LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 OSBE-ODIHR nxjerr raportin pėrfundimtar pėr zgjedhjet nė Shqipėri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: OSBE-ODIHR nxjerr raportin pėrfundimtar pėr zgjedhjet nė Shqipėri   Tue Sep 15, 2009 9:11 am

OSBE-ODIHR nxjerr raportin pėrfundimtar pėr zgjedhjet nė Shqipėri



Nė njė raport pėrfundimtar pėr zgjedhjet nė Shqipėri tė publikuar sot, zyra e OSBE-sė pėr Institucione Demokratike dhe tė Drejtat e Njeriut, ODIHR, thotė se zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit 2009 shėnuan pėrprarim tė prekshėm pėrsa i pėrket procesit te regjistrimit dhe identifikimit te votuesve, kornizės ligjore tė miratuar nė mėnyrė konsensuale nga dy partitė kryesore, votimit, numėrimit dhe zgjidhjes sė mosmarrėveshjeve zgjedhore.

Por kėto pėrmirėsime tė qenėsishme, thuhet nė raport, u errėsuan nga politizimi i aspekteve teknike tė procesit, duke pėrfshirė ato gjatė numėrimit dhe tabulacionit tė votave, tė cilat pėrkohėsisht e bllokuan procesin nė disa zona. Kėto veprime tė partive politike e minuan besimin e publikut nė procesin e zgjedhjeve.
Megjithėse plotėsuan shumicėn e angazhimeve tė OSBE-sė thuhet nė raport, kėto zgjedhje nuk realizuan plotėsisht potencialin e Shqipėrisė pėr t’iu pėrmbajtur standardeve mė tė larta pėr zgjedhje demokratike.
Megjithė kufizimet kohore, thuhet nė raport, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i pėrgatiti dhe i administroi zgjedhjet nė mėnyrė profesionale si dhe ndėrmori disa hapa pėr tė rritur transparencėn e procesit. Por ashtu si nė zgjedhjet e mėparshme, u vunė re probleme gjatė caktimit tė komisioneve zgjedhore tė niveleve mė tė ulta.
Njė zhvillim i rėndėsishėm pozitiv, thotė raporti, ishte fakti qė pėr herė tė parė, listat e votuesve u nxorėn nga regjistri i kompjuterizuar i gjendjes civile. Nga raporti i vėzhguesve del se cilėsia e listave tė zgjedhėsve u pėrmirėsua ndjeshėm krahasuar me vitin 2005.
Nė raportin e ODIHR-it thuhet gjithashtu se duke patur parasysh kufizimet kohore, shpėrndarja e kartave tė identitetit ishte pėrgjithėsisht e suksesshme.
Megjithėse zgjedhjet u zhvilluan nė njė atmosferė politike tejet tė polarizuar, fushata ishte pėrgjithėsisht e qetė dhe u raportuan vetėm disa incidente me dhunė.
Dita e zgjedhjeve, thuhet nė raport, ishte pėrgjithėsisht e qetė. Vėzhguesit e vlerėsuan pozitivisht procesin nė 92 pėrqind tė qendrave tė votimit tė vizituara por vėrejtėn njė numėr shkeljesh procedurale, mes tė cilave, pėrdorimi i bojės, dhe votimi familjar. Sistemi i ri i monitorimit elektronik duket se e arriti vetėm pjesėrisht qėllimin e forcimit tė besimit dhe tė transparencės nė procesin e votimit. Me vazhdimin e numėrimit, thotė raporti, partitė politike filluan tė ndėrhyjnė mė aktivisht sidomos aty ku rezultatet dukej se ishin tė pėrafėrta.
Nė njė numėr qendrash numėrimi, thotė raporti i ODIHR-it, kutitė nuk u numėruan ose rezultatet nuk u pėrfshinė nė tabelėn agregate.
Shpesh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ndėrhyri vendosmėrisht kur u vunė re probleme.//lk
________________
Raporti i plote mund te lexohet ne anglisht tek faqja e OSBE ketu, ose si pdf ketu.
Ø
Bukurimi informativ: VOA shqip.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
OSBE-ODIHR nxjerr raportin pėrfundimtar pėr zgjedhjet nė Shqipėri
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Dritan Ylli: Ėshtė koha tė punojmė pėr Shqipėrinė evropiane, zoti Klosi!
» Apostol Kotani: Shqipėria ishte i vetmi vend, ku nuk u persekutua asnjė hebre
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, ėshtė njė domosdoshmėri!
» Ismet Ramadani:"Harta e shqipėrisė etnike" si shkas...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com