LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Femrat shofere pijnė alkool

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Femrat shofere pijnė alkool   Thu Aug 27, 2009 6:55 pm

Femrat shofere pijnė alkool




Dikur ishin tė pakta ato qė i jepnin makinės dhe, ato qė ishin, paragjykoheshin. Tani jo vetėm qė femrat shofere janė shtuar si "kėrpudhat pas shiut", por guximi shkon edhe mė tej. Ėshtė shtuar numri i femrave qė pinė alkool kur janė nė timon. Madje, pėr mė tepėr, nga dita nė ditė shtohen edhe femrat e guximshme qė drejtojnė makinėn me shpejtėsi nėpėr rrugė, duke shkelur herė pas here tė gjitha tabelat e sinjalistikės. Ferdinand Tereziu, specialist i Policisė Rrugore, ndėrsa i konfirmon kėto fakte, nė njė prononcim pėr Sh2-shin shprehet se: "Mė problematikė pėr sa i pėrket alkoolit janė meshkujt, por kohėt e fundit nuk duhen lėnė pas edhe femrat".

Sipas specialistit, nė vėzhgimet dhe raportet qė ata kanė pėr tė gjithė Shqipėrinė, shoferet femra janė mė tė kujdesshme dhe nė raport me meshkujt, numri i aksidenteve i shkaktuar nga ato ėshtė disa herė mė i pakėt. Ajo qė pėrbėn shqetėsim kohėt e fundit pėr Policinė Rrugore, ėshtė "zhdėrvjellėsimi" i shofereve, tė cilat sapo shohin qė ia kanė marrė disi dorėn timonit, nuk ngurojnė tė kthejnė nga njė gotė mė tepėr, edhe kur e dinė qė do t'i japin makinės. Ky shqetėsim vihet re mė shumė nė kryeqytet dhe tani nė stinėn e verės ėshtė evident edhe nė qytetet bregdetare.

Pėr sa u pėrket ditėve tė "alkoolizuara", mė shumė janė fundjavat dhe orėt e vona tė darkės, kur herė pas herė nuk mungojnė as ekzebicionet e kryera me automjetin e tyre. Nga inspektimet e bėra dhe raportet e marra nė rrugėt e Tiranės, por jo vetėm, rezulton se 20 pėr qind e shofereve femra dalin me alkool dhe kjo ėshtė njė shifėr pėr t'u shqetėsuar. Dikur mbaheshin mė tė kujdesshme dhe mė pak problematike pėr sa i pėrket alkoolit, ndėrsa tani diēka ka ndryshuar... se ēfarė i ka bėrė femrat qė tė konsumojnė alkool, pėr kėtė gjė, specialistėt nuk na kthejnė dot pėrgjigje, por dinė vetėm qė shumica e atyre qė kanė fryrė nė tubin e alkoolit, kanė dalė pozitive dhe shpeshherė janė gjobitur nga ana e rrugorėve. Pėr sa u pėrket shkaqeve tė aksidenteve, sipas Tereziut, konsumimi i pijeve alkoolike ėshtė njė nga mė problematikėt, por ka edhe tė tjera, si shpejtėsia tej normave tė lejuara, kundėrvajtja, apo parkimi i gabuar dhe mungesa e njohjes sė shenjave tė qarkullimit rrugor.

Femrat me patentė!


Po tė shkosh nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Shėrbimit tė Transportit Rrugor, ēdo ditė tė javės, nga e hėna nė tė premten, numri i kursanteve femra qė japin provim arrin nė shifrėn e 60 pėrqindėshit. Kategoria e moshės nuk ka kriter. I gjen tė gjitha mbi 18 vjeēe e sipėr. Duket sikur i ka kapur njė etje e madhe pėr tė marrė njė patentė e mė vonė njė makinė. Ka shumė nga ato qė nė moshėn 50 vjeēe kanė kryer kursin e patentės dhe janė gati t'i japin makinės, siē ka edhe shumė nga to qė e kanė kthyer tė bėrin e njė kursi makine nė "modė".

Shqipėria, mision i pamundur pėr uljen e aksidenteve...


Vendi ynė ėshtė futur nė listėn e zezė pėr sa u pėrket aksidenteve rrugore. Studimet tregojnė se Shqipėria ka 10 tė vdekur pėr 15 mijė banorė, njė numėr qė ėshtė 3.5 herė mė i lartė se ai i vendeve tė Evropės Lindore. Specialistėt sqarojnė se numri i lartė i tė vdekurve nė Shqipėri si pasoje e aksidenteve, vjen pėr shkak tė njė infrastrukture rrugore tė dobėt dhe mosrespektim tė rregullave tė qarkullimit rrugor (ku hyn edhe konsumimi i alkoolit). Specialistėt e Institutit tė Shėndetit Publik rekomandojnė marrjen e njė sėrė masash nga qeveria shqiptare, njė detyrim ky pėr tė gjitha vendet e Bashkimit Evropian, tė cilat brenda vitit 2012 duhet tė reduktojnė nė 50 % numrin e aksidenteve. Me sa po na dėgjojnė veshėt dhe shohin sytė, ėshtė kusht i vėshtirė ky pėr t'u arritur nga shqiptarėt.



Burimi Informativ: SHEKULLI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Femrat shofere pijnė alkool
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mizoritė e Ballkanit: Ja si dhunuan turqit femrat nė trojet shqiptare (Foto)
» Kush janė dhjetė femrat mė tė pushtetshme nė Kosovė?
» Marifetet qė pėrdorin femrat pė tė manipuluar meshkujt dhe shenjat e dashurisė
» Diana Bunjaku:A i dhunuan femrat gardianėt hungarez!?
» Femrat myslimane ne verime

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog