LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tuneli i Kalimashit rrezikon mbylljen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Tuneli i Kalimashit rrezikon mbylljen   Mon Sep 14, 2009 9:09 am

Tuneli i Kalimashit rrezikon mbylljen


Bashkim Shala | 13/09/2009



KUKĖS- Tuneli i Kalimashit mund tė mbyllet pėr njė periudhė tre mujore pasi nė muret e tij janė hasur probleme qė kanė nevojė pėr rregullim. Dy ditė mė parė, tuneli ėshtė inspektuar nga drejtori i Pėrgjithshėm i Rrugėve, Andi Toma, bashkė me njė grup inxhinierėsh, ku gjatė mbledhjes sė zhvilluar mė pas, drejtuesit e kompanisė kanė kėrkuar nga autoritetet shqiptare mbylljen e tunelit deri nė pėrfundimin e plotė tė punimeve, pėr shkak se ėshtė hasur nė fryrje tė pareteve anėsore dhe tė dyshemesė sė tij, nė njė gjatėsi rreth njė kilometėr. Mėsohet se zyrtarėt shqiptarė nuk kanė qenė dakord me propozimin e drejtuesve tė kompanisė "Bechtel&Enka". Madje ata kanė porositur firmėn ndėrtuese, qė tė ketė nėn monitorim situatėn pėrgjatė 24 orėve.
Ndėrkohė, punimet nė galerinė paralele po vazhdojnė me intensitet 24 orė. Punėtorėt dhe specialistėt kanė hasur nė vėshtirėsi nė mesin e tunelit, paralel me pjesėn e pa betonuar tė tunelit qė ėshtė nė funksionim. Kjo zonė ka rezultuar te jetė njė formacion gjeologjik i butė dhe ka pėsuar shembje tė njėpasnjėshme, ndėrkohė qė edhe dyshemeja paraqet njė formacion tė butė dhe tė lėvizshėm.
Lajmet e pėrhapura kėto ditė nė Kukės qė kanė si burim personelin inxhiniero-teknik tė kompanisė "Bechtel&Enka" pėr njė mbyllje tė mundshme tė tunelit tė Kalimashit duke filluar nga data 15 shtator, nuk konfirmohen as nga ana e kompanisė turke "Savronik", e cila menaxhon tunelin.
"Pėr mbylljen e tunelit tė Kalimashit vendos Ministria e Transporteve nė bashkėpunim me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve. Shkresa pėr mbyllje vjen tek ne, por deri tani nuk ka mbėrritur asnjė e tillė", - thotė operatori i turnit pranė kompanisė menaxhuese "Savronik". "Drejtori i Rrugėve, madje edhe ministri i Transporteve, vijnė shpesh kėtu pėr tė ndjekur punimet. Kjo nuk do tė thotė se kemi tė bėjmė me njė gjendje alarmante", - tha ai.
Qė nga koha e hapjes, tuneli ėshtė mbyllur dy herė nė kohė tė plotė me njė afat dy-tre ditor. Tre ditė pas lėshimit tė lejes pėr qarkullim e nė vazhdim tuneli i Kalimashit ka filluar me njė regjim me kohė tė pjesshme, nga ora 23:00 deri nė orėn shtatė tė mėngjesit. Por qė nga 29 qershori tuneli i Kalimashit nuk ka funksionuar me kohė tė plotė, por me ndėrprerje nga ora 23:00-07:00. Ndėrprerja e qarkullimit ishte paralajmėruar nga drejtuesit e firmave qė punojnė pėr ndėrtimin e tij, qė nė ditėn e pėrurimit tė lėshimit tė qarkullimit nė tunel qė mė 25 qershor. Por, pėr arsye tė fushatės elektorale dhe tė zgjedhjeve tė 28 qershorit kjo do tė ndodhte nė mbrėmjen e 29 qershorit. Nė ditėn e pėrurimit mė 25 qershor, tuneli nuk kishte pėrfunduar plotėsisht, ku rreth 1 kilometėr kishte mbetur pa u betonuar me beton zbukurimi. Kjo ėshtė bėrė pėr arsye se nė bazė tė kushteve teknike, fazat e betonimeve tė mėtejshme kėrkojnė njė periudhe tė caktuar kohore. Nė gjatėsinė prej njė kilometėr edhe shtresa e asfaltit pėson dėmtime tė njėpasnjėshme pėr arsye tė fenomeneve gjeologjike qė ndodhin nė kėtė pjesė ende tė pa betonuar.

Burimi informativ: Shekulli.com.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Tuneli i Kalimashit rrezikon mbylljen
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» .Sot u rihap sėrish tuneli i Kalimashit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | Computers and Internet | Software | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs