LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Agolli: Bojkoti s'duhet tė zgjasė, qėndrimi i anti-Ramėve, i pamoralshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Agolli: Bojkoti s'duhet tė zgjasė, qėndrimi i anti-Ramėve, i pamoralshėm   Sun Sep 27, 2009 1:48 pm

Agolli: Bojkoti s'duhet tė zgjasė, qėndrimi i anti-Ramėve, i pamoralshėm


Shekulli Online | 26/09/2009




Shkrimtari dhe njė figurat mitike tė Partisė Socialiste, Dritėro Agolli, e vlerėson pozitiv procesin e zgjedhjeve pėr kryetarin e ri tė kėsaj force, duke i njohur vlerat qė kanė dy kandidatėt respektivė nė kėtė garė. Menjėherė pasi votoi nė qendrėn e votimit tė vendosur nė selinė qendrore tė PS-sė, Agolli, nė njė prononcim pėr mediat ka komentuar jo vetėm garėn brenda partisė, por edhe zhvillimet politike qė rrodhėn qė pas zgjedhjeve parlamentare tė 28 qershorit. Kėshtu, ai ndryshe nga shumė kritikė tė tjerė tė kryetarit nė detyrė tė PS-sė, Edi Ramės, nuk e ka quajtur atė humbės tė zgjedhjeve parlamentare, duk
e arsyetuar se vota qė dhanė shqiptarėt nuk nxori asnjė fitues pėr tė dalluar mė pas humbėsit. Pėr rrjedhojė, ai shprehet se kėrkesat qė janė bėrė gjatė kėsaj kohe pėr dorėheqjen e Ramės dhe mos rikandidimin e tij pėr postin e kryetarit tė PS-sė nuk qėndrojnė, pasi nėse do ndodhte njė gjė e tillė, kėtė akt duhet ta ndiqnin edhe Berisha me Metėn, partitė e tė cilėve pėr Agollin, gjithashtu nuk fituan nė zgjedhje.
Nga ana tjetėr, Agolli ka bėrė tė ditur se shpresonte qė vendimi i PS-sė pėr tė bojkotuar Kuvendin tė ishte i pėrkohshėm, ndėrsa ka kritikuar si tė pamoralshme qėndrimet qė njė grup deputetėsh socialistė kanė mbajtur ndaj kėtij vendimi.

Si e vlerėsoni procesin zgjedhor dhe garėn mes dy kandidatėve?

Gara ėshtė normale. Ka dy kandidatė dhe secili pėrpiqet tė fitojė. Tė dy janė njerėz me eksperiencė nė fushėn e pluralizmit politik dhe tė shohim si do dalė.
Meqenėse nuk mund t'ju pyesim se pėr cilin votuat, ēfarė do t'i sugjeroni kryetarit tė ri?
Kryetarit tė ri tani shpejt e shpejt nuk ia sugjeron dot, siē po mė pyesni ju mua, por partia duhet tė ketė njė drejtim tjetėrlloj nga ekzekutivi, nga organet shtetėrore. Duhet qė kryetari i partisė tė jetė mė i afėrt me njerėzit, mė kokulur, tė shprehė dashurinė ndaj tė gjithėve, mos tė ketė mendjemadhėsi.
Z. Agolli, pėr shkak tė kontestimeve pėr procesin zgjedhor, grupi parlamentar socialist nuk ka pranuar tė shkojė deri mė tani nė Parlament, duke e bojkotuar atė. Sipas jush, a duhet tė shkojė PS-ja nė Parlament?
Deri kėtu, unė nuk mund ta them, sepse janė strukturat e partisė qė do ta vendosin. Po kjo parti ėshtė e domosdoshme pėr tė shkuar nė Parlament, sepse nuk mund tė merren vendimet. Mendoj se kjo ėshtė punė kohe, ma merr mendja mua, dhe ėshtė njė kėrkesė pėr tė verifikuar edhe veten dhe pėr tė ditur se vėrtetė janė bėrė kėto ērregullime dhe abuzime nė votime. Por kjo nuk duhet tė zgjasė shumė.

Po kundėrshtimet qė i janė bėrė kėtij procesi dhe vetė Edi Ramės, si i cilėsoni?

Po gjithmonė nė Partinė Socialiste ka patur tė tilla diskutime, tė tilla polemika dhe tani ėshtė njė polemikė e tillė se pėrse PS-ja nuk fitoi. Mė thoni ju cila parti fitoi?! Me aleancat e koalicionet parazgjedhore, fitoi ndonjė parti? Nuk fitoi asnjėra, as Partia Demokratike, as Partia Socialiste dhe as LSI-ja, tė tria kėto. Pasi u numėruan votat u duk kjo qė nuk fitoi asnjė. Atėherė lindi nevoja pėr njė koalicion tjetėr, jo koalicionet e vjetra dhe kėshtu qė me koalicion fitoi Partia Demokratike bashkė me LSI-nė, por tė gjithė kryetarėt e partive kanė qenė humbės dhe i kėrkohet Edi Ramės qė tė japė dorėheqjen. Dorėheqjen duhet ta japin tė tre, edhe Sali Berisha, edhe Edi Rama edhe Ilir Meta, sepse nuk pėrmbushėn ato detyra. Vetė a formonte qeveri Partia Demokratike?! Nuk e formonte dot, sepse i duheshin 71 deputetė. Por bashkė me LSI-nė a i fitoi plotėsisht, a mund tė marrė vendime tė mėdha, pėr tė cilat duhen 84 deputetė?! Nuk mundet. Atėherė kush fitoi?! Askush.

Por pavarėsisht kėsaj logjike, kemi njė grupim tė shfaqur edhe publikisht qė kundėrshton vendimin e PS-sė pėr tė bojkotuar Kuvenditn...
Grupi "Ndryshe", siē e quajnė, hedh parulla dhe nxit socialistėt qė tė bojkotojnė zgjedhjet pėr kryetarin e Partisė Socialiste. Pra, nga njėra anė je kundėr bojkotit dhe nga ana tjetėr ti je me bojkotin. Moralisht kjo ėshtė mė keq, pra njė veprim mė i keq sesa ai pėr tė bojkotuar Kuvendin. Pasi i thonė tė bojkotosh partinė tėnde.

Burimi informativ: Gazeta Shekulli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: vdekja e njeriut te mire   Fri May 28, 2010 1:24 am

nje tregim mjaft interesant shkruar vitee pare nga
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Agolli: Bojkoti s'duhet tė zgjasė, qėndrimi i anti-Ramėve, i pamoralshėm
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT
» Kush i tha Zahir Pajazitit ta vranė Dr. Rugoven?-Flet Hasan Zeneli, bashkėluftėtar i Zahir Pajazitit: Duhet tė zbardhet vrasja e Zahirit
» Kastriot Myftaraj: Njė ditė, Perėndimi do t' u thotė shqiptarėve se duhet tė luftojnė fundamentalizmin islamik
» Femra, ja kėshillat sekrete qė duhet t'i dini?!
» Vladimir Bruēaj: Shqiptarėt nė Europė duhet tė shkojnė tė bashkuar, por si europian

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog