiv dhe shperdorim detyre. Mjeku Ramazan Isufi dhe anestezisti Bensar Shuteriqi, te akuzuar per mjekim te pakujdesshem, ku pas nje operacioni ne rruget e frymemarrjes, vdiq nje femije 16 muajsh nga Maqellara e Peshkopise. Xhevair Hoxhallari, u akuzua per mjekim te pakujdesshem, ku pas operacionit te bajameve te nje 17-vjecareje, kjo e fundit nderroi jete.



Pyetesori i pacienteve

Sipas nje studimi te bere disa kohe me pare nga INSTAT-i, rreth 800 paciente te pyetur ne spitalet e Tiranes, kane pranuar se kane dhene para ne kembim te sherbimit spitalor. Studimi tregon se per nje dite sherbim, pacienti duhet te paguaje nga 200 deri ne 800 leke infermieren ne pavijon, ndersa infermierja ne sallen e operacionit nga 500 deri ne 1000 leke. Tarifa qe i jepet mjekut anestezist eshte 5 mije leke. Nderkohe tarifen me te larte, e kane mjeket kirurge, te cilet per nje nderhyrje marrin nga 1.500 deri ne 30 mije leke. Sipas studimit pacientet e anketuar, mendojne se pagesat nen dore sigurojne nje trajtim me te mire shendetesor. Ministria e Shendetesise eshte angazhuar vazhdimisht per te luftuar ryshfetin, duke vendosur ne sherbim te pacienteve edhe numra telefoni per ta denoncuar ate. Mirepo, kjo duket se eshte nje marreveshje e heshtur mes dy paleve, pacienteve dhe mjekeve. Sipas ligjit, denohet si personi qe e jep ryshfetin edhe ai qe e merr.



Tarifat e pashkruara

Lindje normale, mjeku 10 mije leke

Infermieret 5 mije leke

Lindje me operacion, mjeku 20 mije-40 mije leke
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Mjeke ryshfetllinj ne maternitet
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog