LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lazarat, helikopteri mbi "mbreterine" e hashashit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Lazarat, helikopteri mbi "mbreterine" e hashashit   Tue Aug 18, 2009 8:52 am




Lazarat, helikopteri mbi "mbreterine" e hashashit


E Marte, 18 Gusht 2009

Gjirokaster- Helikopteri i Ministrise se Brendshme, i rikthehet qiellit te Lazaratit per te zbuluar parcelat e mbjella me hashash, ne fshatin "rebel". Pas inspektimit ne zonat malore te Qarkut te Beratit, ku u zbuluan dy parcela me kanabis sativa, diten e djeshme, per dy ore me radhe nje mjet fluturues ka pershkuar zonen e Gjirokastres. Burime zyrtare thane ne lidhje me fluturimet e shpeshta te helikopterit, se qellimi ka qene inspektimi i zonave malore ne Permet, Tepelene dhe Gjirokaster, kryesisht ajo e Lazaratit, mjaft e njohur per problematiken e kultivimit te hashashit dhe sfides qe i ka bere shtetit, ne 15 vitet e fundit.

Ndryshe nga viti 2004, dje nuk eshte shenuar asnje incident, apo goditje me arme ndaj mjetit fluturues sikurse ndodhi me helikopterin e Interforces italiane. Banoret e Lazaratit jane treguar te matur, por ende nuk eshte publikuar nje rezultat zyrtar per inspektimin. Pas analizimit te filmimeve do te identifikohen te gjitha zonat e dyshuara te mbjella me kanabis dhe me pas, do te zhvillohen operacione antidroge.

Policia e Gjirokastres nuk ka mundur dot gjate dy viteve te fundit te hyje per operacione ne Lazarat, por nepermjet pritave e postblloqeve ne Kordhoce e gjetke, ka minuar aktivitetin e trafikanteve duke kapur sasi te medha hashashi qe dilte nga fshati, apo mjete transportuese te ujit e plehut qe hynin ne fshat. "Vezhgimi nga ajri eshte perqendruar kryesisht ne zonat ku deri tani jane identifikuar ose shkaterruar parcela te mbjella me bime narkotike", thane burime zyrtare dje per gazeten. Ne dy operacionet e koduara "Era e Jugut" dhe "Hija e lisit" jane korrur 5.500 rrenje bime narkotike, ndaluar 4 persona, nderkohe qe jane shpallur ne kerkim 4 te tjere.

Gjirokastra ze vendin e pare ne harten e droges ne Shqiperi sipas statistikave te Ministrise se Brendshme. Ne krahasim me 5 vite me pare, kultivimi ka rene ndjeshem ne vend, por ende problem mbeten zona te tilla si Shkodra, Kruja, Fushe-Kruja, Vlora dhe Saranda, qe kane nje terren te pershtatshem per kultivim.

Blerim Kore



Harta e droges

Malesia e Shkodres dhe Pukes

Malesia e Krujes dhe Fushe-Krujes

Malesia e Lezhes

Lazarati ne Gjirokaster

Zonat malore ne Tepelene dhe Permet

Bregu i Lumit ne Vlore

Zonat malore ne Berat

Nje pjese e fshatrave te Fierit dhe Elbasanit


Mare nga gazeta Koha Jone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Lazarat, helikopteri mbi "mbreterine" e hashashit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Dublinasit" Pjesa e I
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e pėrkujtimit tė trembėdhjetėvjetorit tė rėnjes heroike tė Komandantit tė Brigadės 121-"Kumanova" tė UCK-sė, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dėshmorėve tė kėsaj Brigade
» Lidhja e shkrimtarėve tė Kosovės (LSHK), nxori numrin 2 tė revstes "Metafora"
» IDRIZ ZEQIRAJ:ADRESIMI I SAKTĖ I AKUZĖS NGA EULEX-I-HIPOKRIZIA E TURPSHME E KALEMXHINJVE POLITIKĖ DHE "INTELEKTUALĖ"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog