LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nis punimet pa opozitėn Kuvendi i ri i Shqipėrisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Nis punimet pa opozitėn Kuvendi i ri i Shqipėrisė   Tue Sep 08, 2009 9:02 am

Nis punimet pa opozitėn Kuvendi i ri i Shqipėrisė



Shekulli Online | 07/09/2009


TIRANĖ- Ka nisur punėn Kuvendi i ri i Shqipėrisė. Seanca e parė ėshtė drejtuar nga deputeti mė i vjetėr nė sallė, Fatos Beja, i cili pasi iu ka uruar suksese deputetėve ka ndjekur menjėherė procedurat, duke ngritur Komisionin e Mandateve dhe mė pas Sekretariatin e Kuvendit. Beja ka lexuar njė pėr njė emrat e 140 deputetėve tė rinj tė legjislaturės sė XVIII tė Kuvendit tė Shqipėrisė. E gjithė seanca ka zgjatur vetėm 15 minuta. Kėtij parlamenti i mungon opozita, qė siē edhe kishte paralajmėruar nuk mori pjesė nė seancėn e parė plenare.
Nė sekretariatin e Kuvendit u caktuan deputetėt Gerti Bogdani, Pavlina Hoti dhe Ledina Aliolli. Gjithashtu u ngrit edhe Komisioni i Pėrkohshėm i Verifikimit tė Mandateve qė pėrbėhet vetėm nga 5 deputetė tė PD, nga 9 qė e pėrmban rregullorja, pasi deputetėt e PS-sė mungonin nė sallė.
Kryetari i pėrkohshėm i Kuvendit ka njoftuar se seanca e radhės e Kuvendit tė Shqipėrisė mblidhet nesėr nė orėn 17:00, kur do tė bėhet edhe betimi i deputetėve. Nė ceremoninė e nisjes sė punimeve tė Kuvendit tė ri ishte i pranishėm edhe Presidenti i Republikės, Bamir Topi, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik, etj.

Ndėrkohė, pak para nisjes sė punimeve, Kryeministri Berisha mblodhi grupin parlamentar tė PD-sė dhe rikonfirmoi Astrit Patozin nė krye tė kėtij grupi. Po kėshtu Berisha la tė kuptohej se Jozefina Topalli do tė jetė sėrish Kryetare Parlamenti.
Gjatė kėsaj mbledhjeve Berisha i ka bėrė thirrje opozitės tė hyj nė Parlament duke u zotuar se do tė ndryshojė sėrish kodin zgjedhor dhe kėtė do ta bėjė nė bazė tė sugjerimeve tė opozitės.
"Dua t'ju them se pėr sa kohe te jem nė pushtet, unė do t'i njoh opozitės ēdo sistem zgjedhor, pėrveē 'dushkut'. Uroj dhe shpresoj qe PS tė zėrė vendet e veta ne parlament. Garantoj opozitėn se do tė bashkėpunojmė me fryme tė hapur, konstruktive se zėri i saj do tė dėgjohet dhe se ajo do te jete me ne, bashkėautore e reformave te mėdha, qė do tė ēojnė Shqipėrinė me shpejtėsi drejt BE-se", u shpreh Berisha.





Bojkoti i kushtėzuar i PS-sė, Rama: Ligj pėr hetimin e zgjedhjeve


ora 14:30

TIRANĖ- Partia Socialiste duke bėrė publik qėndrimin e saj pėr marrėdhėnie tė kushtėzuar me Parlamentin, ka kėrkuar sot njė ligj tė posaēėm pėr hetimin e zgjedhjeve, nė mėnyrė qė tė sigurohet transparenca e nevojshme pėr pretendimet pėr standarde tė munguara.
Sipas kreut tė PS-sė, Edi Rama pėr hetimin e zgjedhjeve ėshtė i nevojshėm krijimi i njė komisioni hetimor me shumicė nga opozita parlamentare dhe me ekspertė tė OSBE-ODIHR-it.
Gjatė njė konference pėr shtyp ai ka theksuar se PS-ja ėshtė e gatshme tė hyjė nė Parlament nė momentin qė do tė plotėsohen kėrkesat e saj.
"Nuk duam pėrsėritjen e njė tjetėr farse hetimore parlamentare nė vazhdėn e shėmtuar tė kėtyre komisioneve qė i kanė lėnė radhėn njėri tjetrit pa arritur nė asnjė pėrfundim, por duam tė na jepet mundėsia tė bėjmė transparencėn e procesit pėr tė gjithė opinion publik"- tha ai.
Sipas Ramės, PS nuk e ka bojkotuar Kuvendin dhe nuk kėrkon ndryshimin e pushtetit nė tavolinė, por ajo kushtėzon hyrjen dhe ėshtė e gatshme tė hyjė nė ēdo moment qė gjithēka kėrkon bėhet e mundur.
Rama kėrkoi mė tej zbardhjen e tė gjitha lejeve tė dhėna nga zyrtarė tė Ministrisė sė Drejtėsisė pėr tė dėnuarit, tė cilėt vepruan nė periudhėn zgjedhore, si dhe transparencė dhe zbardhje tė ngjarjes ku mbeti i vrarė deputeti i saj Fatmir Xhindi.


