LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Deshmia: Si me torturoi Banda e Lushnjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Deshmia: Si me torturoi Banda e Lushnjes   Sun Sep 27, 2009 1:16 pm

Deshmia: Si me torturoi Banda e Lushnjes


E Shtune, 26 Shtator 2009

Redinalda Caushaj

Tirane- Nje deshmitar ka treguar dje torturen qe eshte ushtruar ndaj tij, nga anetaret e "Bandes se Lushnjes", me urdher te kreut te tyre, Aldo Bares. Adem Arapi eshte deshmitari i thirrur nga akuza ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Ai ka akuzuar pjesetare te "Bandes", per presione te ndryshme ndaj tij dhe familjes. "Ne vitin 1998 jam thirrur nga Arben Borici dhe Ilir Stregu tek Xhamlliku. Ate dite une isha duke dale nga banesa ime, ndersa keta te dy ishin nisur ne drejtimin tim. Borici me eshte drejtuar duke me thene "hajde ketu", dhe me kane marre me nje makine pa targa, veture. Me cuan tek garazhi, afer policise. Aty me lidhen, me torturuan ne nje menyre qe s'di c'te them", ka nisur te tregoje deshmitari. Deshmitari ka treguar se i kane lidhur duart nga mbrapa me pranga. "Ishte Arben Borici, Ilir Stergu dhe ai qe njihet si njeshi i torturimeve, Leonard Prifti. Me kane goditur me nje bisht druri dhe me shkelma. Me kerkonin se ku ndodhej Gramoz Selmani, i cili eshte kunati i motres. Une ju thosha se nuk dija asgje. Ne tortura ka qene edhe Ledi Nurcaj", ka vazhduar me tej ai. Arapi i ka shpjeguar gjykates se pasi kishte rene pa ndjenja, nuk dinte se kush e kishte derguar ne spital, ku edhe me pas e kane nxjerre shume shpejt se mjeket kishin frike. Me tej ai ka treguar se ka ndenjur 2 muaj ne shtrat, nderkohe qe mjekimet ia ka bere i vellai. Por se bashku me mjekimet deshmitari ka treguar se ka patur edhe vizita nga anetaret e "Bandes". "Cdo dite ne shtepi vinte Prifti dhe Nurcaj. Fred Shkurti i dergonte ushtaret e tij. Nje dite po, nje dite jo, me merrnin gruan, Kujtimin tek garazhi dhe e pyesin per Selmanin. Kujtimi e njihte Fredin se kishte punuar me te tek fabrika e tullave. Bashkeshortja gjithmone me thoshte qe "mire ty, por do me gjeje edhe mua belaja.", ka mbyllur deshmine e tij Arapi. Po dje prokuroria ka lexuar dhe deklarimet e dy deshmitareve te tjere, te cilet mesohet se ndodhen jashte shtetit. Alfred Gjani dhe Naum Prendi, shpjegonin ne deshmite e tyre se kane qene peshkatare ne Karavasta. Nje dite i kane marre persona te maskuar dhe i kane dhene nga nje flete per te firmosur. Sipas dy deshmitareve, me vone kishin mesuar se ishin te punesuar tek Alfred Shkurti dhe se kishin humbur pronat e tyre ne Karavasta. Ne seancen e radhes gjykata do te therrase per te dhene deklarime Ledi Nurcajn, i cili u permend gjate deshmise se Arapit, si nje nga personat qe ka marre pjese per torturimin e tij ne garazhin afer policise.

Te pandehurit

Arben Borici

Ilir Stergu

Afrim Hoxha

Erion (Niko) Cici

Arjan Alicaj

Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku)

Rexhep Gina.


Burimi informativ: Koha Jone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Deshmia: Si me torturoi Banda e Lushnjes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Banda e Cėrrikut, pyeten 10 dėshmitarė tė mbrojtjes
» Banda e Durrėsit, vrasje, grabitje trafikim....
» Dritan Dajti, studenti qė u kthye nė frikėn e policisė
» Gjermani: Varroset vajza turke qė u vra nga banda serbe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com