LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dritėroi: Ne e shkrimė Akademinė, tani na sulmojnė maqedonasit qė janė shtet pa emėr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Dritėroi: Ne e shkrimė Akademinė, tani na sulmojnė maqedonasit qė janė shtet pa emėr   Mon Sep 21, 2009 6:35 pm

Dritėroi: Ne e shkrimė Akademinė, tani na sulmojnė maqedonasit qė janė shtet pa emėr
» Vendosur: 21/09/2009 - 11:09
Alma Mile

"Enciklopedia ėshtė fyerje pėr shtetin shqiptar". Kėshtu shprehet akademiku dhe shkrimtari Dritėro Agolli nė lidhje me Enciklopedinė Maqedonase, e cila ka dalė nga botimi vetėm pak ditė mė parė. Sipas Agollit ky botim, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse njė shtrembėrim i historisė, shqiptare dhe asaj ballkanike. Historia dhe arkeologjia ofrojnė tė tjera dėshmi, qė hedhin dritė mbi autoktoninė e shqiptarėve nė trojet e tyre nė Kosovė e Maqedoninė e sotshme. Sipas tij, Maqedonia ėshtė njė shtet i krijuar shumė vonė nga Fuqitė e Mėdha dhe ende nuk ka zgjidhur problemet e identitetit dhe emrit tė vet.Z. Agolli, para pak ditėsh, Akademia e Shkencave tė Maqedonisė ka botuar njė enciklopedi, ku cenohet historia shqiptare, cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė ēėshtje?
Padyshim qė ėshtė njė shtrembėrim i qėllimshėm i historisė, jo vetėm i asaj shqiptare, por i gjithė historisė sė Ballkanit. Kjo enciklopedi ėshtė nė vazhdėn e "traditės" sė historianėve dhe shkrimtarėve serbė, tė cilėt gjithnjė kanė shkruar dhe folur keq pėr shqiptarėt, sigurisht pėr qėllime ideologjike dhe politike. Botimi i kėsaj enciklopedie, me tė tilla shtrembėrime, ėshtė njė fyerje pėr shtetin shqiptar. Duhet thėnė se ne kemi pasur gjithnjė marrėdhėnie tė mira me Maqedoninė, jo vetėm qė nuk i kemi fyer ata, por edhe i kemi mbėshtetur. Ne kemi qenė tė parėt qė e njohėm shtetin e tyre, kur Maqedonia u shkėput nga ish-Jugosllavia. Pikėrisht kėtė fakt, ata duhet ta kishin marrė parasysh dhe tė mos arrinin deri nė fyerje.
Si do ta vlerėsonit "punėn" e historianėve maqedonas?
Ata nuk kanė marrė parasysh asnjė fakt historik. Siē dihet, qė nė shek. VIII para Krishtit, nė Kosovė dhe nė Maqedoninė e sotshme kanė qenė Dardanėt, njė fis ilir, paraardhės tė shqiptarėve. Madje, ata nė kėtė periudhė dhe nė vijimėsi, fillojnė tė ndėrtojnė atje qytetet e tyre, tė cilat nė shek. III para Krishtit, pra pėrpara dyndjeve sllave, ishin tė organizuara nė formėn e kalave, apo tė kėshtjellave. Madje ata kryeqendrėn e tyre kishin pikėrisht Shkupin. Ndėrsa mė vonė, nė shek. VI pas Krishtit, Perandori Justiniani I, i cili ishte me origjinė shqiptare, ndėrtoi rreth Shkupit edhe disa qytete tė tjera dhe rezulton qė nė shek. XI e mė tej nė shek. XV, e gjithė Maqedonia Perėndimore ishte e banuar krejtėsisht nga shqiptarė, gjė qė bie ndesh me "tezat" maqedonase, sipas tė cilave shqiptarėt "kanė zbritur nga malet dhe kanė pushtuar Maqedoninė". Pėrkundrazi, ata kanė luftuar kundėr dyndjeve sllave, qė u vendosėn nė trojet e tyre.
Pėrse i shėrben Maqedonisė ky "sulm", pikėrisht nė kėto momente?
Mesa duket Maqedonia do tė shmangė problemet e veta, si njė shtet i krijuar shumė vonė nga Fuqitė e Mėdha. Ėshtė njė shtet qė nuk ka njė identitet tė vetin dhe kjo ėshtė arsyeja pse sulmon identitetin e kombeve tė tjera. Momentalisht dihet se Maqedonia ende nuk ka zgjidhur ēėshtjen e emrit tė vet. Megjithatė ky problem nuk na shqetėson edhe shumė, pasi kemi pėrvojėn e historianėve serbė, nxėnės tė sė cilėve janė edhe historianėt maqedonas, tė cilėt janė duke ndjekur rrugėn e tyre.
Duke qenė se Enciklopedia ėshtė njė botim i Akademisė maqedonase, cili duhet tė jetė reagimi i Akademisė shqiptare tė Shkencave?
Akademia jonė duhet tė reagojė nė mėnyrė zyrtare. Kryesia e Akademisė sė mbetur duhet tė bėjė njė protestė zyrtare ndaj kėtij shtrembėrimi. Po kėshtu edhe nga ana e Ministrisė sė Jashtme, pasi tezat maqedonase janė tėrėsisht absurde. Si ėshtė e mundur qė ata i konsiderojnė shqiptarėt "endacakė" tė zbritur nga malet, por nė tė njėjtėn kohė tė aftė tė pushtonin viset e tyre. Kaq tė dobėt paskan qenė maqedonasit sa tė tremben nga njė kėrrabė dhensh? Nga ky rast dalim edhe njėherė nė pėrfundimin se akademitė nuk janė tė tepėrta, siē u fol disa vjet mė parė. Akademia e Shkencave u konsiderua e tepėrt, qė duhej shpėrndarė nėpėr universitete... Ndėrkohė qė vendet pėrreth nesh si Maqedonia, Serbia e Greqia kanė akademitė e tyre dhe i ruajnė. Ndėrkohė neve na vjen hidhur nga sulmet e tyre, por nuk duam tė kemi akademi, i nxjerrim akademikėt nė pension, i ndajmė me mosha, nė njė kohė qė akademiku nuk ėshtė si njė shkrimtar, apo poet, i cili mund tė bėhet edhe 20 vjeē. Njė akademik duhet tė akumulojė njė kulturė shumėvjeēare pėr t'u formuar. Ndaj Akademia e Shkencave duhet organizuar mirė dhe duhet tė pėrcaktojė saktė strukturėn e saj, cila pjesė do t'i kalojė universiteteve dhe cila duhet t'i mbetet akademisė.