08.05
Kuvendi nis sot punimet, mungojnė socialistėt
TIRANĖ - Kuvendi do tė fillojė sot punimet e sesionit tė ri parlamentar, ku njė pjesė e konsiderueshme e deputetėve do tė marrin pjesė pėr herė tė parė. Nė mbledhjen e sotme gjithēka pritet tė jetė formale, ku deputeti mė i vjetėr nė moshė do tė hapė punimet. Pas refuzimit tė Kryeministrit Berisha pėr drejtimin e seancės si deputeti mė i vjetėr dhe mungesės sė deputetėve tė PS-sė, punimet e legjislaturės sė re do tė hapen nga deputeti i PD-sė, Fatos Beja. Me hapjen e mbledhjes sė parė tė legjislaturės, drejtuesi i seancės i njofton Kuvendit emrat e personave tė zgjedhur dhe kėrkon verifikimin e mandateve tė tyre. Menjėherė, Kuvendi zgjedh njė Komision tė Pėrkohshėm pėr Verifikimin e Mandateve tė anėtarėve tė Kuvendit. Komisioni pėrbėhet nga 9 deputetė dhe duhet, pėr sa ėshtė e mundur, tė pėrfaqėsojė pėrbėrjen politike tė Kuvendit, siē del nga rezultati i zgjedhjeve. Propozimet pėr pėrbėrjen dhe Kryesinė e Komisionit bėhen nga pėrfaqėsuesit e grupimeve politike dhe miratohen nga Kuvendi me votim tė hapur, me shumicėn e votave, nė prani tė mė shumė se gjysmės sė tė gjithė anėtarėve tė tij. Komisioni i Pėrkohshėm pėr Verifikimin e Mandateve shqyrton dokumentacionin pėrkatės tė zgjedhjeve dhe brenda 2 ditėve i paraqet Kuvendit nė seancė plenare raportin pėr vlefshmėrinė e mandateve tė deputetėve tė Kuvendit. Nė rast se komisioni vėren paligjshmėri nė zgjedhje, i propozon Kuvendit dėrgimin e ēėshtjes nė Gjykatėn Kushtetuese. Menjėherė pas verifikimit tė mandateve, deputetėt ftohen tė bėjnė betimin sipas njė teksti tė posaēėm, i cili lexohet nga drejtuesi i seancės dhe deputetėt ftohen, njė e nga njė, tė ngrihen mė kėmbė dhe tė deklarojnė: "Betohem". Deputetėt qė mungojnė nė seancėn kur kryhet betimi, betohen nė seancėn mė tė parė, nė tė cilėn marrin pjesė. Menjėherė pas kryerjes sė betimit nga deputetėt, procedohet me zgjedhjen e kryetarit dhe tė Byrosė sė Kuvendit, ku kandidati pėr kryetar propozohet nga tė paktėn 15 deputetė dhe ku njė deputet nuk mund tė mbėshtesė mė shumė se njė kandidat. Pas administrimit tė kandidaturave, kryetari i Kuvendit zgjidhet pa debat dhe me votim tė fshehtė, me shumicėn e votave, nė prani tė mė shumė se gjysmės sė tė gjithė deputetėve.


*******
dt 5 shtator
PS: Marrėdhėnie tė kushtėzuara me Kuvendin
TIRANE - Kryesia e PS, ka vendosur per nje "marredhenie te kushtezuar me Kuvendin", ne perfundim te mbledhjes qe ka zgjatur me shume se dy ore, sot ne mbremje ne Tirane.

Fjalen e fundit, do ta thote Grupi Parlamentar qe pritet te mbledhet ditėn e shtunė.

Me poshte eshte deklarata e kreut te PS, Edi Rama pas perfundimit te mbledhjes se Kryesise:

"...Kryesia mori nje vendim lidhur me percaktimin e qendrimit te Partise Socialiste dhe grupit te saj parlamentar per pjesemarrjen ne nje parlament te cilin rezoluta e Kongresit te Jashtezakonshem te Partise Socialiste e konsideron me legjitimitet te cunguar. Marredheniet me parlamentitn do te jene te kushtezuara. Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar nuk mund te jene pjese e nje jete parlamentare e cila nuk ka dale nga vullneti i popullit.
Grupi Parlamentar i Partise Socialiste do te vendose neser sepse ai e ka fjalen e fundit.
Kryesia vendosi ti percjelle grupit vendimin per nje marredhenie te kushtezuar me parlamentin. Partia Socialiste do jete pjese e parlamentit vetem pasi shumica e tij me mandat politik jolegjitim te konsideroje dhe plotesoje kushtet qe kane te bejne me zgjedhjet dhe gjithe kuadrin e demokracise dhe te gares demokratike me vendin tone.
Sot u diskutua ne parim per ate qe do te jete nje pakete kushtesh dhe Grupi Parlamentar do diskutoje me me shume detaje te cilat do te behen publike.
Nuk behet fjale per bojkot ne kuptimin primitiv por per nje qendrim te detyruar nga 28 qershori. U kemi bere thirrje edhe partive dhe forcave te tjera, grupeve politike dhe shoqerore qe nuk jane te majte te bashkohen ne emer te nje domosdshmerie te pashmangshme qe eshte garantimi i zgjedhje te mira dhe te ndershme.
Nuk mund te pranojme te shkojme drejt zgjedhjeve te tjera te njejta si keto. Ne kufizohemi brenda nje kuadri ne thonjza demokratik qe eshte produkt i nje projekti qe nuk ka te beje me lirine dhe demokracine por me vizionin e mbrapshte te Berishes, Metes dhe Nanos dhe ta kthejne republiken tone jo ne europiane por ne aziatike ku gjithcka duket normalitet, ashtu sic beri Meta qe kerkoi votat e shquptareve per te hequr Berishen dhe pastaj beri koalicion me te duke marre peng lirine dhe duke shkaterruar konkurencen e lire.
Shqiperia nuk mund te jete regjim oligarkesh do te jete nje vend europian. Do te percaktohen me grupin parlamentar kushtet tona dhe rruga qe do ndiqet per ti bere keto te qarta, jo bojkot me kurriz nga parlamenti por qendrese me syte nga prlamenti..."


*********

Mblidhet Kryesia e PS-se


TIRANĖ- Kryesia e Partisė Socialiste ka nisur mbledhjen pėr tė pėrcaktuar qėndrimin qė do tė mbahet nga kjo parti pėr pėrfaqėsimin e grupit tė saj parlamentar nė Kuvendin e ri, tė cilin deri mė tani e ka cilėsuar ilegjitim.
Nė kėtė mbledhje Partia Socialiste do tė caktojė nė mėnyrė pėrfundimtare qėndrimin e saj karshi legjitimitetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė dhe pjesėmarrjes sė grupit tė saj parlamentar nė tė.
Ndėrkohė qė nesėr vendimi qė do tė marrė kryesia do tė konsultohet edhe me grupin parlamentar qė pritet tė mblidhet gjatė paradites.

Opsionet

Ajo qė pritet tė diskutohet nė mbledhjen e kryesisė janė pikėrisht tre opsionet qė ekzistojnė dhe qė janė pėrfolur mė shumė mes vetė socialistėve dhe qė kanė tė bėjnė pikėrisht me pozicionimin e grupit kuvendor socialist kundrejt legjislativit tė ri.

Natyrisht, opsioni mė i mundshėm qė pritet tė miratohet ėshtė ai qė ėshtė mbrojtur fort gjatė kėtyre ditėve edhe nga kryesocialisti Edi Rama, pra bojkotimi total i punimeve tė Kuvendit.

Por, siē dihet, kjo do tė jetė njė alternativė, qė pritet tė sjellė shumė debate nė kryesi, pėr vetė faktin se ndaj saj janė shprehur nė mėnyrė kategorike njė pjesė e mirė e anėtarėve tė kėtij forumi, qė janė njėkohėsisht edhe deputetė. Miratimi i kėtij opsioni do tė pėrbėnte dhe pozicionimin mė radikal tė PS-sė ndaj institucioneve qė prodhoi procesi elektoral i 28 qershorit.

Pėrballė kėtij opsioni qėndrojnė grupi i anėtarėve tė kryesisė, tė cilėt nė kongres u shfaqėn si kundėrshtarė tė kryetarit nė detyrė, Edi Rama, tė cilėt mbėshtesin rezolutėn e Asamblesė Kombėtare dhe jo atė tė Kongresit, duke kėrkuar pjesėmarrjen e deputetėve socialistė nė Kuvend.

Ata kanė kundėrshtuar fort ditėt e fundit rezolutėn e Kongresit, duke bėrė tė ditur se radikalizmi i qėndrimit tė PS-sė ndaj Kuvendit nuk ndihmon PS-nė pėr tė arritur qėllimet e saj, kundrejt zbardhjes sė shkeljeve tė pretenduara pėr procesin elektoral tė 28 qershorit.

Si njė alternativė e mesme, qė mund tė pėrafronte dy qėndrimet e tjera, bėhet e ditur se ėshtė edhe ai i pjesėmarrjes nė Kuvend ditėn e hėnė pėr tė bėrė betimin, si njė akt qė do tė legjitimonte mandatet e gjithė tė zgjedhurve socialistė, dhe largimin mė pas deri nė pėrmbushjen e kėrkesave tė PS-sė pėr hetimin e shkeljeve elektorale.

Kushtet
Nė rast se forumet partiake pėrgjegjėse, pra kryesia dhe grupi parlamentar, do tė miratojnė alternativat e bojkotit tė Kuvendit, atėherė PS-ja ka gati edhe kushtet qė do t'i vėrė Partisė Demokratike si mundėsia e vetme pėr t'u kthyer nė tė.

Kėshtu, tė njėjtat burime konfirmojnė se kushti i vetėm buron pikėrisht nga rezoluta e miratuar nga Asambleja dhe Kongresi, dhe qė ka tė bėjė me hetimin parlamentar tė procesit elektoral tė 28 qershorit, nė ato qarqe ku kjo forcė pati pretendime pėr manipulime.

Pra, bėhet fjalė pak a shumė pėr njė marrėveshje paraprake me PD-nė pėr tė marrė prej saj garancinė se do tė ngrejė sė pari komisionin hetimor parlamentar dhe sė dyti do tė vėrė nė dispozicion tė tij tė gjitha materialet zgjedhore, pėrfshi edhe kutitė e votimit, pėr tė kryer hetimin parlamentar.

Natyrisht, ėshtė e kuptueshme se PS-ja do tė pėrqendrojė kėrkesat e saj nė ato qarqe ku dhe pati pretendime pėr manipulime, siē ėshtė Berati, Tirana dhe Shkodra.



****************
Blushi kundėr bojkotit


TIRANĖ- Nderkohe dje perfaqesuesi i linjes kritike ndaj Rames ne PS, Ben Blushi ka dalė sėrish para medieve pėr tė bėrė tė ditur qėndrimin e tij mbi pjesėmarrjen apo jo tė opozitės nė Parlament. Ai tha se vendimi pėr bojkotin nuk mund tė merret vetėm nga Kryetari Rama, ndėrsa i sugjeron kėtij tė fundit tė presė edhe raportin e OSBE/ODIHR pėr zgjedhjet e 28 qershorit.
Ai iu bėn apel kolegėve tė tij deputetė tė kėsaj legjislature tė mos nxitohen nė marrjen e kėtij vendimi. Ndėrkohė nesėr pritet tė mblidhet Kryesia e PS-sė, ku ndėr tė tjera do tė vendoset nėse Partia Socialiste do tė jetė apo jo nė Parlament me 7 shtator.

Kongresi i Jashtėzakonshėm i Partisė Socialiste mė 29 gusht vendosi qė tė mos njohė rezultatin e zgjedhjeve tė 28 qershorit. Ndėrkohė lideri Rama, nė daljet e tij publike ėshtė shprehur se vendimi pėr pjesėmarrjen nė Parlament do merret nga struktura tė tjera tė PS-sė. Pra ende nuk ka asgjė tė vendosur.

Burimi informativ: gazeta Shekulli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Nis punimet pa opozitėn Kuvendi i ri i Shqipėrisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kuvendi i Shqipėrisė nderon figurat e artit shqiptar nė 100 vite
» Xhafer Leci:U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I SHKSH-sė "KADRI ZEKA"
» FRONTI BASHKIMIT KOMBĖTAR SHQIPTAR-Deklaratė!
» B.K.D.SH.: Rrroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė Entikė!
» U mbajt Kuvendi i Unionit tė Qendrave Shqiptare Islame nė Gjermani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog