LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kryesia e PS vendos: Bojkot tė kushtėzuar Kuvendit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Kryesia e PS vendos: Bojkot tė kushtėzuar Kuvendit   Sat Sep 05, 2009 3:18 pm

Kryesia e PS vendos: Bojkot tė kushtėzuar Kuvendit

Nga Tema

Partia Socialiste nuk do tė shkojė nė parlament, duke i deklaruar kėshtu bojkot Kuvendit tė ri tė Shqipėrisė, i cili do tė mblidhet nė seancėn e parė, tė hėnėn, 7 shtator. Kryesia e PS ka vendosur mbrėmė qė t’i delegojė grupit parlamentar tė drejtėn e vendimmarrjes pėr bojkotin, por i rekomandon qė deputetėt e PS tė shkojnė nė Kuvend, vetėm nė rastin kur mazhoranca pranon tė rinumėrohen votat nė tri qarqet e pretenduara nga PS, tė kthehen nė punė militantėt e PS, tė larguar nga administrata publike, dhe tė kryhet hetim parlamentar pėr zgjedhjet e 28 qershorit, pėr parregullsitė e pretenduara nga opozita. Veēanėrisht kushti i parė, qė ka tė bėjė me rinumėrimin e votave, duket gati i pamundur pėr t’u plotėsuar, pasi ėshtė njė debat i konsumuar pėrgjatė muajit korrik. Nisur nga kjo, duket se bojkoti i PS ndaj Kuvendit tė Shqipėrisė, ėshtė thuajse i sigurt dhe nė njė afat tė pacaktuar.
Menjėherė pas mbledhjes sė Kryesisė, kryetari nė detyrė i PS, Edi Rama, tha se grupi parlamentar i PS do tė vendosė sot pėr pjesėmarrjen nė Kuvend, pasi, sipas Ramės, ėshtė ai qė ka fjalėn e fundit. Rama tha se Kryesia vendosi qė t’i pėrcjellė grupit njė vendim, sipas tė cilit, grupi i PS tė jetė nė marrėdhėnie tė kushtėzuara me parlamentin. PS do jetė pjesė e parlamentit, kur shumica e kėtij tė fundit tė plotėsojė kushtet qė kanė tė bėjnė me zgjedhjet dhe gjithė kuadrin e demokracisė dhe tė garės demokratike nė vendin tonė. Deklarata e Ramės lė tė kuptohet se grupi parlamentar socialist do tė vendosė sot tė bojkotojė Kuvendin e Shqipėrisė, nė pritje tė plotėsimit tė kushteve tė vėna nga PS, qė kanė tė bėjė me rinumėrimin nė qarkun e Shkodrės, Tiranės dhe Beratit, kthimin e militantėve nė administratėn shtetėrore, si dhe hetimin parlamentar pėr zgjedhjet e 28 qershorit.


Debati


Anėtarėt e Kryesisė sė PS kanė debatuar pėr disa orė pėr tė marrė vendimin pėr bojkot ose jo tė parlamentit, por debati nuk ėshtė pėrqendruar vetėm nė kėtė pikė. Njė sėrė ēėshtjesh qė kanė tė bėjnė me betejėn politike midis kryetarit nė detyrė, Edi Rama, dhe kundėrshtarėve tė tij nė kėtė parti, tė kryesuar nga Ben Blushi, janė trajtuar nėpėrmjet njė debati mjaft tė ashpėr pėr rreth tri orė e gjysmė nė mbledhjen e djeshme tė Kryesisė.
Sa i pėrket ēėshtjes sė bojkotit ndaj Kuvendit tė Shqipėrisė, qė nė nisje tė mbledhjes, anėtari i Kryesisė, Ben Blushi, ka kėrkuar qė Kryesia tė shprehet kundėr bojkotit parlamentar. Mė pas edhe anėtari tjetėr i Kryesisė, Arben Malaj, i pozicionuar kundėr Ramės, ka kėrkuar gjithashtu qė PS tė shmangė bojkotin, por grupi parlamentar tė shkojė nė Kuvend duke vendosur njė marrėdhėnie tė kushtėzuar me parlamentin, deri nė plotėsimin e kushteve tė vėna nga opozita.
“PS duhet t’i thotė jo bojkotit dhe tė kėrkojė kushtėzim tė axhendės sė parlamentit me hetimin e zgjedhjeve. Duhet gjithashtu tė vendosė kusht pėr tė mos pranuar votimet me shumicė tė cilėsuar, qė janė votime pėr reforma. Duhet tė kushtėzohet me kėrkesat e opozitės pėr hetim ndėrkombėtar pėr vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi, hetimet parlamentare pėr abuzimet me fondet, me administratėn etj., tė jenė prioritare nė axhendėn e parlamentit tė ri”, - mėsohet tė jetė shprehur Malaj nė mbledhjen e Kryesisė.
Pas mbledhjes sė Kryesisė, Ben Blushi u shpreh se, “pėr fat tė keq u vendos qė PS tė mos marrė pjesė nė Kuvend pėr njė afat tė pacaktuar dhe pėr arsye tė paqarta”. Blushi u shpreh se bojkoti nuk ėshtė nė dobi tė PS, por vetėm pėr interesa tė Edi Ramės, i cili, sipas Blushit, kėrkon tė relativizojė humbjen nė zgjedhjet e 28 qershorit, dhe bėhet fjalė pėr humbjen e Edi Ramės dhe jo vetėm atė tė PS. “Bashkė me disa kolegė u shprehėm kundėr bojkotit, por qė tė krijonim raport tė kushtėzuar me qeverinė dhe parlamentin duke qenė brenda parlamentit. Duhet tė jemi aty pėr tė bėrė betejėn qė i takon grupit parlamentar tė PS. Unė i kėrkova Edi Ramės tė jetė i qartė dhe tė shprehet pėr kushtet tona dhe pėr fat tė keq ai nuk dinte tė thoshte asgjė. Nuk e dinte. Por tha se kjo do t’i lihet nesėr grupit parlamentar, por kjo s’mund tė arrihet gjatė natės. Ne mendojmė se tė gjitha ato qė ne synojmė, qoftė rinumėrim apo gjithēka tjetėr, mund t’i arrijmė vetėm duke qenė nė parlament. Por Edi Rama ėshtė kundėr qėndrimit tonė, sepse do tė relativizojė humbjen e tij, sepse e ka tė vėshtirė ta pranojė atė”, - tha Blushi.
Sa i pėrket qėndrimit qė Blushi dhe mbėshtetėsit e tij nė PS do tė mbajnė pėrballė qėndrimit tė Ramės dhe mbėshtetėsve tė tij pėr bojkot ndaj parlamentit, Blushi tha se do tė reflektojė vendimin e Kryesisė pėr tė marrė nė kohėn e duhur vendimin e duhur. “Do reflektoj vendimin e shumicės, sepse ende jam i paqartė, dhe shumica e Kryesisė janė tė paqartė nė vendimin pėr bojkot. Shumica e Kryesisė ishte e paqartė me atė qė kėrkon Edi Rama, pra bojkotin e Kuvendit. Shumė anėtarė tė Kryesisė u shprehėn hapur kundėr bojkotit, ndėrsa kishte tė tjerė qė kėtė e thanė nėn zė apo tė tjerė qė nuk folėn”, - tha Blushi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Kryesia e PS vendos: Bojkot tė kushtėzuar Kuvendit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gėzuar Ditėlindjen Ronela Ramadani-vajza e dajės tim Xhavitit!
» Mentor Thaqi:URIME DHE GĖZUAR DITĖLINDJEN VLERĖ, O MBESA IME PLOT VLERĖ!
» Gėzuar ShėnKolli!
» Gėzuar ditėlindjen poet dhe rapsodi im
» Mentor Thaqi:KOMBIT TIM, MOTRAVE DHE VĖLLĖZĖRVE TĖ GJAKUT, TĖ RRĖNJĖVE, TRUNGUT, DEGĖVE DHE KURORĖS KOMBĖTARE, GĖZUAR PASHKĖT!!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com