LSI: Enciklopedia, e manipuluar e jorealiste
Lėvizja Socialiste pėr Integrim reagon pas publikimit dy ditė mė parė tė Enciklopedisė sė Maqedonisė nga Akademia e Shkencave tė vendit fqinj. Gjatė njė konference pėr shtyp, Edmond Haxhinasto, kryetar i Komitetit Drejtues Kombėtar, tha se dokumenti i paraqitur ka pasaktėsi historike. "Nė emėr tė LSI-sė shpreh keqardhjen pėr pėrmbajtjen e Enciklopedisė sė Republikės sė Maqedonisė, e cila paraqet pasaktėsira historike pėr prejardhjen e shqiptarėve dhe pėr figura tė rėndėsishme tė historisė sė tyre. Njė reagim i tillė do tė ishte i panevojshėm nėse kjo Enciklopedi nuk do tė ishte botim i Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Maqedonisė, njė institucion shtetėror i saj", tha Haxhinasto. Ai theksoi se pėrcaktimet jo shkencore qė janė parashtruar nė kėtė enciklopedi nuk i shėrbejnė tė vėrtetės, duke shtuar se kėto qėndrime janė tė manipuluara nga politika. Zyrtari i lartė i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim theksoi se kėto qėndrime bien ndesh me bashkėjetesėn mes kombeve dhe vijnė kundėr aspiratave tė tyre pėr integrimin nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. "Ne vlerėsojmė se pėrcaktimet jo shkencore dhe arkaike tė kėsaj enciklopedie, nuk i shėrbejnė as historisė, as tė vėrtetės, as kompleksit pėr tė errėsuar apo ngritur identitetet e kombeve. Kėto qėndrime janė manipulime politike dritėshkurtra, tė cilat rrjedhin nė kah tė kundėrt me frymėn e harmonisė e bashkėjetesės midis kombeve dhe rrymat e integrimit tė kombeve tė rajonit mes tyre dhe nė strukturat Euro-Atlantike", tha Haxhinasto. "Ne urojmė qė kundėr kėtyre qėndrimeve tė shprehet vetė shoqėria maqedonase, pėr tė treguar pjekurinė e saj dhe respektin pėr shqiptarėt si pjesė shtetformuese e Republikės sė Maqedonisė", vlerėsoi mė tej pėrfaqėsuesi i LSI-sė. Enciklopedia e Republikės sė Maqedonisė u kritikua ashpėr qė nė ditėn e parė tė publikimit tė saj, nga studiues tė sė dyja vendeve, duke e cilėsuar atė si tė manipuluar dhe aspak tė vėrtetė.

Reagojnė shqiptarėt e Maqedonisė
Shqiptarėt e Maqedonisė shprehen tė fyer me pėrmbajtjen skandaloze tė Enciklopedisė sė parė tė Maqedonisė, tė promovuar ditė mė parė nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė, nė tė cilėn akademikėt maqedonas paraqesin shqiptarėt si tė ardhur nga Shqipėria, dhe uzurpues tė shtėpive maqedonase. Lėvizja Qytetare "ZGJOHU!" nė reagimin e saj vlerėson se veprimet e vazhdueshme tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė krijojnė pėrshtypjen qė detyra e vetme e kėtij institucioni ėshtė qė tė funksionojė si laborator pėr pėrvetėsimin e figurave historike shqiptare, falsifikimin e historisė, nė veēanti asaj tė popullit shqiptar, si dhe tė shpėrlajė trurin e popullit tė vet. "ZGJOHU!" shpreh dyshimin se projektet e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė pėrpilohen nė Beograd dhe kanė qėllime djallėzore.

Fier, protestė kundėr enciklopedisė
FIER - Pas publikimit tė enciklopedisė maqedonase dhe cilėsimet e bėra nė tė pėr shqiptarėt, ka reaguar edhe shoqata pėr integritet kombėtar. Pėrfaqėsuesi i saj nė qytetin e Fierit, Kristaq Ziu ndėr tė tjera ėshtė shprehur se shqiptarėt duhet tė ngihen pėr tė luftuar pėr flamurin e tyre, pasi Shqipėria nuk mund tė ketė mė shumė se njė flamur dhe se ai mban ngjyrat e kombit shqiptar. Nė shenjė proteste, nė qendėr tė qytetit tė Fierit ishin vendosur 5 arkivolė, me emrat e 5 heronjve tė Vigut. Sipas Ziut, pikėrisht kėta heronj kanė luftuar pėr tė drejtat e kombit shqiptar, tė drejta kėto tė nėpėrkėmbura nė kėtė enciklopedi. Ziu ndėr tė tjera ka thėnė se nė kėtė mėnyrė, vendit tonė nuk i vjen asnjė ndihmė pėr t'u futur nė strukturat evropiane. "Tė gjithė shqiptarėt duhet tė kontribuojnė qė nderi i shqiptarėve tė mos shkelet me kėmbė. Tė mėdhenj e tė vegjėl duhet tė mblidhen pėr tė luftuar kėtė padrejtėsi", ka vijuar ndėr tė tjera Ziu. Veprimtaria nė fjalė ėshtė zhvilluar nė qendėr tė qytetit tė Fierit dhe ka tėrhequr vėmendjen e kalimtarėve. m.r

Burimi informativ: Gazeta Panorama.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Dritėroi: Ne e shkrimė Akademinė, tani na sulmojnė maqedonasit qė janė shtet pa emėr
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Artiola Toska:"Kam pesė vjet e martuar, tani dua njė fėmijė"
» Dasma Shqiptare
» Faik Miftari: Netėt e Ramazanit dikur, dhe tani
» KAMPION NĖ BOKS, TANI KAMPION NĖ NAMAZ
» Miranda Haxhia:Qosja- urithi qė u verbua kur pa dritė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com