LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qeveria 'Berisha 2', emrat sot tek Presidenti Topi pėr dekretim.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Qeveria 'Berisha 2', emrat sot tek Presidenti Topi pėr dekretim.   Thu Sep 10, 2009 10:06 am

Qeveria 'Berisha 2', emrat sot tek Presidenti Topi pėr dekretim


Shekulli Online | 10/09/2009





TIRANE- Kreu i sapomandatuar i qeverisė sė re, Sali Berisha, nuk ka ndėrmend tė humbasė kohė dhe pritet qė sot t'i dėrgojė pėr dekretim Presidentit tė Republikės kabinetin e ri qeveritar, tė cilin e shpalli dje nė mbrėmje. Njė fakt tė tillė e ka bėrė tė ditur vetė shefi i mazhorancės gjatė prezantimit tė ministrave tė tij tė rinj, duke deklaruar se gjatė ditės sė sotme do t'i paraqiste kreut tė shtetit propozimet zyrtare pėr secilin post ministror. Ndėrkohė qė vetė kreu i shtetit ka plot njė javė kohė pėr tė shqyrtuar propozimet e bėra nga kreu i qeverisė pėr secilin post ministror. Nuk dihet sesi do tė veprojė kreu i shtetit pėr rastin e propozimet e Berishės pėr tė emėruar nė postin e ministrit tė Mjedisit, Fatmir Mediun dhe nė atė tė Ministrisė sė Brendshme, Lulzim Basha, tė cilėt janė nė gjykim pėr akuzat e ngritura nga prokuroria pėr korrupsion dhe shpėrdorim tė detyrės. Kryeministri i emėruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet pėr miratim Kuvendit, brenda 10 ditėve, programin politik tė Kėshillit tė Ministrave, sė bashku me pėrbėrjen e tij. Nė rast se gjatė shqyrtimit nuk do tė ketė surpriza dhe nė rast se kreu i shtetit nuk do tė konsumojė tė gjithė kohėn qė ka nė dispozicion pėr tė firmosur dekretet pėrkatėse, atėherė pritet qė gjatė seancės sė ditės sė hėnė, kabineti i ri, sė bashku me programin politik, t'i paraqitet pėr miratim Kuvendit.

Berisha: 16 ministrat e qeverisė sime
TIRANĖ- Qeveria 'Berisha 2' do tė ketė 16 portofole, ku ėshtė shtuar ministri i Shtetit qė ka funksionuar edhe vite mė parė, kur vendi drejtohej nga qeveria 'Nano'. Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kabinetin e ri, disa orė pasi ai u dekretua nga Presidenti Topi si kryeministėr i vendit. Qeveria e re, 8 ministra mbeten jashtė
Kabineti i ri qeveritar, i pagėzuar me emrin "Qeveria e Integrimit", do tė ketė njė "fytyrė" 50 pėr qind tė re nė krahasim me paraadhėsen e saj. Kreu i mazhorancės Sali Berisha ka mundur tė realizojė, jo pa vėshtirėsi, njė reformė tė thellė nė pėrbėrjen e qeverisė sė tij tė re. Kėshtu, 8 nga ministrat me tė cilėt ai bashkėpunoi deri para njė jave, nuk do tė jenė mė pjesė e ekzekutivit tė ri, pasi janė zėvendėsuar nė tė shumtėn e rasteve ose nga emra tė rin, ose nga kolegėt e tyre qė mė parė mbanin poste tė tjera ministrore. Karrigen e ministrit do tė duhet ta lėrė ministri i Drejtėsisė, Enkeljd Alibeaj, i cili u bė pjesė e qeverisė gati njė vit e gjysmė mė parė, kur zėvendėsoi nė kėtė post Ilir Rusmajlin. Alibeaj duhet t'ia lėshojė postin e tij Bujar Nishanit, i cili nė kabinetin e tanishėm mban postin e ministrit tė Brendshėm. Njė tjetėr figurė qendrore e PD-sė qė do tė ikė nga qeveria ėshtė edhe Jemin Gjana, i cili nė katėr vitet e shkuara ka drejtuar sektorin e Bujqėsisė. Gjana duhet t'ia dorėzojė kėtė post ministror Genc Rulit, i cili nga ana e tij ėshtė detyruar tė lėrė postin e ministrit tė Ekonomisė. Gjithashtu, pėr herė tė parė nga qeveria del edhe Gazmend Oketa, largimi i tė cilit ishte paralajmėruar kohė mė parė kur Berisha shpalli listat e kandidatėve dhe ai e pa veten nė pozicion jo shumė komod nė listėn e Qarkut tė Durrėsit. Oketa do t'ia lėrė portofolin e ministrit tė Mbrojtjes ish-aleancistit, Arben Imami. "Thatė" ka mbetur nga rikompozimi i qeverisė edhe Fatos Beja, i cili nuk do tė jetė mė pjesė e kabinetit qeveritar, duke e lėnė nė kėtė mėnyrė karrigen e ministrit tė Arsimit pėr ish-kėshilltarin e Berishės, Myqerem Tafajn. Qeverinė do ta lėnė edhe dy ministrat mė tė rinj tė qeverisė shkuar, Viktor Gumi dhe Ardian Turku, tė cilėt mbajnė respektivisht postet e ministrit tė Punės dhe atė tė Kulturės. Gumi do duhet t'ia lėrė vendin minoritarit Spiro Ksera, ndėrsa Turku Ferdinant Xhaferit. Nė kabinetin e ri nuk do tė jetė mė pjesė as ministrja aktuale e Shėndetėsisė, Anila Godo, e cila vetėm njė vit mė parė zuri vendin e Nard Ndokės, pėr t'ia lėnė tashmė atė Petrit Vasilit tė LSI-sė. Ndėrkohė qė pėr herė tė parė pas 12 vjetėsh nė qeveri nuk do tė jetė Lufter Xhuveli, kreu i Partisė Agrare, i cili nė katėrvjeēarin e shkuar mbajti postin e ministrit tė Mjedisit. Vendin e tij nė qeveri do e zėrė Fatmir Mediu, i cili rihyn nė ekzekutiv pas njė viti e gjysmė.
Berisha i ėshtė pėrgjigjur interesit tė gazetareve lidhur me problemin e z. Mediut, qė ėshtė person nėn gjykim dhe pėrfshihet nė qeveri. SIpas Berishės kjo qeveri s'do kete imunitet dhe gjykata do jetė e lirė tė veproje ndaj atyre qė kanė bėrė shkelje. Ai tha se emri i Mediut iu propozua nga republikanėt dhe se thjesht zbatoi marrėveshjen pėr pėrfaqėsimin e aleateve nė qeveri. Ndersa per mosperfaqesimin e le partise se cameve berisha tha se "PDI do pėrfshihet nė qeverisje, por jo nė qeveri". Sipas tij ka edhe poste tė tjera drejtuese dhe jo vetėm Minister, sepse ndarja bėhet nė bazė tė votave qė partitė e koalicionit kanė marrė nė zgjedhje.

Ndėr emrat e rinj Berisha ka afruar bashkėpunetoret e tij. Ministri i i ri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ishte kėshilltar i Kryeministrit pėr arsimin dhe u bė deputet i qarkut tė Tiranės.
Arben Imami, shef i Kabinetit nė qeverisė 'Berisha 1' si dhe doli deputet i PD nė qarkun e Tiranės. Tani bėhet minister i Mbrojtjes.
Ferdinand Xhaferri, kryesoi listen e kandidateve tė djathte ne qarkun e Durresit. Ai u rikthye nė PD, pas nje largimi disa vjeēar tek partia e Pollos qė tashme ėshtė shkrire.
Spiro Ksera, qė merr Ministrinė e Punės, u cilėsua nga vete Berisha si njė nga bashkėpunėtoret e tij mė tė vjetėr. Ai u nda nga PBDNJ kur kjo e fundit doli nė koalicion me PS.
Ministrat e kabinetit 'Berisha 2'

Zv. Kryeministėr dhe ministėr i Jashtėm


Ilir Meta



Ministėr i Drejtėsisė

Bujar Nishani




Ministėr i Financave

Ridvan Bode




Ministėr i Brendshėm

Lulzim Basha




Ministėr i Bujqėsisė

Genc Ruli




Ministėr i Mbrojtjes

Arben Imami




Minister i Transporteve

Sokol Olldashi




Minister i Arsimit

Myqerem Tafaj




Minister i Punes

Spiro Ksera




Ministėr i Kulturės

Ferdinand Xhaferri




Ministėr i Mjedisit

Fatmir Mediu




Ministėr i Shėndetėsisė

Petrit Vasili




Ministėr i Ekonomisė


Dritan Prifti




Ministėr Shteti

Genc Pollo




Ministre Integrimi

Majlinda Bregu

Burimi informativ gazeta Shekulli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Qeveria 'Berisha 2', emrat sot tek Presidenti Topi pėr dekretim.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hilmi Saraēi: Masakra serbe nė Studime tė Poshtme (Martiraj) 1998-1999
» Shaip Beqiri:Brenga e maestro Berishės dhe madhėshtia e cfilitur
» Flora Durmishi: Intervistė me zonjėn Liri Berisha
» Adem Berisha-Ferit Ramadani: ĒKA TĖ THEM TY ADEM BERISHA
» Laura Rushani: Berisha nderon nė Bukuresht Fan Nolin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com