LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 LSI merr 3 ministri. Berisha-Meta: Koalicioni ynė, fitues nė zgjedhjet e ardhshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: LSI merr 3 ministri. Berisha-Meta: Koalicioni ynė, fitues nė zgjedhjet e ardhshme   Thu Sep 03, 2009 8:48 am

LSI merr 3 ministri. Berisha-Meta: Koalicioni ynė, fitues nė zgjedhjet e ardhshme



TIRANE- Koalicion tė qėndrueshėm, me themele tė sigurta dhe madje, fitues nė zgjedhjet e ardhshme nė 2011. Kėshtu e kanė cilėsuar koalicionin PD-LSI krerėt e partive, Sali Berisha dhe Ilir Meta, pas firmosjes sė marrėveshjes pėr qeverinė e re.
Sipas marrėveshjes sė firmosur, kreu i LSI-sė, Ilir Meta do tė jetė zėvendėskryeministėr dhe Ministėr i Jashtėm.
Nė qeverinė e re, ministri i Ekonomisė do tė jetė po ashtu nga radhėt e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. "Nė kėtė post LSI-ja do tė vendosė atė person qė ajo e gjykon mė tė arsyeshėm"- tha Berisha gjatė njė daljeje pėr mediat, fill pas nėnshkrimit tė marrėveshjes. Gjithashtu edhe postin e ministrit tė Shėndetėsisė do ta drejtojė LSI-ja.LSI ka mundur tė marrė nga marrėveshja edhe postin e nėnkryetarit tė Kuvendit, i cili do tė jetė njė nga deputetet e saj nė parlament.
Marrėveshja ėshtė shtrirė edhe nė nivelet e dyta e tė treta tė qeverisjes, ku LSI do tė marrė 20% tė tė gjitha posteve politike.
"PD dhe LSI firmosėn marrėveshjen e bashkėpunimit pėr katėr vitet qė vijnė dhe mė tutje. Do tė ketė njė shkrirje tė programeve tė dy forcave pėr tė pasur njė program mė tė gjerė qeverisės dhe pėr tė pėrfaqėsuar njė spektėr mė tė gjerė interesash.
Brenda vitit tė parė tė mandatit nė pėrputhje me premtimet vendimin pėr heqjen e vizave, lėvizjen e lirė, statusin e vendit kandidat pėr anėtar nė BE, seri reformash tė thella me tė cilat Shqipėria nė krye tė katėr viteve do ketė shėnuar ndryshimet mė tė mėdha"- tha Berisha gjatė fjalės sė tij.
Berisha ka deklaruar se me kėtė koalicion nė 2011 tė dalin sė bashku dhe tė fitojė sė bashku nė zgjedhje, madje ai e ka quajtur koalicionin afatgjatė nė 2013 dhe nė vazhdim.
Ndėrkohė Meta ka shprehur sigurinė pėr qėndrueshmėrinė e koalicionit, duke pohuar se mes tyre ka shumė prioritete tė pėrbashkėta. "Jam i bindur se qėndrueshmėria e qeverisė do tė jetė i padiskutueshėm"- tha ai.
Sa pėr emrat drejtues, Meta i ka quajtur jo shumė tė rėndėsishėm. "Tė rėndėsishme janė prioritetet tona, tė integrojmė vendin dhe synimi ynė ka qenė pėr nivele mė tė larta e tė pėrfaqėsohemi pėr dikasteret qė kanė tė bėjnė me prioritetet tona"- tha ai.
Mė tej, ai ka pohuar emrat e lakuar nė postet drejtuese, Dritan Prifti nė krye tė Energjetikes dhe Petrit Vasili si ministėr i Shėndetėsisė.

Berisha: Qeveria e re do ketė surpriza. Drekė private me "tė vjetrit"
TIRANĖ- Ėshtė mbajtur sot nė orėn 11:00 mbledhja e fundit e qeverisė "Berisha 1" qė nisi punėn nė shtator tė 2005-s. Berisha ka bėrė njė rezyme tė sukseseve tė arritura nga kjo qeveri qė sipas tij edhe pse ka pasur ndryshime ka qenė kompakte pėr 4 vjet.

"Propozimi i Qeverisė sė re ėshtė njė proces kompleks, dhe unė nuk e di se cili prej jush do tė ulet nė kėto vende pas 10 ditėsh, apo dy javėsh. Por ata qė do tė mungojnė nga ju, absolutisht qė nuk do tė mungojnė nga moskonsideratat e mia dhe as nga mungesa e kontributit tė tyre parėsor nė kėto 4 vite", tha Kryeministri Berisha duke i'u drejtuar anėtarėve tė kabinetit tė tij qeveritar.

Ndersa gazetarėve, iu drejtua se sot pasdite do prisni surpriza. "Qeveria 'Berisha 2 'do tė jetė kabinet qė do tė dalė jashtė parashikimeve tuaja, por ju lutem tė prisni deri pasdite", u shpreh ai.

Ndėrkohė pėrsa i pėrket sukseseve tė kėsaj qeverie ai renditi, anėtarėsimin nė NATO, rrugėn Durrės-Kukės dhe rritjen e pagave dhe pensioneve. Nė fund ai ka lajmėruar se do tė ketė njė drekė private me tė gjithė ata qė kanė qenė anėtarė tė kabinetit 'Berisha 1' qė nga 2005 e deri mė tani.




Muredini i PDI kerkon nje ministri



dt 1 shtator

TIRANĖ - Kryetari i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim, Tahir Muhedini, ka dalė nė konferencė pėr shtyp njė ditė para nisjes sė negociatave pėr formimin e qeverisė sė re. "Nė marrėveshjen qė do tė diskutohet me Kryeministrin Berisha, PDI do tė kėrkojė qė tė bėhet pjesė e qeverisjes sė vendit, si pjesė e koalicionit fitues tė zgjedhjeve tė 28 qershorit", tha Muredini.

Mė tej ai shtoi se "ne kėrkojmė tė pėrfaqėsoheni nė qeveri, duke kėrkuar njė post ministror". I pyetur nga gazetarėt se cili ėshtė dikasteri i tyre i preferuar, shtoi se "kjo do tė jetė pjesė e negociatave".

Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim, e cila mbron tė drejtat e komunitetit ēam nė Shqipėri ka bėrė njė marrėveshje parazgjedhore me Partinė Demokratike, duke u bėrė pjesė e koalicionit "Aleanca pėr Ndryshim", nė zgjedhjet e 28 qershorit, nga rezultati i tė cilave, PDI do tė pėrfaqėsohet nė Kuvendin e Shqipėrisė me njė mandat deputeti. Nė kėtė koalicion ėshtė edhe Partia Republikane, e cila gjithashtu ka marrė vetėm njė mandat deputeti dhe kėrkon pėrfaqėsim nė qeveri.

Negociatat pėr formimin e qeverisė sė re nisin nesėr, me 2 gusht. Kėtė e ka deklaruar Kryeministri Sali Berisha njė ditė mė parė, i cili shtoi se nuk do tė ndryshojė numri i ministrive tashmė qė koalicioni ėshtė zgjeruar. LSI, PDI dhe PR presin pėr poste ministrore.

Μαre nga gazeta Shekulli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
LSI merr 3 ministri. Berisha-Meta: Koalicioni ynė, fitues nė zgjedhjet e ardhshme
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Agim Vuniqi: Shqiptaro-amerikanėt e Michiganit festojnė fitoren e koalicionit Berisha-Meta
» Mr. Elmi Berisha - Peja Meriton me Mirė, Ndryshimi po Vjen!'s Photos - Profile Pictures
» Komandanti i Koshares kolonel Rrustem Berisha kalon nė AAK
» BEKIM BERISHA-ABEA
» Poshtėrsia nuk ka fund, Berisha: Me operacion t'majasilit kanė marrė librezėn e veteranit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog