LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Librarite pa tekste, kundershton MASH

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
majlinda
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 5
Join date : 08/09/2009
Age : 36

MesazhTitulli: Librarite pa tekste, kundershton MASH   Thu Sep 10, 2009 12:55 pm

Librarite pa tekste, kundershton MASH

E Enjte, 10 Shtator 2009

Mungesa e librave shkollore, ambienteve dhe menyres se rimbursimit jane shkaktaret kryesore per krijimin e problemeve perpara dhe gjate fillimit te vitit te ri shkollor. Edhe kete vit te ri shkollor duket se do te kete perseri mungese te librave dhe kryesisht te klases se pare, pikerisht matematika dhe klasa e dhjete lende te tilla si biologjia, shkencat e tokes dhe tekstet alternative. Nga vezhgimet e bera ne librarite e kryeqytetit ka rezultuar se jo te gjitha mund te sigurojne paketen e librave per nxenesit e shkollave, per te cilat kane lidhur kontraten e shperndarjes. Tekstet e sistemit 9-vjecar pothuajse jane botuar te gjitha, por me problem jane tekstet e shkollave te mesme, te cilat kane mungesa te theksuara madje edhe ne tekste baze. "Kemi mungesa te librave te gjimnazeve, dhe kjo sepse pritet qe te behet perkthimi i tyre nga italishtja. Po keshtu nuk ka as librat alternative" pohojne librashitesit. Keta te fundit tone se kete vit duket se shperndarja e librit ka qene me e sistemuar pasi ne te shumten e rasteve librat e sistemit 9-vjecar jane shitur pakete, ndonese me mungesa te vogla si fletore pune e te tjera shoqeruese si keto. Por keto mungesa nuk pranohen nga Ministria e Arsimit dhe Skences. Ne nje deklarate thuhet se deri me tani jane shperndare 95 per qind te gjithe teksteve dhe jane shitur ne qytetet kryesore te vendit rreth 55 per qind e librave. "Te gjithe nxenesit dhe familjet e tyre se jane siguruar te gjitha tekstet shkollore qe perdor arsimi parauniversitar per cdo vit shkollor nga klasa pare deri ne te dymbedhjeten. Edhe per klasen e dhjete gjimnaz qe eshte klasa me te gjithe tekstet shkollore te reja jane te siguruara te gjitha tekstet e lendeve te detyruara dhe me zgjedhje" ka pohuar Brikena Kollcinaku, zedhenese per shtyp ne MASH. Sipas saj, MASH ve ne dispozicion dy numra telefoni per te denoncuar problemet qe hasen. "MASH mirepret cdo informacion te dobishem per ecurine e mbare te procesit ne numrat e tel. 04/ 22 40 468 ose 04/ 222 58 59 dhe do te ndeshkoje cdo shtepi botuese apo librari qe shkel detyrimet e veta ligjore e kontraktuale. MASH u ben thirrje prinderve te pajisin femijet e tyre me tekste shkollore, qe cdo femije ta filloje mbare shkollen qe diten e pare te fillimit te saj" ka pohuar Kollcinaku. Shitja e librit shkollor ka nisur qe ne fillim te muajit gusht ne librarite afer shkollave. Pas blerjes se teksteve per femijet e tyre prinderit pajisen edhe me faturen tatimore cka do t'u mundesoje atyre me vone kompensimin.



Librat qe mungojne

Matematika klasa I

Biologjia klasa X

Shkencat e tokes klasa X

Fletore pune arsimi 9-vjecar



Cmimet

Cdo tekst ka te afishuar cmimin e cdo teksti dhe cdo liber qe do te perdoret ne shkolle ka pullen perkatese te MASH. Cdo liber tjeter qe nuk eshte i pajisur me pullen perkatese, nuk eshte i detyrueshem dhe qytetari mund te mos e bleje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Librarite pa tekste, kundershton MASH
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letėrsia shqiptare
» Tekste kėngėsh tė vjetra

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com